Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bora Muzhaqi i përgjigjet eurodeputetes gjermane, pasi nxorri email-in për Zvërnecin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Bora Muzhaqi i përgjigjet eurodeputetes gjermane, pasi nxorri email-in për Zvërnecin
Politike

Bora Muzhaqi i përgjigjet eurodeputetes gjermane, pasi nxorri email-in për Zvërnecin

Published: July 1, 2026
Shpërndaje

Deputetja socialiste Bora Muzhaqi ka reaguar ndaj eurodeputetes gjermane Jutta Paulus, pasi kjo e fundit publikoi në rrjetet e saj sociale një e-mail që ligjvënësit shqiptarë i kishin dërguar për rastin e Zvërnecit, në Parlamentin Europian.

Muzhaqi thotë se është i trishtueshëm fakti që eurodeputetja Jutta Paulus ka udhëtuar dje për në Shqipëri dhe i është bashkuar protestës nën zyrën e Edi Ramës, ndërkohë që asnjëherë më parë nuk e ka vizituar Shqipërinë.

“Është për të ardhur keq që një Anëtar i nderuar i Gjelbër i Parlamentit Europian duhet të japë një shembull kaq të dobët: së pari, duke lëshuar një “sqarim” pa ofruar asnjë falje për një pasaktësi të konsiderueshme faktike, dhe së dyti, duke pretenduar se ne në një farë mënyre jua kemi paraqitur gabim situatën.

- Publicitet -

Të udhëtosh për të protestuar në një vend që nuk e ke vizituar kurrë më parë, duke akuzuar qeverinë e tij për gjëra që janë thjesht të pavërteta, dhe pastaj ta trajtosh refuzimin tënd për t’u angazhuar me informacionin faktik të përmbajtur në emailin tonë si një medalje nderi nën sloganin “Ligji Europian nuk është në shitje” është, sinqerisht, një gabim mjaft i trishtueshëm në gjykim dhe stil politik”, shkruan deputetja Bora Muzaqi.

Deputetja socialiste thekson se ajo dhe Taulant Balla në asnjë moment nuk ju ka kërkuar eurodeputetëve që të votonin kundër mbrojtjes së mjedisit, por të mos mbështesnin amendamentet e bazuara në pretendime që nuk korrespondonin me faktet.

“Debati demokratik ndërtohet mbi fakte, jo mbi narrativa që nxisin propagandën kundër të tjerëve Shpresoj sinqerisht që ky shkëmbim t’ju inkurajojë të rishqyrtoni marrëdhënien tuaj me të vërtetën e këtij rasti dhe të ndaloni së zhvilluari betejën mjaft absurde kundër vetë fakteve”, thotë Bora Muzhaqi.

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus në publikimin e saj të sotëm, thotë se Bora Muzhaqi dhe Taulant Balla pak para votimit për Raportin e Shqipërisë 2025, i kanë dërguar asaj dhe disa eurodeputetëve të tjerë, një letër për rastin e Zvërnecit.

“Në letrën e tyre, ata na kërkuan shprehimisht ne, eurodeputetëve, të mos i mbështesnim Amendamentet 4 dhe 17. Të dy deputetët pretenduan se amendamentet ishin bazuar në një fushatë dezinformimi dhe paraqitën në mënyrë të shtrembër situatën rreth projektit kontrovers në Zvërnec”, shkruan eurodeputetja.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    July 1, 2026 at 3:18 pm

    Eurodeputetet erdhen i pane Amendamentet ne Zvernec,moj kalastre katundare,Bora Muzhaqi.
    Fshati qe duket nuk do kallauz.

    Reply
  • Anonymous says:
    July 2, 2026 at 5:50 am

    Degjova per nje euro deputete me mbiemrin Paulus. Mos ka ndonje lidhje me mareshalin Von Paulus, heroin E luftes se dyte boterore?

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    July 2, 2026 at 5:53 am

    Nje eurodepaauete me mbiemrin Paulus. Mos ka lidhje me heroin e luftes se dyte boterore, mareshalin Von Paulus?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  • Katër të plagosur nga zjarri në një skaf në Porto Palermo, dy në gjendje të rëndë
  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve

Komentet e Fundit

  1. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  2. K R on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  3. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  4. Dritan on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  5. demo on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?