Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BERZH: Shqipëria, e vetmja në Europën Juglindore ku nuk ka rritje “kënaqësia për të jetuar”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BERZH: Shqipëria, e vetmja në Europën Juglindore ku nuk ka rritje “kënaqësia për të jetuar”
EkonomiLajmi i fundit

BERZH: Shqipëria, e vetmja në Europën Juglindore ku nuk ka rritje “kënaqësia për të jetuar”

Published: January 29, 2024
Shpërndaje

Në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave.

Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar. Madje kënaqësia për të jetuar është më e ulët se në 2066-n. E dhëna është bërë e ditur nga raporti i fundit të tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), raporti i publikuar në Nëntor, por prezantuar këtë të hënë nga Banka e Shqipërisë dhe BERZH.

“Rezultatet e kënaqësisë janë rritur me kalimin e kohës në shumicën e ekonomive Një rajon që ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga viti 2016 është Europa Juglindore (e cila përfshin të dy (i) vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), Bullgarinë dhe Rumaninë, dhe (ii) Ballkani Perëndimor), me pothuajse të gjitha vendet që shënojnë rritje të ndjeshme të kënaqësisë (përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku ky rezultat ka mbetur pak a shumë i pandryshuar). Ndërkohë, përqindja e njerëzve të kënaqur në Greqi është dyfishuar që nga viti 2016, duke reflektuar përmirësime dramatike në situatën ekonomike të vendit gjatë gjashtë apo shtatë viteve të fundit”, thuhet në raport.

- Publicitet -

Sipas grafikut që shoqëron raportin, niveli i kënaqësisë së jetesës së shqiptarëve është njëlloj si në vitin 2016, ndërkohë që është dhe më e ulët se në vitin 2006, kur ka filluar matja e këtij indeksi.

Madje në 2006-n, Shqipëria ishte një nga vendet që kishte kënaqësinë më të lartë të të jetuarit në rajonin e BERZH. Ndërsa në 2022, vendi renditet ndër të fundit në rajonin e BERZH, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Hungarinë, Turqinë, Lituaninë. Gjithsesi në Maqedoninë e Veriut, psh, kënaqësia e të jetuarit është më e larta historike në 2022, kur në 2006-n ishte ndër më të ulëtat në rajon.

Kosova është një nga shtetet më optimiste në rajonin e BERZH, e treta pas Sllovenisë dhe Estonisë nga shtetet e Europës, me një rritje të ndjeshme në krahasim me raportet e mëparshme. Pas shtetasve të Kosovës, renditet Serbia, e më pas Bosnjë Hercegovina.

Sipas Raportit të BERZH, rritja mesatare e kënaqësisë së jetesës në rajon “ndoshta reflekton rritjen e të ardhurave, zhvillime të favorshme në tregjet e punës (duke përfshirë një zhvendosje drejt punëve më të kënaqshme dhe me aftësi më të larta) dhe përmirësime në shëndet.

Veçanërisht, vlerësimet e njerëzve për shëndetin e tyre janë përmirësuar ndjeshëm me kalimin e kohës, me vlerësime të tilla që përfshijnë jo vetëm aspektet fizike, por edhe shëndetin mendor. Rezultatet e sondazhit tregojnë se shqetësimi mendor shoqërohet me kënaqësi më të ulët dhe priret të jetë më i përhapur në vendet më të varfra dhe në mesin e individëve që janë financiarisht të pasigurt”.

Me sa duket të gjithë këto elementë që ndikuan në përmirësimin e kënaqësisë së të jetuarit në rajon, në Shqipëri nuk janë përmirësuar (shënim i Monitor).

Rritja e lumturisë me kalimin e kohës ka qenë e gjerë dhe jo e përqendruar në grupe të caktuara. Në të gjitha grupmoshat, nivelet e kënaqësisë nga jeta janë, mesatarisht, dukshëm më të larta se sa në vitin 2006, si dhe janë më të larta se në 2010 dhe 2016.

