Miliarderi Elon Musk u ka bërë thirrje përdoruesve të Twitter që të votojnë pro ose kundër propozimit të tij për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy postoi sondazhin e tij duke pyetur përdoruesit nëse u pëlqente më shumë personi më i pasur në botë kur mbështet Ukrainën.
“Cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?“, ishte pyetja e shtruar nga Zelensky, duke ofruar dy opsione: ai që mbështet Ukrainën apo ai që mbështet Rusinë?
Which @elonmusk do you like more?
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 3, 2022
Musk, njeriu më i pasur në botë, propozoi mbajtjen e referendumeve në katër rajonet e Ukrainës – të cilat Rusia njoftoi javën e kaluar t’i aneksojë – me kusht që vëzhguesit e OKB-së të mbikëqyrin procesin. Referendumet e mbajtura në Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson u dënuan nga Kievi dhe Perëndimi si “të paligjshme” dhe “shtrënguese”.
“Rusia po largohet nëse ky është vullneti i popullit”, ka shkruar Musk.
Ukraine-Russia Peace:
– Redo elections of annexed regions under UN supervision. Russia leaves if that is will of the people.
– Crimea formally part of Russia, as it has been since 1783 (until Khrushchev’s mistake).
– Water supply to Crimea assured.
– Ukraine remains neutral.
— Elon Musk (@elonmusk) October 3, 2022
Shefi i Tesla-s propozoi që Krimea, të cilën Moska e kapi dhe e aneksoi në vitin 2014 – të njihet si pjesë e Federatës Ruse, që të garantohet furnizimi me ujë i Krimesë dhe që Ukraina të mbajë një qëndrim neutral. Ai u kërkoi përdoruesve të Twitter të votojnë “po” ose “jo” për propozimin e veçantë.
“I dashur Elon Musk, kur dikush tenton të vjedhë rrotat e Teslës suaj, ata nuk e zotërojnë ligjërisht makinën apo rrotat. Edhe nëse pretendojnë se e kanë votuar. Thjesht po e përmend”, komentoi presidenti lituanez Gitanas Nausenda.
Dear @elonmusk, when someone tries to steal the wheels of your Tesla, it doesn’t make them legal owner of the car or of the wheels. Even though they claim both voted in favor of it. Just saying. https://t.co/0eEjCydqu1
— Gitanas Nausėda (@GitanasNauseda) October 3, 2022
j.l./ dita

ja si tallen imperialistët me njëritjetrin në media që është vegla e tyre.
bashkohuni o popuj me proletariatin në krye
Me i bukur eshte komenti i debilit lituanez, e krahason nje krahine te tere, me nje siperfaqe dhe popullsi sa Shqiperia, me rrotat e nje makine, prone e dikujt. Krimeja nuk eshte prone e Ukraines, sikurse edhe Kosova nuk eshte prone e Serbise. Le ta provoje Spanja ti trajtoje Katalanasit sic i trajtoi ruset e Krimese dhe Donbasit karagjozi ukrainas, ju garantoj, qe brenda pak minutash, ata shpallin pavaresine nga Spanja. Apo pse nuk e provon Shqiperia te trajtoje keshtu greket e Dropullit?
Pasuria e ketij,eshte dhjame ne lekure te qenit-i thomi ne.
1. Mr. Musk, ne themel, propzon te ndalohet lufta, te behet nje mareveshjemidis paleve,
te vendoset paqa.
2. Zelenski desheron te vazhdoj lufta deri sa te mare dhe Krimene.
3. Secili beson se kjo eshte zgjidhja me e mire.
4. Shume eksperte besojne se kjo lufte mund te perhapet e te perfshije gjithe Europen
dhe mund te shtrihet edhe me tej.
5. Zelenski mund ta kishte parandaluar kete lufte po te pranonte propozimin e Minsk_2.
6. Ne perputhje me sa me siper, si do votoni:
* Do votoni per paqen, per stabilitetin, per nje te ardheshme me te mire?
* Do votoni qe ti vihet zjarri Europes, ku ndodhet Shqiperia?
* A jeni gati te shkoni ne Ukraine te lufoni per Zelenskin?
7. Keto jane pergjegjesi te medha, dilema qe nuk te lene ta besh gjumin rehat.