Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Berlini mbyll 4 konsullata ruse, reagon Moska: Vendime provokuese, do t’ju përgjigjemi!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Berlini mbyll 4 konsullata ruse, reagon Moska: Vendime provokuese, do t’ju përgjigjemi!
AktualitetBote

Berlini mbyll 4 konsullata ruse, reagon Moska: Vendime provokuese, do t’ju përgjigjemi!

Published: May 31, 2023
Shpërndaje

Qeveria gjermane njoftoi të mërkurën se i ka kërkuar Rusisë të mbyllë katër nga pesë konsullatat e saj në Gjermani. Vendimi i Berlinit erdhi pasi Moska njoftoi se do të kufizonte numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi, në 350.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Christofer Burger u tha gazetarëve në Berlin, se me këtë vendim synohet të krijohet një “barazi në personel e struktura”, mes dy vendeve. Po sot Rusia tha se do t’i përgjigjet, atij që e cilësoi vendim “provokativ” të Gjermanisë, për mbylljen e katër konsullatave ruse.

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim në Berlin se këto veprime të pamenduara dhe provokuese, nuk do të mbeten pa përgjigje nga ne”- thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse, raporton VOA.

- Publicitet -

Kohët e fundit Moska njoftoi se në Rusi duhet të qëndrojnë deri në 350 zyrtarë të qeverisë gjermane, përfshirë ata që punojnë në organet kulturore e shkolla. Sipas zotit Burger kjo do të thotë se Gjermania do të duhet të mbyllë konsullatat e saj në Yekaterinburg, Novosibirsk dhe Kaliningrad deri në nëntor. Ai shtoi se vetëm ambasada në Moskë dhe konsulla në Shën Petersburg, do të mbeten të hapura.

Zyrtari gjerman tha se Rusisë do t’i lejohet të mbajë ambasadën në Berlin si dhe një konsullatë, pas fundit të vitit. Zhvillimet e fundit shënojnë një përkeqsim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Moskës dhe Berlinit, që pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Zoti Burger shprehu keqardhje mbi vendimin, por shtoi se lufta ka treguar se nuk ka bazë për aktivitete të shumta dypalëshe mes dy vendeve.

“Është sjellja e palës ruse që ka krijuar këtë situatë“, shtoi ai.

Zoti Burger tha se vendimi i Gjermanisë për të përqendruar personelin e saj të mbetur në ambasadën në Moskë dhe në një konsullatë, do të mundësojë ruajtjen e pranisë diplomatike të vendit në Rusi.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?