Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin
Aktualitet

Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e ujit të bekuar, të rinjtë sfidojnë dimrin

Published: January 6, 2024
Shpërndaje

Dita e Ujit të Bekuar është festuar në të gjithë vendin nga besimtarët ortodoksë. Dhjetëra të rinj në të gjithë vendin kanë marrë pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit, në lumenj, dete apo shatërvane. Në Korçë qindra besimtarë ortodoksë dhe jo vetëm janë bërë pjesë e hedhjes së kryqit në shatërvanin e lulishtes “Vangjush Mio”.

Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi u ka kërkuar besimtarëve të kujtojnë përherë veprën e madhe të Jezus Krishtit. Kryqin e ka kapur Ronaldo Kovaçi, 24 vjeçar i cili e ka kapur edhe njëherë tjetër më parë. Ky rit është simbolik duke kujtuar pagëzimin e Jezus Krishtit në lumin Jordan.

Besimtarët ortodoksë në Gjirokastër kanë zhvilluar ritet religjoze të Ditës së Ujit të Bekuar. Mesha e mëngjesit u zhvillua në kishën-katedrale “Ngjallja e Krishtit” dhe u drejtua nga at Joani. Në këtë meshë kanë marrë pjesë besimtarë të shumtë. Në vazhdim të ceremonive religjoze pjesëmarrësit i janë drejtuar vendit të quajtur Ura e Lumit në hyrje të qytetit të gurtë ku kryqi është hedhur në ujërat e lumit Drino. Ai është nxjerrë nga uji nga besimtari 13 vjeçar Moisi Mërkuri.

- Publicitet -

“Kjo e Kremte e Madhe le të jetë një datë stacion në jetën tonë pasi këtu nis shpëtimi i çdo njeriu. Gëzuar, vit të mbarë dhe të bekuar për të gjithë” – tha ai.

Më pas ritet religjoze të Ditës së Ujit të Bekuar kanë vazhduar në shtëpitë dhe familjet e besimtarëve. Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe në Vlorë nëpërmjet ceremonisë tradicionale të hedhjes së kryqit në det. Kryqin e hedhur në det e kapi Albert Bollano nga Vlora. Bollano ja dedikon këtë nënës së tij.

Dhjetra besimtarë ndoqën nga afër ceremoninë e ujit të bekuar e cila u drejtua nga at Kostandin Prifti, i cili uroi të gjithë besimtarët ortodoksë.

Edhe në qytetin e Fierit besimtarët orthodoks kanë festuar ditën e ujit të bekuar. Me këtë rast Kisha e Shën Gjergjit e këtij qyteti ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë. Procesioni ka nisur me meshën në Kishë dhe me pas vargu i gjatë i besimtarëve i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, ku si për çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë. Në praninë edhe të qindra besimtarëve ortodoks si dhe të qytetarëve të tjerë është ndjekur edhe momenti i hedhjes së kryqit.

Ka qenë 30 vjeçari Dhimitër Kapaj ai që ka nxjerrë kryqin nga uji. Ai i ka dorëzuar kryqin metropolititit, At Nikolla, i cili edhe e ka bekuar.

Ky rit fetar i besimit ortodoks është shënuar shënuar si dita e Shën Trinisë kur Krishti pasi mbushi 33 vjet u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.

Esi Papajorgji është 31-vjeçari, i cili sfidoi ujin e ftohtë të këtij fillim janari dhe kapi kryqin gjatë ceremonisë së zhvilluar në portin e Durrësit.

Dita e Ujit të Bekuar ka mbledhur me qindra besimtarë ortodoks në Katedralen e Apostul Pavlit dhe Shën Astit, të cilët ndoqën meshën e mbajtur me rastin e kësaj dite të veçantë.

Shumë besimtarë, pasi ndoqën meshën, mbushën shishe me ujin e bekuar, i cili do të qëndrojë për një vit në shtëpitë e tyre. Të shoqëruar nga tingujt e bandës së qytetit, karvani i besimtarëve u nis drejt portit, ku u krye rituali i përvitshëm i ditës së ujit të bekuar.

p.c. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  • Letërkëmbimi pasionant mes Albert Kamy dhe Simone de Beauvoir, dy prej mendjeve më brilante të një shekulli
  • Protestat në Tiranë, reagon OKB: Ndalni dhunën, palët të angazhohen në dialog
  • Policia largon autobotin e ujit, komandanti i FNSH: Ju vaftë mbarë, vazhdoni në mënyrë paqësore
  • Gjykata lë në burg një protestues, arrest shtëpie për gjashtë të tjerë

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  2. Saliu i Fundit on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  3. Sh on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  4. Kokpalari 21 janarit on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  5. Kris sumën on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?