Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden kërkon një ndërprerje prej 6 javësh të luftimeve në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Biden kërkon një ndërprerje prej 6 javësh të luftimeve në Gaza
BoteLajmi i fundit

Biden kërkon një ndërprerje prej 6 javësh të luftimeve në Gaza

Published: February 13, 2024
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si një hap drejt një armëpushimi më afatgjatë.

Zoti Biden dhe Mbreti Abdullah i Jordanisë folën për median pasi dy aleatët mbajtën bisedime në Shtëpinë e Bardhë që prekën një numër çështjesh, përfshirë një ofensivë të pritshme izraelite nga toka në Gazën jugore dhe rrezikun e një fatkeqësie humanitare mes civilëve palestinezë.

Presidenti Biden, i cili ka shfaqur pakënaqësi në rritje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me ofensivën në Gazë, tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët në rajon për një marrëveshje për ndaljen e luftimeve për të lejuar lirimin e pengjeve të Gazës dhe rrjedhën në rritje të ndihmës humanitare.

- Publicitet -

Marrëveshja do të parashikonte një pauzë në luftime prej të paktën gjashtë javësh, “gjatë të cilave mund të punohet për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme”, tha zoti Biden.

Mbreti Abdullah ripërsëriti thirrjen për një armëpushim të gjerë.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ai. “Kemi nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm tani. Kjo luftë duhet të përfundojë.”

Presidenti Biden ka intensifikuar thirrjet që Izraeli të mos ndërmarrë një ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa një plan për të mbrojtur civilët palestinezë.

Zoti Biden foli me kryeministrin Netanyahu të dielën dhe Shtëpia e Bardhë tha se ai theksoi se “nuk duhet të ndërmerret një operacion ushtarak në Rafah pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen për më shumë se një milion njerëz të strehuar atje”.

Ekipi i zotit Biden është përpjekur të negociojë një pauzë në luftime për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi që kur grupi militant palestinez që qeveris Gazën nisi një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz. Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gazë thotë se më shumë se 28,000 njerëz janë vrarë në Gazë në ofensivën e Izraelit kundër luftëtarëve të Hamasit.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben Tashko says:
    February 13, 2024 at 8:35 pm

    Besoj Amerika do qe te shihen te gjithe mundesite per nje zgjidhje te mundeshme definitive
    ndermjet te gjitha paleve. Njera pale eshte Isreli, pala tjeter perfaqesusit e “Popullit Palestinez”
    Por ketu inlkludohen edhe nderkombetaret, qe kane harxhuar miliarda dollare per Popullin
    Palestinez.

    Te gjitha palet duan nje zgjidhje definitive. Kjo semundje kanceroze qe po leshoj metastaza
    do beje deme te jashtezakoneshme si Palestines, Izraelit, Lindjes se mesme, e gjetke.

    Interpretimi im i realitetit eshte:

    1. Armiku i vertete i Palestinezeve eshte Hamasi.
    2. Hamasi i shpalli lufte Izraelit dhe mban pergjegjesi te plote per pasojat.
    3. Po te zbatohet parimi i proporcionalitetit, luftrat nuk marin fund kurre.
    4. Hamasi i trajtoj Palestinezet si kur te ishin skllevrit e tij, mish per top.
    5. Vetem Hamasi dhe perkrahesit e tij e desheruan kete lufte.
    6. Hamasi nuk demtoj vetem Israelin. Ato demtuan te githe shtetet,
    Qe bejne tregeti dhe levizin miliona ton produkte ne Detin e Kuq.

    7. Nenshtrimi i popullit palestinez ndaj Hamasit e ka transformuar ate ne nje faktor
    Qe po sjell deme ekonomike ne shume vende te botes dhe “pa e kuptuar” eshte bere
    bashkautor bashkepuntor ne nje fare mase me Hamasin, i cili Shkrepi denotatorin
    qe shpertheu “Super Bomben” qe shkaktoj nje tragjedi te jashte zakoneshme
    per popullin Palestinez.

    8. Objektivi kresor eshte qe antaret e Hamasit, si gjallet e te vdekurit, te mos jene kurre
    elemente prezent ne territorin e Palestines.

    9. Besoj se Izraeli do e perkrahe Propozimin Amerikan, sepse nuk ka variant me te mire,
    ne rast se Hamasi largohet me mirekuptim dhe mbrojtjen e nderkombetare ne
    vendet Arabe e vende te tjera qe do i pranojne.

    10. Ne se Israeli e refuzon nje zgjidhje diplomatike do jete gjithmone ne sitata te ngjashme
    qe do perseriten.

    Reply
  • mali says:
    February 13, 2024 at 8:49 pm

    Arben Tashko e di ti sa eshte cmimi I vezeve ne mercato dhe te tregu I lire ,fshataret ne qoshe te pallatit?Pres pergjigje.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 13, 2024 at 9:00 pm

    I nderuar zoti Tashko:

    “Palestinezet” e Gazes nuk jane palestineze, por arabe te varfer nga Egjypti, kryesisht nga rajoni i Gizes ne Kajro te futur legalisht ose ilegalisht ne Izael gjate dekadave te fundit. Si mendon ti qe HAMASI fshehu nga Mosadi izraelit 5 mije raketa ruse nen toke qe erdhen nga Egjypti permes Iranit direkt nga Rusia e Putinit dhe me besose nje rakete eshte afro 20 metra e gjate, si mendon tiqe u mbajten fshehur keto raketa qe leshoheshin poshte spitaleve ne Gaza ne drejtim te Jerusalemit? Kjo gje nuk do te ishte e mundur pa bashkpunimin me popullsine vendase e ashtuquajtur palestineze, por qe asgje te perbashket nuk kane mePalestinen e Sulltan Saladinit me kryeqytet Damaskun e Sirise. HAMASI qan dhe vajton per civilet e tij pseudo-palestineze, por nuk dorezon pengjet qe mban duke shpresuar te propaganda islamike, prandaj fajtori kryesor eshte Egjypti dhe te gjitha vendet arabe qe nuk lajmeruan Izraelin per sulmin e pabese dhe prandaj Egjypti duhet t’i marre prapa zagaret e tij tinzare dhe terroriste, vetem para nje muaji budallacka e BE fon der Leyen donte te dergonte ne Gaza ndihma humantiare ne vleften 300 miione euro, te cilatdo te binin ne dorene HAMASIT qe do t’i shiste te gjitha ne tregun e Kajros per te blere armatime dhe raketa ruse dhe desh Zoti qe nderhyri CIA dhe e ndaloi kete marri te budallackes te BE, fonder Leyen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i aprovon lejen për të parë djalin dhe bashkëshorten
  • Vrasja e Martin Canit, Apeli urdhëron vlerësim të ri psikologjik për autorin e dyshuar
  • Rama mbledh grupin e PS, mungon Spiropali. Zbardhet kërkesa për deputetët
  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Komentet e Fundit

  1. vlora on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Durrsaku on Goxhaj flet për akuzat lidhur me UÇK dhe Iranin: Nga varet si do vijojë protesta
  3. Jimi on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  4. Zgjohu SHQIPTARI QE T’RISHKRUAJSH HISTORIN TENDE MIJRA VJECARE , sa vet historia e krijimit te k’saj bote prej Zotit. on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  5. demo on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?