Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqipëria na mbështeti menjëherë”, ambasadorja e Izraelit: Hamas nisi luftën, ne do ta përfundojmë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Shqipëria na mbështeti menjëherë”, ambasadorja e Izraelit: Hamas nisi luftën, ne do ta përfundojmë!
BoteKryesore

“Shqipëria na mbështeti menjëherë”, ambasadorja e Izraelit: Hamas nisi luftën, ne do ta përfundojmë!

Published: October 10, 2023
Shpërndaje

Në një interviste për “Newsline” me gazetaren Viol Xhafaj, ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg tha se  që në momentin që nisi sulmi i Hamas, presidenti Begaj, kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani ishin të parë që dënuan sulmin dhe treguan përkrahje për Izraelin.

“Dua ta them që nga momenti që erdhën  lajmet e para, sulmi u dënua menjëherë nga presidenti juaj, nga kryeministri dhe ministri i jashtëm. Ata e dënuan sulmin publikisht dhe thanë që janë krah Izraelit.

Vazhdoj të marr mesazhe të shumta nga anëtarët e qeverisë, nga parlamenti, nga partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

- Publicitet -

Kam marrë shumë mbështetje edhe nga njerëzit, me jep forcë t’i shkoj ditës deri në fund” tha Peleg.

Në lidhje me mundësinë që luftimeve të Izraelit t’i bashkohen edhe shqiptarë, ambasadorja tha se nuk frenojmë askënd për të marrë pjesë në luftë, por nuk i garantohet përgjegjësi për jetën,

“Ne e quajmë ushtria e njerëzve, Izraeli ka mjaftueshëm ushtarë, por nuk do të frenojë qytetarë të vendeve të tjera të luftojnë për ne, as nuk do të marrim përsipër përgjegjësinë e jetëve të tyre në luftë. Situata nuk është si t’i bashkohesh luftës në Ukrainë” shtoi ambasadorja.

Peleg u shpreh po ashtu se Izraeli nuk do të ndalojë luftën deri sa të shkatërrojë infrastrukturën e grupit terrorist.

“Ata shpallën luftë. Ne jemi gati për luftë. Ne kemi një ushtri të fortë, të sofistikuar dhe të zgjeruar, ne nuk do të ndalojmë derisa të shkatërrojmë infrastrukturën e këtij grupi terrorist.

Dua të them diçka të rëndësishme, ne nuk po shënjestrojmë civilët në Gaza” theksoi ajo.

Në fund ajo tha se sulmi i parë ishte në territorin e Izraelit, tani do jenë në Gaza dhe Izraeli do të marrë në kontroll situatën e do të jetë ai që do të thotë fjalën e fundit.

“Nuk po luftojmë me popullin palastinez. Ne jemi në lufte më një organizatë terroriste dhe kjo organizatë duhet të kuptojë që edhe po deshën të na shkatërrojnë, nuk do të munden, do të jetë e kundërta.

Sulmi i parë ishte në tokën izraelite, tani do të jetë në Gaza, e ne do e kemi në kontroll dhe do të themi ne se kur do të mbarojë” përfundoi ajo.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  2. Ethem Lalaj on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  3. durrsaku on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  4. Flamur on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. protestus on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?