Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brigada e parë sulmuese “Hero i Popullit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Brigada e parë sulmuese “Hero i Popullit”
Histori

Brigada e parë sulmuese “Hero i Popullit”

Published: August 15, 2023
Shpërndaje

Bashkim Qeli*

 

Konferenca e Parë e Vendit e PKSH (17 – 22 mars 1943), i kushtoi një vëmendje të veçantë, vënies në jetë të një prej detyrave të strategjisë së saj, për të luftuar kundër pushtuesit, krijimin e UNÇSH-së, si kusht i domosdoshëm për shndërrimin e luftës në kryengritje të përgjithshme të armatosur, për çlirimin e vendit. Për këtë Konferenca orientoi: “Të krijojmë prej njesive partizane vullnetare Ushtrinë Nacionalçlirimtare, të rregullt, e cila do të jetë fuqia e tmerrshme kundër okupatorit dhe garancia e sigurt dhe e fuqishme për çlirimin e popullit.” (PPSH Dok. Kryes. Vëll.I f. 141) Në verën e vitit 1943, me përmasat që kishte marrë Lufta Antifashistë Nacionalçlirimtare, ishin pjekur të gjitha kushtet për zabatimin e kësaj detyre.

- Publicitet -

Forcat partizane ishin rritur shumë. Në formacionet e rregullta partizane ishin mbi 10 000 luftëtarë të armatosur e të organizuar në 22 batalione dhe një numër të madh çetash partizane, dhe mbi 20 000 luftëtarë të tjerë të armatosur ishin në përbërje të çetave vullnetare territoriale në zonat e lira në të gjithë vendin. Organizimi dhe zhvillimi i luftë së armatosur, ishte i lidhur ngushtë me krijimin e organizimin e një ushtrie të rregullt revolucionare popullore. Vetëm me një ushtri të tillë, mund të kryeshin detyra të karakterit strategjik, si goditjet e njëpasnjëshme kundër pushtuesëve dhe çlirimin e vendit. Kjo situatë kërkonte  krijimin e një shtabi drejtues, për këtë në Konferencën e Labinotit më 10 Korrik  1943 u krijua Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së. SHP përpunoi një plan të detajuar për bashkimin gradual  të çetave, batalioneve dhe të grupeve partizane  në brigada sulmuese. Brigada, ndryshe nga çetat e batlionet, nuk do të ishte një repart krahine apo qarku, por njësi luftarake operative që do të drejtohej nga SHP, e cila do të vepronte në të gjithë territorin e vendit.

Për organizimin e UNÇSH –së  të rregullt, SHP  përcaktoi krijimin e Brigadave Sulmuese. “Formimi i brigadave  – udhëzonte Enver Hoxha – duhet të jetë preokupacioni më i madh në çështjet ushtarake,.. Brigada është formacioni i vërtet i ushtrisë sonë popullore, formacion që do të thëthijë pak nga pak të gjithë elementët e vendosur, të çetave e batalioneve sulmuese, për me mbrritë kësisoj në një ushtri  të vërtetë  dhe me shpirt luftarak, ashtu siç e duam ne.”  (E. H. vëll. 2. f.115)  Brigadat sulmuese porosiste SHP, të plotësohen me luftëtarë të zgjedhur nga të gjitha krahinat, “ata duhet të kenë këto cilësi, të kenë qënë anëtarë të çetave  sulmuese dhe territorial, të vednosur qind për qind për Luftë Nacionalçlirimtare, luftëtarë të palodhur dhe trima, të  kenë marrë pjesë në aksione , të bindur dhe të disiplinuar.” (Dok. SHP vëll. I.  f.75)  Duke mbajtur parasysh karakterin e luftës çlirimtare kundër pushtuesit, tradhëtarëve dhe përbërjen  shoqërore të partizaneve, ato u quajtën bridgada sulmuese.

