Qeveria federale belge ndaloi zyrtarët e saj të përdorin aplikacionin kinez për ndarjen e videove TikTok. Këshilli i Sigurisë Kombëtare vendosi të ndalojë ministrat dhe të gjithë punonjësit federalë të përdorin platformën e mediave sociale në pajisjet e tyre profesionale.
Qeveria u kërkoi autoriteteve rajonale dhe vendore të vendosin masa të ngjashme për personelin e tyre dhe bëri thirrje për vigjilencë në sektorin privat. Qeveria rajonale flamande e ndaloi aplikimin për punonjësit e saj të enjten dhe qeveria Walloniane do të diskutojë masat më vonë këtë muaj, shkruajnë mediat e huaja.
Masa erdhi pasi institucionet e BE-së dhe disa qeveri, si Franca dhe Kanadaja, udhëzuan zyrtarët e tyre të çinstalonin TikTok mes shqetësimeve se aplikacioni mund t’i japë akses shërbimit sekret kinez.
o.j/dita
