Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Borrell në OKB: Të jesh neutral do të thotë të mbash anën e agresorit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Borrell në OKB: Të jesh neutral do të thotë të mbash anën e agresorit
AktualitetBote

Borrell në OKB: Të jesh neutral do të thotë të mbash anën e agresorit

Published: June 17, 2022
Shpërndaje

Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell ka folur në Këshillin e Sigurimit në OKB se bota ka nevojë që këshilli të jetë në gjendje të marrë vendime dhe të mbrojë njerëzit jeta e të cilëve varet nga ai.

Duke u ndalur te lufta në Ukrainë, Borrell deklaroi se ajo nuk është vetëm një luftë europiane por sulm mbi themelet e OKB-së dhe këshillit të sigurimit.

“Karta e OKB-së i ka besuar këtij Këshilli ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Pra, të ulesh në Këshillin e Sigurimit është një përgjegjësi e madhe. Bota ka nevojë që ky Këshill të jetë në gjendje të marrë vendime dhe të mbrojë njerëzit, jeta e të cilëve varet nga ai.

- Publicitet -

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka ardhur në krye të këtyre problemeve strukturore dhe i ka përforcuar ato. Ajo ka lënë tashmë dhjetëra mijëra të vdekur dhe mbi 5 milionë refugjatë – kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lufta zhvillohet në Evropë, por kjo nuk është një luftë evropiane. Ky është një sulm mbi themelet e OKB-së dhe këtij Këshilli të Sigurimit, nga një anëtar i përhershëm i Këshillit”, tha Borrell.

Ai nënvizoi se është e pamundur të mendosh se tensionet e sigurisë nuk do të ndikojnë në ekonomi duke shtuar se ajo ka përkeqësuar krizën globale të ushqimit dhe energjisë.

“Në një botë të globalizuar, nuk ka “të largët”. Gjithçka është afër të gjithëve. Një luftë ose një krizë e madhe sigurie në një rajon prek të gjithë. Është gjithashtu e pamundur të ‘ndash’, të mendosh se tensionet e sigurisë nuk do të ndikojnë në ekonomi. Ne mund ta shohim atë nga valët tronditëse që lufta e Rusisë kundër Ukrainës po dërgon në mbarë botën, duke përkeqësuar një krizë globale të ushqimit dhe energjisë.

BE-ja është plotësisht e mobilizuar për ta mbajtur Ukrainën ekonomikisht në këmbë dhe ushtarakisht të aftë për të mbrojtur popullin e saj, integritetin e saj territorial dhe demokracinë e saj. Dhe ne i bëjmë thirrje çdo anëtari të OKB-së, i madh e i vogël, të ndihmojë Ukrainën duke bërë të njëjtën gjë.

Përballë agresionit, askush nuk mund të jetë neutral. Të jesh neutral në këtë rast do të thotë të jesh në anën e agresorit. Askush nuk mund të jetojë i sigurt në një botë ku përdorimi i paligjshëm i forcës normalizohet ose tolerohet”, deklaroi ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?