Në fillim të gushtit 1943, në Vithkuq u vendos udhëheqia e Komittetit Qëndror të PKSH dhe Shtabi  i  Përgjithshëm.  Arsyea e vendosjes së Shtabit të Përgjithshëm  në Vithkuq ishte ishte krijimi i Brigadës  I Sulmuese. Spiro Moisiu dhe Enver Hoxha treguan një kujdes të vaçantë,  që të zbatoheshin plotësisht udhëzimet e PKSH dhe Shtabit të Përgjithshëm, për formimin e këtij formacioni të parë të madh të UNÇSH-së.  Grupet e para të luftëtarëve erdhën në Vithkuq, në fund të korrikut. Luftëtarët  e parë erdhën nga qarku i Korçës  dhe më pas erdhën vullnetarët nga Elbasani, nga Berati, nga Vlora, nga Gjirokastra, Tepelena, ndërkohë erdhën e dhe vullnetar nga Dibra, , Kukësi, Tirana  dhe nga Shkodra. Ne fillim të gushtit u grumbulluan gjithësej  556  luftëtarë ndërmjet tyre ishin 10 vajza.

Organizimi i brigadës u bë më 10 gushtë.  Të gjithë partizanët u ndanë në katër batalione me nga 120 vetë, një kompani mortajash, një kompani kundërtanke dhe një  bateri artileri të lehtë. Për të drejtuar këtë njësi operative në  krye të saj u vendosën kuadro me përvojë, besnik të popullit dhe të aftë për të kryer sa më mirë detyrën e ngarkuar. Komandat i brigadës u caktua biri i Mallakastrës “ Heroi i Popullit”,  Komandanti legjendar si e ka cilësuar Enver Hoxha, Mehmet Shehu, një nga udhëheqësit e  shquar të luftës antifashiste, luftëtari e internacionalist në luftën e Spanjës, besnik i popullit shqiptar.  Komisar Politik u caktua “Heroi i Popullit” Tuk Jakova  nga Shkodra anëtar i KQ  të PKSH. Komandantët e Komisarët e batalioneve  u caktuan nga shokët më të mirë, të sprovuar në luftime, të përgatitur politikisht dhe besnikë ndaj vijës së partisë dhe popullit.

Përurimi i brigadës u bë më 15 gusht 1943, në fushën e Makërzës të Vithkuqit . Brigada ishte e rreshtuar në fushë dhe priste udhëheqjen e PKSH dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Shtabi i qarkut Korçë kishte marrë masa dhe të mbyllte të gjitha rrugët e mundshmë të afrimit për në Vithkuq. Në ora 10. 00 erdhi udhëheqia e lartë e Partisë dhe SHP.  Ceremonia u hap me himnin e Flamurit. Më pas Komandanti  brigadës Mehmet Shehu i paraqiti forcën Komandantit e Komisarit  të SHP. Më pas Komandanit i Shtabit të Përgjithshëm Major Spiro Moisiu përshëndeti  efektivin e brigadës dhe i dorëzoi flamurin luftarak të brigadës ku shkruhej: “Brigada  I  e  UNÇSH”  “ Ju dorëzoj këtë flamur në emër të Shtabit të Përgjithshëm dhe kam porosi prej tij,  t’ju them që të mos e lini kurrë të bjerë në duart e armikut, por ta ngrini gjithmonë lart e ta çoni nga fitorja në fitore.”( Historiku I BrIS,f. 19)

Më pas brigadën e përshëndeti edhe Enver Hoxha, i cili i vuri detyrë brigadës të behej shëmbull për të gjithe ushtrinë partizane  dhe e mbaroi  përshëndetjen  me këto fjalë : “Behuni tmerr për armikun dhe shpresë për popullin”  Në emër të efektivit të partizanëve të brigadës Komandanti Mehmet Shehu iu përgjegj : “Betohemi se do ta bëjme Brigadën  I  tmerr për armikun dhe shpresë për popullin, do hidhemi nga aksioni në aksion dhe do të korrim fitore pas fitoreje, do t’u japim grusht pas grushti okupatorëve dhe tradhtarëve të popullit tonë.”( Historiku I BrIS, f. 19)

***

Rruga luftarake e Bigadës  I Sulmuese filloi, mbas 10 ditësh nga prurim i saj në luftën e Vithkuqit, ku ajo përballoi një mësymje të fuqishme të forcave italiane prej 10 000 forcash dhe bashkëpunëtorët e tyre të zonës së Korçë – Kolonjë. Në këtë betejë, që u përballua me sukses spikatën aftësit drejtuese komandantit  të saj, i cili veproi me nisëm, mbylli drejtimet e ardhjes së armikut dhe i vuri në pozita të vështira forcat fashiste italiane të cilat pësuan humbje të shumta në forca e mjete.  Betejën e parë brigada e fitoi dhe doli më fortë. Më pas ajo marshoi për të kryer detyrat që i ngarkoi SHP. Ajo çliroi Mokrën nga forcat tradhtare  dhe sulmoi Pogradecin ku ishin forcat italiane.  Mbas këtyre veprimeve, brigada goditi forcat gjermane në rrugë kalimin Ebasan – Tiranë, goditi dhe asgjesoi forcat tradhëtare të Xhafer Balit në Dumre  dhe shparatlloi forcat balliste në Lushnje.

