Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë! I fejuari i përfundon në burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë! I fejuari i përfundon në burg
KronikeLajmi i fundit

Bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë! I fejuari i përfundon në burg

Published: September 8, 2024
Shpërndaje

Një 14-vjeçare është bërë nënë ditën e sotme në maternitetin e Korçës, ndërsa më pas policia i vuri prangat të fejuarit të saj 21-vjeçar.

Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Mësohet se e mitura dhe 21-vjeçari i përkasin komunitetit egjiptjan, ndërsa po ashtu bëhet me dije se çifti ishin të fejuar prej një viti, sipas tyre me aprovimin e dy familjeve.

- Publicitet -

Pak pasi ngjarja u bë publike, vajza 14-vjeçare me inicialet A.J, ka reaguar për mediat duke kërkuar lirimin e partnerit nga burgu.

E mitura shprehet se nuk është marrë me zor nga 21-vjeçari dhe se tashmë ata kanë një fëmijë së bashku.

Më tej e mitura thotë se partneri ishte ai i cili kujdesej për të duke bërë dy punë, me qëllim që t’i siguronte ushqim asaj dhe fëmijës.

Një reagim lidhur me ngjarjen ka ardhur edhe nga prindërit e vajzës, të cilët kanë kërkuar lirimin e dhëndrit të tyre.

Mamaja e vajzës u shpreh se e kanë martuar me dëshirë dhe se për ta nuk është aspak problem mosha.

Nëna u shpreh se dhëndri duhet të lirohet pasi ai punon dhe mban të miturën.

Babai i 14-vjeçares po ashtu kërkoi lirimin një orë e më parë të dhëndrit pasi sipas tij ndërhyrja e shtetit është e pakuptimtë.

Fjala e plotë e nënës së 14-vjeçares:

Ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord, dua që dhëndri të dalë sa më shpejt.

Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla.

Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë.

Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti.

Fjala e plotë e babait të 14-vjeçares:

Jam babai i vajzës, vajza është martuar me dëshirë, me nënë me babë i kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani. Dhëndri nuk e mori me zor, pasi ka lindur goca patëm probleme se më kanë marrë dhëndrin në polici.

Vajza ka gati një vit e gjysëm martuar, dua që dhëndri të lirohet një orë e më parë se ne jemi romë dhe raca rome martohen të vegjël. Ja ku i kam unë kam 6 fëmijë, unë vajzën time e martova por shteti që hyn në këtë punë është pa arsye.

Unë i them shtetit që të më lirojë dhëndrin, erdha nga Miloti me familjen, këtu e kam dhe gocën dhe i them shtetit të më lirojë dhëndrin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben says:
    September 8, 2024 at 10:03 am

    Është burri, shokët e ditës, jo i fejuari

    Reply
  • Aldrinp says:
    September 8, 2024 at 1:06 pm

    Gjeten me ke te bejne drejtesi keta. Ikni mor qelbesira, lereni ate mjeran te kujdeset per familjen, se po i merrni me qafe te tre, me gjithe femijen e porsalindur

    Reply
  • Lutroi says:
    September 8, 2024 at 4:16 pm

    Komuniteti egjyptian nuk èshte i njejti me ate rom, ka ndryshim.

    Reply
  • Tetanozi says:
    September 8, 2024 at 4:32 pm

    Ore po ky shtet muti perse i fut hundet atje ku nuk i takon? Le te arrestoje hajdutet qe nga Kryeministri e poshte, ate te beje. Nuk vjen e keqja nga dy adoleshente qe e duan njeri tjetrin qofte njera edhe “e mitur”. O njerez, ajo ka pjelle, ore ka pjelle, cfare domethene e miur ne kete rast??????

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 8, 2024 at 4:36 pm

    TETANOZAQIS ZHDUKET!

    Reply
  • Rroft Luli says:
    September 8, 2024 at 4:43 pm

    NË BAZË TË NENIT 7 TË KODIT TË FAMILJES, ÇDO PERSON MUND TË MARTOHET MINIMALISHT NË MOSHËN 18 VJEÇARE.
    GJYKATA,PËR SHKAQE TË VEÇANTA,VENDOS MARTESËN PËRPARA KËSAJ MOSHE.
    NË RASTIN KONKRET,GJYKATA NUK KA VENDOSUR PËR NDONJË SHKAK TË VEÇANTË,DHE NUK KA PASUR SHKAK PËR KËTË MARTESË.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?