Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekuestrohet makina, 27-vjeçares i gjenden SMS, fliste çdo ditë me Haxhiun në burgun grek
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sekuestrohet makina, 27-vjeçares i gjenden SMS, fliste çdo ditë me Haxhiun në burgun grek
KronikeKryesore

Sekuestrohet makina, 27-vjeçares i gjenden SMS, fliste çdo ditë me Haxhiun në burgun grek

Published: October 2, 2023
Shpërndaje

Policia e Elbasanit, ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë GLK ngjyrë e zezë me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, kjo e fundit e dashura e të kërkuarit për vrasje, Laert Haxhiut.

Në bllokimin e mjetit kanë marë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë zbatuar urdhërin e tre prokurorëve të çështjes, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj

Pikërisht kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, 27-vjeçarja e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. Makina aktualisht ndodhet në ambjentet e policisë së Elbasanit.

- Publicitet -

Automjeti është survejuar disa herë nga agjentët e policisë së Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Laert Haxhiut, por në asnjë rast nuk ka sjellë asnjë rezultat.

Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpunëtori i Prokurorisë Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit.

Bashkëpunëtori ka treguar e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiun, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj.

“Ora News” mëson se në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.

Haxhiu nga burgu në Greqi ku ndodhet aktualisht thuajse çdo ditë ka folur me Klea Gjata që qëndronte në Tiranë dhe Lushnjë. Për t’u mbuluar rreth aktivitetit të saj, vajza kishte hapur një dyqan shitje rrobash në Lushnjë.

Të gjitha këto biseda të bërë në aplikacionin “Whats app” dhe aplikacione të tjera, janë në dorë të prokurorëve dhe administruar në dosjen hetimore, ku pritet që ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.

“…nga materiali hetimor i administruar rezulton se personi nën hetim Klea Gjata, ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të personit nën hetim, Laert Haxhiu, si dhe të personave të tjerë.

Nga ana e saj nuk është kryer asnjë veprim për kallëzimin e këtyre krimeve në organet kompetente. Rezulton se nga kqyrja e telefonit të sekuestruar kësaj shtetase, ajo ka komunikime me personin nën hetim Laert Haxhiu.

Po ashtu rezulton se Klea Gjata, ka lëvizur me të njëjtin automjet me këtë person nën hetim dhe ka pasur dijeni mbi faktin se ai ka qënë i armatosur. Klea Gjata, rezulton që ka qënë në të njëjtin automjet me Laert Haxhiun, në momentin kur kanë marrë në makinë autorin e këtyre veprave penale të quajtur Artan Tafani…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrasje pas mesnate në fshatin Bërxullë në Vorë
  • Misteri i Mojtaba Khameneit: A ishte ai figura e fshehur në funeral?
  • “Lawyers for Lawyers” dënojnë deklaratat e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani
  • Lindja e populizmit të shëndetshëm
  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Cinizëm me “5 yje”
  2. Ethem Lalaj on Cinizëm me “5 yje”
  3. Jeta on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Ptuptu on Cinizëm me “5 yje”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?