Mbasi  realizoi detyrat e marra, brigada, mori urdhër nga SHP  të kalonte në Berat dhe Mallakstër për të ndihmuar banorët e kësaj zone nga një sulm i armikut. Forcat gjermane kur morën lajmin se në Mallakastër ishin forcat e Bigadës I Sulmuese, dërguan forca të shumta për ta asgjesuar . Komanda gjermane parashikoi të sulminte nga  drejtimet Beratit,  nga Patosi, nga Cakrani, nga Vlora dhe nga  Rabia ta rrethonte e ta agjesonte brigadën në  Mallakastër . Por aftësia dhe vlerësimi i drejt i situatës nga Mehmet Shehu, mundësoi manovrimin e forcave të brigadës për t’i shpëtur  rrethimit e asgjesimit. Ai organizoi pritën e Symizës me një pjesë të forcave ku i shkaktoi humbje të shumta gjermanëve dhe forcat kryesore vazhduan marshimn për të kaluar Vjosën në Kalivaç, për të mbritur  në Kurvelesh dhe në krahinën e Lumit të Vlorës.

Gjermanët  dhe  bashkëpunëtorët e tyre dërguan forca të shumta në krahinën e Vlorës për ta asgjesuar brigadën. Brigada në bashkëveprim me forca e Zonës  I Opertive  përballuan me sukses sulmet e armikut duke i shkaktura humbje të shumta forcave gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre.  Ndërkohë forcat gjermane të mbështetura nga 10 000 forca balliste, ndërmorën Operacioni e Dimrit 1943 – 1944. me qëllim që të rrethonin  dhe të sagjesonin Brigadën e I dhe forcat partizane në këtë zonë. Brigade manovroi në zonën Kurveleshit – Tepelenë  – Zagori – Përmet – Dëshnicë dhe Skarapar dhe kudo ajo zhvilloi luftime të ashpra dhe u shkaktoi humbje të shumat forcave gjermane e tradhëtarëve.  Ndër kohë ajo sulmoi forcat Ballit Kombëtar në Tomorricë, Gorë,  Opar  dhe Mokër.

Në shkurt 1944 ajo morri urdhër për të shpëtuar Shtabin e Përgjithshëm që ishte rrethuar në zonën e Çermenikës në Elbasan.  Brigada me tre batalione me në krye Mehmet Shehun manovroi në zonën e Shqipërisë së Mesme për t’i ardhur në ndihmë SHP dhe udhëheqjes së PKSH. Përsëri sipikati aftësi dhe gjenialiteti i komandanti të Brigadës I Silmuse, i cili i udhëhoqi  këto forca nëpër zona të pakalueshme, në kushtet e këqia atmosferike dhe u krijoi kushte të favorshme Shtabit të Përgjithshëm, për të dalë nga zona e rrethimit. Ndërkohë dy batalionet e tjerë me në krye Komisarin Tuk Jakova rrethuna e shpartalluan  500 forcat ballistë të komanduar nga Haki Blloshimi në Mokër. Ky marshim heroik i Brigadës I Sulmuese, bëri bujë të madhe në të gjithë vendin. Më pas Br1S ndërmorri  veprime për të spastruar zonën e Librazhdit nga forcatalliste të zonës.

