Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Beleri, patate e nxehtë? Rama: Nuk jam unë që do ta hedh në det
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Beleri, patate e nxehtë? Rama: Nuk jam unë që do ta hedh në det
Politike

Beleri, patate e nxehtë? Rama: Nuk jam unë që do ta hedh në det

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një shkrim të gjatë në rrjetet sociale me ndjekësit e tij. Së pari kreu i qeverisë ndalet tek kryesimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, dhe më pas përmend edhe komunitetet etnike.

“Disa rretherrotull, po edhe disa prej aleatëve e partnerëve tanë ndërkombëtarë e marrin nganjëherë si diçka të zakonshme, të mirëqenë e për këtë arsye thuajse të parëndësishme, qasjen tonë emancipuese për ndërtimin dhe ushqyerjen e marrëdhënieve miqësore me të gjithë.

Jo se kjo na bën të dyshojmë në këtë qasje tonën, e cila është një qasje sa pragmatike aq edhe thelbësisht vlerore, për një bashkësi europiane si e jona në Shqipëri, po ja që në ndonjë rast apo moment u duhet kujtuar të gjithëve se ne japim besim, respekt, miqësi, por askush asnjëherë nuk duhet të na marrë për qorra, shurdhë apo memecë.

- Publicitet -

Ne mirëpresim kritika e ndihmë për t’u përmirësuar nga gjithkush, po leksione bashkëjetese e respekti për etnitë e tjera Shqipërisë nuk i jep dot askush” – shkruan Rama.

Më pas ai flet për përpjekjet që ka bërë mazhoranca aktuale për reformimin e drejtësisë dhe përmend Belerin.

“Ndonjë po thotë se kur vjen puna tek ndonjë patate shumë e nxehtë në duart e drejtësisë, si ajo e zotit Beleri, unë duhet të ndërhyj e ta hedh pataten në det, por kjo nuk ka për të ndodhur kurrësesi. Dhe unë vetëm do të përsëris deri në bezdi për shumëkënd, se lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar vetëm do të thellohet, pavarësisht dhimbjeve e kostove, sepse kjo luftë është e drejtë dhe e domosdoshme për Shqipërinë Europiane të të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Fatkeqësisht, hija e stereotipit se korrupsioni është mënyra e jetesës në Ballkan dhe të gjithë janë njësoj, prandaj të gjithë duhen treguar me gisht, çfarëdo që të bëjnë për të provuar të kundërtën, shtrihet deri mbi çatitë e zyrave të kryeqyteteve perëndimore…” – thotë ai në shkrimin që mund të lexohet i plotë duke klikuar KËTU

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    September 13, 2023 at 5:38 pm

    VO:
    1.Qevetit Greke në 100 vite & sidomos kjo e sotmja për F.Belerin po i hedh shumë BENZINË ZJARRIT për destabilizimin e rajonit për MUSTAQET E ÇELOS,duke e bër problemin Beleri ÇËSHTJE ND/KOMBËTARE.
    2.Nuk besoi se Qeveria aktuale Greke e ka problem të madh Hajdutin e votave dhe terroristin e 1994 F.Brleri.Me anën e F.Belerit Qeveria Greke kërkon:
    •HIMARËN ME ÇDO ÇMIM..pasi nuk është rastësi që F.Beleri ka kërkuar HELENIZIMIN E SAJ.Dhe F.Beleri është Kollon e 5 Greke në 33 vite..!
    •Të kthehet Greqisë deti i mohuar nga Gj.Kushtetyese..!
    •Të mos zihet në gojë Problemi ÇAM..
    •Të mos hiqet LIGJI LUFTËS..
    •Janullatos të vazhdoi të drejtoi KISHËN TONË QË NGA 1992 DERI NË VDEKJE..etj.
    3.Përgjigja e sotme e KM Edi Rama është shumë korrekte.Ai ka disa kohë që sillet si KM Europian me Qeverinë Greke.Pasi në Shqipëri në këto 10 vite nuk fut e nxjerr nga burgu KryeMinistri,Por drejtësia e Monitoruar nga SHBA+BE ku Greqia bën pjesë.Por Qeveria Greke po vazhdon ti BIER FYELLIT NË NIË VRIMË,duke i dal në krahë Sali Berisha autori i sherr natës politike që kandidoi F.Belerin në Himarë.
    4.Drejtësia në Shqipëri duhet ta kuptoi më në fund se SALI BERISHA nuk i heq më nga puna.
    Ndaj,Jo vetëm F.Belerin duhet ta lëri në burg,por të arrestoi edhe Sb me 101 krime mbi shpinë i shpallur NON GRATA nga SHBA-Aleati unë i madh KOMBËTAR.

    Reply
  • Soza says:
    September 13, 2023 at 5:39 pm

    Pataten e nxehtë, atij që e nxehu, i ngeli në dorë.

    Reply
  • Evropaiqi eleniqia says:
    September 13, 2023 at 5:43 pm

    Me ne fund…………….shpresojme per politike te jashtme DINJITOZE me zvarraniket qe kemi rrotull

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    September 13, 2023 at 6:43 pm

    Edi eshte diplomat i klasit te larte.
    I paralizoi Greket qe kane 3 muaj duke lehur si hiena, ne Europe, ne Himare, ne Amerike.

    Reply
  • Filoeuropiani says:
    September 13, 2023 at 8:21 pm

    E verteta eshte se ne Ballkan nuk ka asnje vend si Shqiperia ne trajtimin e komuniteteve te cdo lloj natyre.
    Rama mund te kete te drejte qe ka nje sulm jo rastesor ndaj Shqiperise pikerisht prej ketij fakti.
    Kush do konflikt ne Shqiperi nuk eshte i mirepritur dhe Rama ka mbeshtetjen e cdo shqiptari lidhur me kete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Shpërthimi i Kryeministrit: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Janë dokumentuar 31 raste të dhunës policore gjatë protestave
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Luan on VIDEO / Shpërthimi i Kryeministrit: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot
  2. Po mor po on VIDEO / Shpërthimi i Kryeministrit: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot
  3. Eno on VIDEO / Shpërthimi i Kryeministrit: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot
  4. Vlora 97 on VIDEO / Shpërthimi i Kryeministrit: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot
  5. info analitike on Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?