Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Borrell u kujton përsëri ‘kërbaçin’ Kosovës dhe Serbisë: Masa politike dhe ekonomike nëse situata nuk shtensionohet!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Borrell u kujton përsëri ‘kërbaçin’ Kosovës dhe Serbisë: Masa politike dhe ekonomike nëse situata nuk shtensionohet!
KosovëRajoni

Borrell u kujton përsëri ‘kërbaçin’ Kosovës dhe Serbisë: Masa politike dhe ekonomike nëse situata nuk shtensionohet!

Published: June 26, 2023
Shpërndaje

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, konfirmoi gatishmërinë e vendeve anëtare të bllokut evropian për të ndërmarrë masa të reja të mëtejshme, nëse nuk ka përparim në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës, veçanërisht sa i përket organizimit të zgjedhjeve të reja në katër komunat në këtë zonë.

“Vetëm ato [shtete anëtare] mund ta bëjnë këtë gjë. Masat do të godasin aspektet politike dhe ekonomike të marrëdhënieve tona. Dhe si ta bëjmë atë? Ne po punojmë në mënyrë shumë të strukturuar dhe do të fillojmë të shikojmë se çfarë masash mund të merren në rast se përfundimisht nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve”, tha Borrell pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Në agjendën e këtij takimi ishte edhe Kosova dhe Serbia, pas rritjes së tensioneve muajve të fundit në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. BE tashmë po zbaton një seri masash ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për shkak të hezitimit të këtij të fundit të që përfillë kërkesat evropiane ku përshihen: largimi i njësive speciale të policisë nga objektet komunale, largimi i kryetarëve të komunave dhe që ata të kryejnë punën nga lokacione alternative dhe shpallja e zgjedhjeve të reja.

- Publicitet -

“Dhe që gjithçka të jetë në rregull, duhet të kemi zgjedhje. Jemi dakord që zgjedhjet duhet të bëhen. Ne ramë dakord që nuk mund të kemi përgjithmonë kryetar komunash në zyra që mbrohen nga trupat e NATO-s, që kanë fituar 2 ose 3 për qind të votave [në zgjedhjet lokale të 23 prillit]. Kjo nuk është një zgjidhje e qëndrueshme. Pra, nëse kjo nuk është e qëndrueshme, duhet të zëvendësohet me një zgjidhje tjetër. Dhe zgjidhja tjetër mund të vijë vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Dhe këtë duhet të bëjnë të dyja palët: zgjedhje me pjesëmarrjen e serbëve, sepse përndryshe do të kemi të njëjtën situatë sikur sot”, nënvizoi Borrell.

Borrell la të kuptohet se ambasadorët e shteteve anëtare së shpejti do të fillojnë të diskutojnë për masat e reja në rast se nuk arrihet një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve të reja. Zyrtari evropian porositi se këto masa janë të përkohshme dhe të kthyeshme.

Borrell ka raportuar para ministrave të Jashtëm të BE-së lidhje me takimin urgjent krize të cilin ai e organizoi më 22 qershor ne Bruksel me bartësit e dialogut nga Kosova dhe Serbia.

Ai pranoi se pala evropiane propozoi një “rrugë të balancuar për daljen nga kriza”, por se takimi nuk prodhoi rezultate. Në emër të shteteve anëtare të BE-së, Borrell përshëndeti lirimin e tre policëve të Kosovës që po mbaheshin në paraburgim në Serbi. Bashkimi Evropian ka pritur se do të ketë ulje të tensioneve pas takimeve të fundit që Borrelli ka pasur me dy liderët në Bruksel, një javë më parë. /REL/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?