Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
KronikeLajmi i fundit

Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook

Published: July 1, 2025
Shpërndaje

Prej të hënës, në Facebook po qarkullon një video e krijuar me ndihmën e aplikacioneve që përdorin Inteligjencën Artificiale, e cila keqpërdor imazhin e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe të gazetarit Blendi Fevziu.

Në videon e manipuluar, Fevziu shfaqet duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet pozitive të një kremi, i cili premton të shërojë një listë të gjatë sëmundjesh.

Sigurisht, asgjë nga ato që thuhet në këtë video nuk është e vërtetë.

- Publicitet -

I kontaktuar nga BIRN, doktor Brataj tha se ishte i shqetësuar, pasi materiale të tilla mashtruese qarkullojnë prej muajsh në rrjetet sociale.

“Është shqetësim sidomos për pacientë që vijnë deri në QKUM [Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore] për të kërkuar trajtim,” tha Brataj, duke shtuar se “është një problem shumë i madh”.

Ai shtoi se çdo ditë iu përgjigjet qytetarëve të shqetësuar që i shkruajnë në rrjetet sociale dhe se i ka raportuar disa herë këto postime tek Facebook. Megjithatë, përpjekjet e tij nuk kanë ndalur shpërndarjen e videove, edhe pse ka vënë në lëvizje edhe sektorin kundër krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.

“Është shumë shqetësuese, sepse njerëzit u besojnë këtyre videove,” shpjegoi Brataj.

“Më erdhi para disa ditësh, në mes të vapës, një burrë nga Lezha, mbi 70 vjeç. Djali nga Italia ia kishte shpjeguar që ishte mashtrim, por ai këmbëngulte ta dëgjonte edhe nga unë,” tregoi ai.

Sipas tij, ekspertët i kanë bërë me dije se publikuesit e këtyre videove nuk ndodhen në Shqipëri.

Edhe gazetari Blendi Fevziu, drejtues i emisionit “Opinion” në TV Klan, shprehu shqetësim për videon që po qarkullon në Facebook dhe e cilësoi rastin si “skandaloz”.

“Është manipulim i pastër dhe i rrezikshëm, sepse mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve,” tha ai./BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?