Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden mban fjalimin e lamtumirës: Një oligarki me pasuri dhe ndikim ekstrem po merr formë në SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Biden mban fjalimin e lamtumirës: Një oligarki me pasuri dhe ndikim ekstrem po merr formë në SHBA
BoteLajmi i fundit

Biden mban fjalimin e lamtumirës: Një oligarki me pasuri dhe ndikim ekstrem po merr formë në SHBA

Published: January 16, 2025
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar amerikanëve të mërkurën për të paralajmëruar për një “oligarki” të ultra të pasurve që po hedh themelet në vend dhe për një “sektor të industrisë së teknologjisë” që po cenon të drejtat e amerikanëve dhe të ardhmen e demokracisë.

Duke folur nga Zyra Ovale teksa përgatitet t’i dorëzojë pushtetin Presidentit të zgjedhur Donald Trump të hënën, zoti Biden dha alarmin, për siç tha ai, akumulimin e pushtetit dhe pasurisë tek një grup i vogël individësh.

“Sot, një oligarki me pasuri, fuqi dhe ndikim ekstrem po merr formë në Amerikë, çka përbën kërcënim për demokracinë tonë, të drejtat dhe liritë tona themelore dhe dëmton të drejtën që të gjithë të përparojnë”, tha zoti Biden.

- Publicitet -

Ai tërhoqi vëmendjen për “një përqendrim të rrezikshëm të pushtetit në duart e disa individëve ultra të pasur dhe pasojat e rrezikshme nëse shpërdorimi i tyre i pushtetit nuk vihet nën kontroll”.

Duke përsëritur paralajmërimet e Presidentit Dwight Eisenhower lidhur me sektorin ushtarako-industrial në fjalimin kur u largua nga detyra në vitin 1961, zoti Biden shtoi, “Jam po aq i shqetësuar për fuqizimin e sektorit teknologjiko-industrial që mund të paraqesë rreziqe të vërteta për vendin tonë”.

Alarmi i zotit Biden vjen pasi disa nga individët më të pasur në botë dhe titanët e industrisë teknologjike muajt e fundit janë rreshtuar përkrah zotit Trump, kryesisht pas fitores së zgjedhjeve të nëntorit.

Miliarderi Elon Musk shpenzoi më shumë se 100 milionë dollarë për të ndihmuar republikanin Trump që të fitojë zgjedhjet. Drejtues të tjerë të lartë, si Mark Zuckerbeg i kompanisë META dhe Jeff Bezos i firmës Amazon, kanë dhuruar para për komisionin e inaugurimit të presidentit të ri dhe janë takuar me zotin Trump në rezidencën e tij në Florida.

Më herët gjatë ditës së mërkurë, Presidenti Biden lajmëroi arritjen e një marrëveshjeje të shumëpritur armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, çka mund t’i japë fund gjakderdhjes në Lindjen e Mesme.

Por Presidenti Biden nuk po largohet nga Shtëpia e Bardhë në mënyrën që ai shpresonte. Ai kandidoi për një mandat të dytë, duke lënë mënjanë shqetësimet e votuesve për moshën e tij. Pas një paraqitjeje të dobët në debatin me kundërshtarin e tij republikan Donald Trump, nën trysninë e Partisë Demokrate Presidenti Biden hoqi dorë nga gara për një mandat të dytë. Ai mbështeti Nënpresidenten Kamala Harris, e cila humbi përballë zotit Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Ndërkohë, Presidenti Biden po përgatitet t’i dorëzojë Shtëpinë e Bardhë një individi të cilin e cilësoi si kërcënim ekzistencial për institucionet demokratike në vend.

Në një letër të hapur të publikuar të mërkurën, Presidenti Biden e pranoi nuk i kishte realizuar premtimet e tij.

“Kandidova për president sepse besoja se shpirti i Amerikës ishte në rrezik. Vetë natyra se kush jemi ishte në rrezik dhe kjo ende vazhdon të jetë”, thuhet në letrën e zotit Biden.

