Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Biden: Në Amerikë nuk do lejojmë të mbizotërojë urrejtja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Biden: Në Amerikë nuk do lejojmë të mbizotërojë urrejtja
AktualitetBote

Biden: Në Amerikë nuk do lejojmë të mbizotërojë urrejtja

Published: January 17, 2023
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden deklaroi të hënën se “në Amerikë, nuk do të mbizotërojë urrejtja”, ndërsa kujtoi jetën e Pastorit Martin Luther King Jr., në ditën kombëtare që përkujton aktivistin e vrarë të të drejtave civile dhe përpjekjet e tij për drejtësi dhe të drejta të barabarta për afrikano-amerikanët në Shtetet e Bashkuara.

Duke folur në Uashington përpara udhëheqësve të Rrjetit për Veprim Kombëtar, një grup i të drejtave civile, Presidenti Biden tha se amerikanët “nuk duhet të lodhen kurrë së bëri atë që është e drejtë”.

Ai përmendi veprimet që ka ndërmarrë për të përmirësuar jetën e afrikano-amerikanëve gjatë dy viteve të para të presidencës së tij, por shtoi se “kemi ende shumë punë të papërfunduar. Nuk mund të rrimë në heshtje”.

- Publicitet -

Presidenti demokrat premtoi të punojë me shumicën e re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve për çështjet ku mund të arrihet një marrëveshje. Por, ai tha gjithashtu se do të vendosë veton ndaj projekt-ligjeve që mendon se do të dëmtonin familjet e klasës punonjëse.

Ai kritikoi republikanët për miratimin javën e kaluar të një mase që synon të heqë 80 miliardë fonde të reja që ishin caktuar për agjencinë e taksave IRS, duke thënë se mungesa e inspektorëve të rinj në këtë agjenci “do të ulte taksat për super të pasurit”

Republikanët thonë se fondet e reja do të sillnin inspektime të rënda për bizneset e vogla dhe për taksapaguesit me të ardhura të mesme. Ai gjithashtu kritikoi një thirrje të disa republikanëve për vendosjen e një takse kombëtare për pothuajse çdo mall që shitet, si dhe për heqjen e tatimit mbi të ardhurat.

Presidenti Biden tha se rimëkëmbja e Shteteve të Bashkuara nga vështirësitë e thella ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit ka hedhur themelet për një ekonomi më të fortë, me më shumë barazi për dekadat e ardhshme.

“Papunësia në radhët e afrikano-amerikanëve është në nivelin më të ulët historik”, tha ai. “Pagat për punonjësit afrikano-amerikanë janë rritur. Kanë qenë dy vitet më të mira për krijimin e bizneseve të vogla, përfshirë bizneset e vogla afrikano-amerikane”.

“Po zgjerojmë përpjekjet për të krijuar pasuri të trashëgueshme ndër breza për afrikano-amerikanët, si çdo person tjetër që ngre pasurinë e tij”, tha Presidenti Biden. “Si e krijuan? Me shtëpitë”. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?