Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BIRN: Shtatë vit pas miratimit, ligji i dekriminalizimit dështoi t’i ‘pastronte’ partitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > BIRN: Shtatë vit pas miratimit, ligji i dekriminalizimit dështoi t’i ‘pastronte’ partitë
AktualitetPolitike

BIRN: Shtatë vit pas miratimit, ligji i dekriminalizimit dështoi t’i ‘pastronte’ partitë

Published: January 6, 2023
Shpërndaje

Rreth 7 vite pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, inkriminimi i politikës vazhdon të mbetet një fenomen që kërcënon demokracinë në Shqipëri, ndërkohë që partitë politike refuzuan të vetëpastrohen në kundërshtim me frymën e ligjit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nisi vitin 2023 me verifikimin e figurës së dy kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e prillit 2021; Agron Kapllanaj nga Partia Demokratike dhe Kleo Murataj nga Partia Social Demokrate.

Sipas ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, u ndalohet e drejta për t’u zgjedhur në funksionet publike të deputetit, kryetarit të bashkisë ose anëtarit të këshillit bashkiak personave me precedentë të mëparshëm penalë.

- Publicitet -

Verifikimi i thelluar i kryer nga Prokuroria ka nxjerrë në dritë dënime të hershme për të dy kandidatët.

Ish-kryetari i bashkisë së Mallakstrës dhe një figurë qendrore e PD-së në këtë qytet, Kapllanaj është favorit për të qenë sërish kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Prokurorisë, Kapllanaj është dënuar në vitin 2004 në Firence të Italisë me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë për veprën penale të vjedhjes.

Ndërsa Murataj që vjen nga radhët e partisë së Tom Doshit, një tjetër figurë e verifikuar në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës në vitin 1991 me 2 muaj riedukim për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Kapllanaj dhe Murataj nuk arritën të zgjidheshin deputetë, por vendimi i pritshëm i KQZ-së për verifikimin e figurës së tyre mund të ndikojë në karrierën e mëtejshme politike për ta.

Në raportimin në Kuvend për vitin 2021, KQZ deklaroi se ka kryer verifikime për 1841 kandidatë për deputetë dhe nga verifikimet rezultoi se 64 kandidatë kishin deklaruar dënime/masa/dëbime dhe 1 kandidat rezultoi me masë në fuqi. Gjithashtu, 42 kandidatë nuk i kishin deklaruar precedentët e tyre të mëparshëm, por sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezultojnë të dënuar.

KQZ theksoi gjithashtu problematikën me listat e këshilltarëve bashkiake, ku dhjetra kandidatë kanë dalë me rekorde kriminale, kanë refuzuar të plotësojnë formularin e dekriminalizimit ose janë dorëhequr, gjë që ka bërë që procesi i zëvendësimit të tyre të çojë në shterim të listave shumëemërore në disa bashki.

I miratuar në vitin 2015, ligji i njohur gjerësisht si ligji i dekriminalizimit erdhi si nevojë e pastrimit të politikës shqiptare nga personat me rekorde kriminale, por shtatë vjet më pas, ekspertët e shohin me dyshim suksesin e tij në vetëpastrimin e partive politike – çka synohej të ishte edhe qëllimi kryesor afatgjatë i këtij ligji.

Edhe pse qindra kandidatë apo zyrtarë të niveleve të ndryshme janë penalizuar për shkak të ligjit, Instituti i Studimeve Politike, ISP, – një think tank që monitoronin në vazhdimësi zbatimin e procesit të dekriminalizimit – vëren se partitë politike nuk i kanë përjashtuar këta zyrtarë nga radhët e tyre, duke ecur në kah të kundërt me frymën e ligjit.

