Ashtu siç pritej italianët janë grupi i turistëve të huaj që kanë mbajtur rekordin në vitin 2023, në raport me vendet e tjera europiane apo të rajonit, pa përfshirë Kosovën që tradicionalisht mban peshën kryesore. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me statistikat e turizmit tregojnë se në vendin tonë vitin e shkuar kanë hyrë rreth 1 milionë italianë. Si peshë ndaj totalit të vizitorëve që rezultojnë 10.15 milionë, Italia ka rreth 9 për qind.
Kosova është vendi që mban peshën kryesore të turizmit në vend ku rreth 43 për qind e totalit të hyrjeve vijnë prej saj. Turizmi patriotik vijon të kryesojë shifrat pavarësisht rritjes së dukshme të peshës së vizitorëve të huaj nga vende të tjera. Konkretisht nga Kosova në janar-dhjetor 2023 kanë hyrë rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind sa i takon vitit 2022.
Dy vendet e tjera që mbajnë një pjesë të rëndësishme të turizmit në vend janë Maqedonia e Veriut dhe Greqia nga ku numri i vizitorëve u rrit me 10 për qind dhe 38 për qind në raport me një vit më parë. Edhe nga Mali i Zi rritja mes dy viteve llogaritet në 44 për qind.
Një tjetër grup turistësh që kanë parë rritje të dukshme në vendin tonë gjatë vitit që lamë pas janë gjermanët. Këta të fundit deri në dhjetor 2023 ishin 312 mijë e një rritje prej 66 për qind në raport me vitin 2022. Ky grup turistësh mban 3 për qind të peshës së totalit duke u bërë grupi i gjashtë me më shumë vizitorë në vend. Më pas në radhë për nga numri i të huajve që kanë vizituar më shumë vendin tonë janë Anglia, Polonia dhe Turqia.
“Në dhjetor 2023, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia, Rumania dhe Kosova ka pasur rritjen më të madhe, krahasuar me dhjetor 2022. Gjatë vitit 2023, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kina me 177% më shumë se 2022, Turqia me 110% më shumë dhe Finlanda me 105%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Më poshtë gjeni tabelën e hyrjes së vizitorëve të huaj nga shtetet me numër më të madh të vizitorëve, që vizitojnë vendin tonë, si dhe të disa shteteve, si Kina Izraeli, Kuvajti, të cilat nuk I nënshtrohen sistemit të vizave me vendin tone. Në dhjetor 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 571.348 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 9.845 dhe 2.617 shtetas”, thuhet në publikimin e Ministrisë.
Monitor
j.l./ dita
Rama ne dritare
Numuron lejleket
C`i duam Fabrikat
Kur kemi rushfetet
Me sa kuptoje qeverija Rama eshte e kenaqur nga numri i turistave qe vizituan Shqiperine .Kam dyshime se ajo shifer, qe u deklarua ,nuk eshte e vertet .Kete konkluzjon e nxjerr ,se ne keto 3 vitet e fundit ,nuk pash ndonje ndryshim nga viti ne vite , me prezencen e turistave gjate sezonit . Bile ne disa zona bregdetare ankoheshin se nuk frekuentoheshin nga turiste ose banor vendas .
Pse qeverija e fryne tej mase dyndjen turistike .Ka arsye te shumata por une do te ndalem vetem tek nevoja qe ka ajo te terheqi sa me shume turista, duke propoganduar bumin .Po jap vetem nje shembull nga miku im. Ai ka vene ne dispozicjon te turistave 48 apartamente banimi . Kam 2 vite u shpre ,qe numri po me bie vit pas viti . Pse e pyeta .Nuk parapelqejne infrastrukturen ne pergjithsi edhe pse une kam kushte ideale pervec mungeses se sasise te ujit . Me rrine 2 -3 dite dhe me largohen ne destinacjone jashte vendit .Kur thua per infrastrukturen, cfare ke parasysh pervec ujit . Eshte dhe gatimi . Une nuk gatuaj se s’ka garanci konsumi i ushqimeit . Me shume hane jashte . Ju nuk mund te beni nje kombimin me te drejte qe tu gatuhet . Veshtire te gjesh kuxhinjer dhe personel ,qe te mbuloje shijet e turistave . Me nje fjale sic pretendon dhe qeverija : Kap c’te kapesh , per te tjerat ne doren e fatit . Qeshi dhe u ndava duke e keshilluar qe te ndryshoje qasjen ndaj turistave.Problemi i dyte ku dhe qeverija ka filluar te bej presjon, jane dhenja e banesave me qira disa ditore turistave.Kjo sic pash dhe beharin qe shkoj pati nje rritje te madhe .Mendoje se eshte pozitive per te terhequr turiste vit pas viti qe ju perlqejne tarifat . Por ka dhe nje problem qe ndoshta ne te ardhmen do ta demtoje sic po demton Hotelerite . Vendosja e taksave te latra nga shteti .
Shpresoje, se K/M Rama, ka thithur eksperiencen Spanjolle e Portugeze , ajo Italjane nuk i pelqen ,do te kemi perseri nje tablo te njejte me vitin 2023 . Keshilloj te behen disa ndryshime si ne tarifat e vena dhe me percaktimin e zonave private, qe dominojne me shume se ato publike . Permirsimi i rrjetit urban e inter urban do te eliminoje allakatjet e turistave qe mbeten te pa kenaqur . Nje turisti te leviste nga qyteti ne zonat bregdetare i kerkonin mbi 100 euro . Kjo eshte cmenduri qe do ti largoje turistat ne te ardhmen .
Do me thene, Kosova me 2,5 milione banore, na ka derguar 4,4 milione turiste. Me siguri llogariten dhe ardhjet e te shtunave deri ne Kukes apo Bajram Curri per te pire ndonje kafe.