Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Bota është në rrezik të madh”/ Shefi i OKB-së jep mesazhin për kohët e vështira që priten për planetin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Bota është në rrezik të madh”/ Shefi i OKB-së jep mesazhin për kohët e vështira që priten për planetin
AktualitetBote

“Bota është në rrezik të madh”/ Shefi i OKB-së jep mesazhin për kohët e vështira që priten për planetin

Published: September 21, 2022
Shpërndaje

“Bota është në rrezik të madh dhe e paralizuar”, me këtë deklaratë tronditëse e hapi të martën sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Mesazh ky i paraprirë edhe në një video-mesazh të shkurtër nga ish shefi i komunikimit në fondacionin e OKB-së, Rajesh Mirchandani që tregon parimet që qëndrojnë në themel: Fjalë dhe jo armë.

Me hapjen e Asamblesë, Guterres u ra kambanave të alarmit për krizat e shumta globale, në organizmin e jashtëzakonshëm, të liderëve të botërorë, që nuk mblidheshin fizikisht që prej rënies së pandemisë e aq me tepër kur një luftë e madhe po zhvillohet në Ukrainë prej 7 muajsh.

- Publicitet -

“Ndarjet po thellohen më shumë, pabarazitë janë duke u zgjeruar, sfidat po përhapen, ne kemi nevojë për shpresë… kemi nevojë për veprim”, tha ai.

“Shihni këtë anije që transmetoi grurin ukrainas. Ajo lundroi në Detin e Zi me flamurin e OKB-së të valëvitur lart dhe krenar. Në thelb, kjo anije është një simbol i asaj që bota mund të arrijë kur ne veprojmë së bashku. Ukraina dhe Federata Ruse, me mbështetjen e Turqisë, u bashkuan për ta realizuar atë, pavarësisht kolektiviteteve të mëdha, kundërshtive dhe madje ferrit të luftës. Kjo është diplomaci shumëpalëshe në veprim”, tha Guterres.

Duke paraqitur Raportin e tij Vjetor për Punën e Organizatës, Sekretari i Përgjithshëm tha:

“Të mos kemi iluzione. Jemi në det të trazuar. Një dimër i pakënaqësisë globale është në horizont. Një krizë e kostos së jetesës është duke u ndezur. Besimi po shembet. Planeti ynë po digjet. Njerëzit po lëndohen, me vuajtjet më të prekshme. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe idealet që ajo përfaqëson janë në rrezik”, u shpreh Guterres.

Shefi i OKB-së foli për luftën në Ukrainë, urgjencën klimatike, situatën e rëndë financiare të vendeve në zhvillim dhe hapat pas në objektivat e OKB-së si eliminimi i varfërisë ekstreme dhe arsimi cilësor për të gjithë fëmijët.

Ai tha se përçarjet politike po zhvlerësonin punën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ligjin ndërkombëtar, besimin e njerëzve në institucionet demokratike dhe të gjitha format e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Realiteti është se ne jetojmë në një botë ku logjika e bashkëpunimit dhe dialogut është e vetmja rrugë përpara. Ne kemi nevojë për një koalicion të atillë, i cili duhet të kapërcejë ndarjet dhe të veprojë së bashku, duke filluar me forcimin e misionit thelbësor të Kombeve të Bashkuara, arritjen dhe ruajtjen e paqes. Ne po shohim kërcënimin e ndarjeve të rrezikshme midis Perëndimit dhe Jugut”, shtoi më tej ai.

“Le të zhvillojmë zgjidhje të përbashkëta për problemet e përbashkëta, të bazuara në vullnetin e mirë, besimin dhe të drejtat e përbashkëta nga çdo qenie njerëzore. Le të punojmë si një, si koalicion i botës, si kombe të bashkuara”, përfundoi Guterres fjalimin e tij.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben.T says:
    September 21, 2022 at 6:57 pm

    1. I duruari i fituari.

    2. Kaosi na vete shkatrron.

    3. Nuk duhet te meret si problem personal.

    4. Perfshin te gjithe planetin.

    5. Kerkon strategji te perbashket per tu zgjidhur.

    Reply
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    September 21, 2022 at 7:03 pm

    imperializmi shkaktari i të gjithë luftrave dhe krizave

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?