“Fakti se edhe pas 7 vitesh vijojmë të kemi individë me rekorde kriminale në politikë, në ekzekutiv dhe në administratë, është tregues i mungesës së qartë të vullnetit politik nga parti që janë përgjegjëse në promovimin e tyre, tregues i nivelit të lartë të inkriminimit të jetës publike dhe politike, si dhe i dobësisë në mekanizmat e meritokracisë, promovimit dhe konkurrimit për postet publike,” tha drejtori ekzekutiv i ISP, Afrim Krasniqi.

Sipas Krasniqit, individët me rekorde kriminale të penalizuar për shkak të dekriminalizimit, u përfshinë në çdo fushatë në stafet elektorale të partive dhe sipas tij, e njëjta gjë rrezikon të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Vendimarrje të vonuara

Mekanizmat që ofron ligji i dekriminalizimit për parandalimin e futjes së elementëve të tillë në politikë krijojnë vonesa dhe nuk kanë efikasitetin e pritshëm.

Parandalimi u është besuar partive politike, të cilat mund të funksionojnë si filtër i parë në kryerjen e verifikimeve, gjë që sipas Krasniqit nuk është bërë zyrtarisht nga “PS, PD, LSI apo PSD”.

Dy institucionet përgjegjëse për të kaluar në sitë listat e partive, sa herë ka zgjedhje, janë KQZ dhe Prokuroria, të cilat vonojnë në vendimmarrje ose nuk janë efektive në procesin e verifikimit.

Kreu i ISP, Afrim Krasniqi thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mekanizmat e duhur, burimet njerëzore dhe as një metodikë efikase verifikimi të thelluar, të shpejtë dhe të besueshëm.

“Vendimmarrjet e KQZ janë të vonuara dhe proceduriale,” tha Krasniqi, duke sjellë në vëmendje faktin se verifikimet nuk kanë përfunduar ende për kandidatët e zgjedhjeve të vitit 2021.

Rol në këto vonesa ka edhe institucioni i Prokurorisë.

“Prokuroria nuk ka përgjegjësi vetëm të përgjigjet ndaj faktit publik, p.sh. kur një dokument dënimi del në publik, por të kryejë hetime kryesisht dhe mbi çdo raportim të medias ose aktorëve të tjerë publikë, gjë që nuk e ka bërë,” shtoi Krasniqi.

Si ilustrim, ai prezantoi një kërkese për verifikim që Instituti i Studimeve Politike i kishte dërguar Prokurorisë, por mori si përgjigje refuzimin me argumentin se verifikimi mund të kryhej vetëm me kërkesë të institucionit përgjegjës, ku zyrtari është vetë drejtues.

I pyetur se pse partitë politike nuk heqin dorë nga promovomi i elementëve kriminalë, Krasniqi, u përgjigj se: “kjo është metoda më me pak kosto për të siguruar vota dhe pushtet”. Për këtë, ai sjell disa shembuj se si futja e elementë të tillë në garë ndryshuan sjelljen elektorale dhe raportin elektoral në disa qytete të vendit.

Krasniqi iu referua Kavajës, e cila nga 60% vota për partitë e djathta, me një prurje nga kategoria e individëve të inkriminuar, ndryshoi raportet dhe fitoi dy mandate.

“E njëjta situatë në Vlorë, në Lezhë, në Elbasan, në Kukës, në Fier, dhe qartësisht edhe në Dibër, ku përmes së njëjtës praktikë abuzive u siguria fitorja e një partie inekzistente në mazhorancë,” shtoi ai.

Krasniqi beson se partitë mund të dekriminalizohen vetëm nëse parashihet penalizim ligjor për promovimin e kandidatëve të inkriminuar dhe penalizim për titullarin që bën emërime të këtyre personave.

Një sfidë tjetër mbetet transparenca me ligj e partive dhe strukturave të tyre, që të bëjnë publike CV-të e stafeve drejtuese në qendër dhe degët lokale si dhe të kryejnë verifikimet paraprake sipas ligjit./BIRN

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror
  • Mbappé vazhdon të shkruajë historinë, kalon Klosen dhe i afrohet Messit pas dopietës ndaj Suedisë

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?