Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bota pret Vitin e Ri, mes fishekzjarreve të festës, plumbave të luftës dhe kërcënimeve për sulme terroriste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Bota pret Vitin e Ri, mes fishekzjarreve të festës, plumbave të luftës dhe kërcënimeve për sulme terroriste
BoteLajmi i fundit

Bota pret Vitin e Ri, mes fishekzjarreve të festës, plumbave të luftës dhe kërcënimeve për sulme terroriste

Published: December 31, 2023
Shpërndaje

Sidnei në Australi dhe Oklandi në Zelandën e Re, ishin ndër qytetet e para të mëdha në botë që pritën vitin e ri 2024, me brohoritje dhe shfaqje spektakolare fishekzjarresh.

Në Okland, njerëzit e mbledhur për të festuar në qytetin me 1.7 milionë banorë brohoritën në mesnatë dhe ndoqën fishekzjarret pranë kullës më të lartë të vendit, Sky Toëer.

Më shumë se 1 milion njerëz – një numër i barabartë me një në pesë banorë të Sidneit – ndoqën fishekzjarret nga bregu dhe nga varkat në port.

- Publicitet -

Luftrat e vazhdueshme në Ukrainë dhe Gazë, dhe tensionet e rritura në pjesë të botës, po ndikojnë tek pritja e Vitit të Ri në mënyra të ndryshme.

Shumë qytete po vendosin masa shtesë sigurie dhe disa vende i anuluan festimet për Vitin e Ri.

Në Vatikan, Papa Françesku kujtoi vitin 2023 si një vit të shënuar mes vuajtjeve të kohës së luftës.

Gjatë bekimit të tij tradicional të së dielës nga një dritare me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, ai u lut për “popullin e vuajtur ukrainas dhe popullsinë palestineze dhe izraelite, popullin sudanez dhe shumë të tjerë”.

Në Japoni, kambanat e tempujve ranë në të gjithë vendin ndërsa njerëzit u mblodhën në faltore dhe tempuj për të mirëpritur vitin e ri.

Në qytetin e Nju Jorkut, zyrtarët dhe organizatorët e festës thanë se ishin të përgatitur për të garantuar sigurinë e dhjetëra mijëra vizitorëve që pritet të mbushin Times Square në zemër të Manhatanit.

Mes protestave pothuajse të përditshme të ndezura nga lufta Izrael-Hamas në Gaza, policia e qytetit të Nju Jorkut tha se do të zgjeronte perimetrin e sigurisë rreth festës, për të shmangur demonstratat e mundshme.

Siguria është rritur edhe në qytetet evropiane. Në Francë, 90,000 forca policore u vendosën për të garantuar sigurinë, tha të premten shefja e zbulimit Céline Berthon. Prej tyre, 6,000 do të jenë në Paris, ku ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se mbi 1.5 milion njerëz pritet të marrin pjesë në festimet në Champs-Elysees.

Ai tha se ekzistonte një “kërcënim shumë të lartë terrorist” pjesërisht për shkak të luftës Izrael-Hamas.

Në Berlin, rreth 4500 oficerë policie pritet të ruajnë rendin dhe të shmangin trazirat si një vit më parë.

Në Rusi, veprimet ushtarake të vendit në Ukrainë kanë lënë në hije festimet e fundvitit. Fishekzjarret dhe koncerti i zakonshëm në Sheshin e Kuq të Moskës u anuluan ashtu si vitin e kaluar.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperatura të larta, sot arrijnë deri në 35°C
  • Bjellorusia ndërton në heshtje një bazë të dhënash me ADN-në e disidentëve
  • Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  • Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  • Emër i ri për një premtim të vjetër

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  2. demo on Vjedhja e kryeveprës së Rilindjes nga muzeu siçilian po i lë hetuesit pa fjalë
  3. edi rama - Fjale e Rrene on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. vlonjati on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?