Për të dyja gjinitë, lumturia bie në mënyrë të qëndrueshme me rritjen e moshës, por përmirësohet sërish në vitet e mëvonshme. Kështu, të dhënat përputhen me modelin në formë U-je, që gjendet në shumicën e literaturës mbi lumturinë, megjithëse pika e kthesës vjen pak më vonë se zakonisht në rajonet e BERZH-it. Nivelet e kënaqësisë nga jeta janë rritur gjithashtu në mënyrë të qëndrueshme si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • pilo Lala says:
    January 29, 2024 at 2:04 pm

    Sondazhe pa pike kuptimi.
    Jam i kenaqur, s’jam i kenaqur.
    Cdo Shtet ka tregues ekonomik qe e vleresojne, opinioni njerezve eshte opinion.

    Reply
  • Kurvat e Rilindjes says:
    January 30, 2024 at 8:57 am

    Per ke e keni fjalen,per militantet e Ramutit qe punojne neper institucione dhe qe s bejne asgje vec vjedhin,dhe qe marin nga 8oo euro rroge ,apo per ata qe marin nga 150 euro pension

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 30, 2024 at 9:51 am

    PS:
    -Si e matin KËNAQSINË,REHATINË,QEJFËLLINË..këto institucione..,duke pyetur militantët e OPOZITËS MJERANE QË SHKATRRON KUVËNDIN dhe Shqipërinë në 33 vite.?
    -Ata dëgjojnë nga ballkoni 8-të Sali shpifsin kampion bote dhe militantët e Tij që nxijnë botën me MEDJET E KAPURA 99 % prej Tij që në 2005.Shifni në mbrëmje horrat e Sb..!
    -Në Shqipëri jan instaluar shumë MEDJE TË HUAJA të ndikuara nga berishizmi-munxyrë.
    • Kam vën RE se seksioni i MEDJES GJERMANE BILD në Shqipëri ka sulmuar me shpifje maxhorancën aktuale për dosjen 339+184 për vjedhjen e votave në Durrës & Dibër,ku vidio u përgatit nga Tropojani-Prekuror Besim Hajdarmata dhe gazetarja KLODI E NEWS 24 dhe,KM E.Rama e hidhi në gjyq(por e anulloi).Dhe doli se më shumë komisioner hajdut VOTASH dolën nga PD+LSI,Ndaj hetimi u shty shumë vite..!
    -Si ka mundësi që në 2023 në Shqipëri erdhën si TURIST të huaj mbi 10.1 mil.dhe ndërsa Ata ikin të kënaqur dhe Shqipëtarët na i nxjerkan të pakënaqur.?
    -Fakti që shumë shqipo akoma se kan kuptuar se kush është KAPITALIZMI,tregon idiotësi,paaftësi për punë dhe humbje SHPRESE ndaj OPOZITËS COPË-COPË prej non gratës fatkeqsi Kombëtare 33 vjeçare.
    -Më qartë: Nëse opozita do të shpallte nië program më konkurues se Maxhoranca,PSH:Nga 40.000 lekë që marr sot(janar 2024) të ma bënte presionin 45.000-50.000.. unë do votoja për L.Bashën(Sb-kurrë) me KËNAQËSI dhe nuk do kërkoja të ikja nga vëndi Im i shtrënjë..!
    -Militantët b..lëpirës të Sb akoma shpifin se ekonominë 45 vjeçare nuk e vodhi,shiti,Shkatërroi HORDHIA BERISHISTE në bashkëpunim me agjenturat SËRBE-GREKE,etj,Ku më shumë se 200 vite kan kërkuar COPTIMIN E SHQIPËRISË.
    -Shqipëtar të ndershëm-ZGJOUNI,PUNONI..pasi parat nuk vijnë nga Qielli,Droga,Prostitucioni,Vjedhja..dikur këto HANË KOKA..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë
  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale

Komentet e Fundit

  1. Zylfikar Pinduk on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Partizani on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. Partizani on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. Partizani on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. Partizani on Aleksandar Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president edhe për disa javë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?