Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bizneseve u rriten më tej kostot e prodhimit dhe ndërtimeve, ulen vetëm çmimet e importit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Bizneseve u rriten më tej kostot e prodhimit dhe ndërtimeve, ulen vetëm çmimet e importit
AktualitetEkonomi

Bizneseve u rriten më tej kostot e prodhimit dhe ndërtimeve, ulen vetëm çmimet e importit

Published: March 6, 2024
Shpërndaje

Bizneset prodhuese kanë vijuar të përballen si me rritje të kostove të prodhimit në tremujorin e katërt të 2023-t, ndonëse me ritme më të ngadalësuara se një vit më parë. E njëjta tendencë ka qenë dhe për subjektet ndërtuese. Ndërsa zhvlerësimi i euros dhe inflacioni më i ulët në Europë pakë ndikuar në rënien e çmimeve të importit.

Vijon rritja e kostove të ndërtimit

Kostot e ndërtimit kanë vijuar të rriten edhe në tremujorin e katërt 2023. Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2023 arriti 114,8 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë.

- Publicitet -

Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2023 është 4,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 7,0%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 9,0%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 4,5%, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 3,9% secili, “Shpenzime materiale” me 3,3% dhe “Shpenzime makinerie” me 1,5%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënoi rritjen më të lartë prej 4,4%, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” me 3,4% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 2,1%.

Prodhuesit përballen me kosto të larta
Krahas mungesës së fuqisë punëtore, bizneset po përballen dhe me rritje të vazhdueshme të kostove. Në tremujorin e katërt të vitit 2023, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 131,6 kundrejt vitit 2020. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 3,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 21,4%.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2022 rritja më e madhe e çmimeve prej 7,5% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet, “Industri nxjerrëse”, me 4,5%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,7% dhe “Industri përpunuese” me 1,5%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 5,8%, pasuar nga aktivitetet “Prodhimi i pijeve” me 4,5%, “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,4%, “Prodhimi i mobiljeve” me 3,4%, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 3,3%, etj. Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 4,7%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 3,3%, “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 3,2%, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,5%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shënoi rritje me 4,2%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 11,0%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 6,4%, “Industria Përpunuese” me 1,9% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shënoi rritje prej 1,1%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 14,0%, pasuar nga seksioni “Industria Përpunuese” me 1,1%. Nga ana tjetër, seksioni “Industri Nxjerrëse” ka shënuar ulje me 1,1%, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 1,0%.

Ulet indeksi i çmimeve të importit

Produktet e importit janë bërë më të lira. Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e katërt të vitit 2023, arriti 111,9 kundrejt vitit 2020 si periudha bazë, njoftoi INSTAT. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,5%, një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 6,7 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e katërt 2023, krahasuar me tremujorin e tretë 2023 është -0,4%.

Çmimet e importit të produkteve në seksionin “Industri nxjerrëse” shënuan një ulje me 3,6%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,0% dhe seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” me 2,1%. Gjithashtu, çmimet në seksionin “Industria përpunuese”, me peshën më të madhe prej 90,6%, shënuan një ulje prej 0,3%.

Brenda këtij seksioni ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 3,9%, pasuar nga “Prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure” me 3,2%, “Përpunimi i tekstileve” dhe “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,9% secili, “Prodhimi i produkteve të kauçukut dhe plastikës” me 2,8%, “Përpunimi i produkteve dhe preparateve farmaceutikë” me 1,8%, etj. Nga ana tjetër çmimet në aktivitetin “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” shënuan rritje me 3,1%.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prapaskenat e paktit Trump-Putin për naftën: Pse “The Telegraph” përmend edhe investitorët e Zvërnecit
  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. demo on Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  2. Tosi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  3. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. demo on Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  5. nastradini on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?