Më tej në letër, Presidenti Biden theksonte arritjet e tij, duke përfshirë drejtimin e vendit dhe luftën kundër pandemisë së koronavirusit, mbështetjen e prodhimit brenda vendit dhe uljen e kostos së barnave me recetë.

Fjalimi prej 15 minutash i zotit Biden mbrëmjen e së mërkurës jo vetëm që shënon fundin e presidencës së tij, por edhe pesë dekadat e tij në politikë. Pas zgjedhjes në moshën 30-vjeçare për të përfaqësuar shtetin e tij të lindjes Delauer në vitin 1972, zoti Biden ishte senatori më ri.

Zoti Biden kandidoi për postin e presidentit në vitet 1988 dhe 2008 përpara se të bëhej nënpresident pas fitores së demokratit Barack Obama. Pasi shërbeu 8 vjet në postin e nënpresidentit, zoti Biden u konsiderua se i kishte dhënë fund politikës. Por ai u kthye në skenën politike në vitin 2020, duke larguar me sukses Presidentin Trump nga Shtëpia e Bardhë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Phoenix says:
    January 16, 2025 at 10:36 am

    Kur ishte president ky dementi, punonte vetem per popullin dhe interesat e Amerikes. Nuk ishte fare i ndikuar apo kontrolluar nga Oligarket, Financiaret dhe Globalistet. Tall bythen, meqenese i erdhi ora te iki e te nderroj bebelinot.

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2025 at 12:50 pm

    Populli turme eshte.
    Napoleoni I tha gjeneralit ne krah kur hyri triumfator ne Paris :
    Keta qe po me pershendesin sot ,po keta do te brohorasin nga gezimi kur te me cojne ne gijotine.
    Pra populli ,popull eshte .Si me oligarke mbi koke ,si pa oligarke .
    Jepi pune.Po ka pune ka gjithka.
    Hap vende pune te te doje populli.

    Reply
  • Banda says:
    January 16, 2025 at 2:06 pm

    Ju i hapet portat e ferrit, duke inkurajuar politikat e Sorrosit. Nuk e kuptoj se ne baze te cfare vlerave Sorosi ka fituar statusin qe te influencoje fatet e Globit. A eshte votuar nga dikush ?, apo thjeshte ka para dhe mund te behet faktor ndikues ne jeten e te tjereve? Jo se oligarket nuk kane patur ndikim me pare, po tashme kjo eshte pranuar dhe behet hapur…

    Reply
  • mali says:
    January 16, 2025 at 3:34 pm

    Hajdeni more .Keta nje qellim kane.
    Trumpi ndertoi murin dhe la nje dericke ku te hyjne sklleverit per t’i numeruar.
    Beri sikur u mund dhe la Biden te fute krahun e punes.
    Kur I ngopi kapitali brinjet me fuqi puntore ,Biden del jashte loje.
    Tani kjo fuqi punetore eshte ne doren e oligarkeve qe thote Biden duke ia dorezuar.
    Tani e dine vete ata si i manovrojne qe te rritet me tej ekonomia amerikane.
    Prandaj Amerika me mire do te behet se me pare.
    ” Olimbi ! Jeta eshte arithmetike.”-karnavalet e Korces.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    January 17, 2025 at 6:27 am

    Elon Mask ka investuar miliarda dollare per mbrojtjen hapsinore,
    sateliteve dhe raketave qe do shkojne ne Mars.
    Kjo tregon se Ai eshte nje patriot dhe oligark shume I nderuar.
    Ai mund ta humbase te gjithe te gjithe pasurine ne rast se punet
    nuk avancojne sic jane parashikuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksioni në burgun e Fierit, tlefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut
  • VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  • Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
  • Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  • AKU reagon pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

Komentet e Fundit

  1. ANA on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Vl on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Vl on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  4. tio on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. ¿? on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?