Brigada I vazhdoi veprimet për spastrimin e forcave balliste në krahinënë e Librazhdit. Në prill 1944, ajo në bashkëveprimi me Br4S, sulmoi dhe çliroi qytetin e Pogradecit. Ndërkohë morri urdhër që  të mbyllte rrugët e drejtimet e mundshme  nga Elbasani dhe Librazhdi, që të çonin në Përmet ku  më 24 Maj do të zhvillonte punimet Kongresi i Përmetit.  Më 28 maj formohet DIS i UNÇSH. BrIS futet në përbërje të  D1S. Në përbërje të DIS, Brigada e Parë, i bëri një sërë luftimesh, kundër forcave gjermane dhe bashkëpunëtorëve  të  tyre në  Vërçë, Sulovë, Luftimet te Qafa e Gjarpërit Gurin in Prerë, Moglicë dhe në Shëmbërdhenj. Më 28 maj KP dhe SHP i UNÇSH lëshuan urdhërin për kalimin e forcave përtizane në mësymje të përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Por ky urdhër u shty për më von,ë spse Komanda gjermane ndërmori Opëracioni e Qershorit me qëllim të rrethonin dhe asgjesonin forcate DIS dhe ato partizane në jugë të vendit. Brigada duke zbatur taktikën e luftës partizane përballoi me sukses sulmet e fuqishme të forcave gjermane dhe tradhëtarëve të vendit  dhe krijoi kushtet për kalimin  e Lumit Shkumbin, duke filluar mësymjen e Përgjithshme të UNÇSH për çliriminm e Shipërisë Mesme. Në këto luftime, BrIS mbajti peshën kryesore të luftimeve, duke korrur fitore të një pasnjëshm,e bëri të mundur dështimin e operacionit armik të Qershorit. Në luftimet për çlirimin e Shqipërisë së Mesme dhe në atë të Veriut BrIS në përbërje të DIS, plotësoi të gjitha detyrat që i ngakoi KP e SHP i ushtrisë. Ajo morri pjesë ne luftimet në Çermenikë,  Mat,  Zerqan, Peshkopi, Dibrën e Madhe, Prezë  dhe Krujë.

Më  24 gusht 1944, SHP e KP,  urdhëronte Komandën e KIS që;-“Forcat duhet të jenë gati, që me urdhërin e parë të sulmojnë qytetet.”  (Dok.SHP e KP të UNÇSH, vëll. 2. f. 130) Sipas këtij urdhëri forcave të  DIS iu ngrakua, që ti vendoste forcat në zonën Krujë – Tiranë – Elbasan me detyrë që të bënin përnjohjen e terrenit, të kryenin zbulimin e forcave gjrmane dhe të qëndornin në gatishmëri për mësymjen vendimtare në Tiranë.  Forcat e BrIS u vendosën në pjesën verilindore, veriore dhe veriperndimore të Tiranë me detyrë që të mbanin nën godtije njëpasnjëshme forcat gjermane të disllokuar në Tiranë. Kryesisht sulmet kryheshin me tu errësuar nga shumë drejtime  me qëllim zbulimi të mbrojtjes gjermane, deri në mbritjen e focave të tjera, për të filluar mësymjen e përgjithshme për çlirimin e Tiranës.

Veprimet luftarake do të kryeshin në tri faza, , faza pëgatitore( 10.09 deri 28.10 ),  faza e parë 29 tëtor – 10 nëntor dhe faza pëfundimtare 11 nëntor – 17 nëntor. Forcat e BrIS mbajtën peshën kryesor të luftimeve në opercionin mësymës për çlirimin e Tiranës. Në veprimet luftarke mësymës për çlirimin e Tiranës, spikati drejtimi i pandërprerë i veprimeve sulmuese, mbajtja e nismës në dorën e forcave partizane  për të mos i dhënë mundësi armikut që të kundërvepronte. Gjatë luftimeve u krijuanjë Shtab Operativ për drejtimin e luftimeve. Në krye të shtabit u vendos Mehmet Shehu dhe kur situate ndryshoi me ardhjen e njën kolone gjermane  me 3000 forca, nga drejtimi Korçë – Elbasan – Tiranë e cila me një pjesë të forcave do të vinte në Tiranë që të bashkoheshin me forcat e tjera gjermane dhe të marshonin për në drejtim të Shkodrës.  Ndryshimi  i situatës kërkonte një vendim të shpejt e të drejt, për këtë Mehmet Shehu si komandat i Shtabit Operativ tha :- “T’u besojmë këmbëve të korrierit apo antenave të radios do të jetë vonë” . Ai vendosi, që të ndryshoj goditjen kryesore nga Tirana , në drejtimin e ardhjes së kolonës gjermane  në  Qafë Kërab.  Kjo nismë mundësoi asgjesimin e kolonës  gjermane në pritën e Mushqetas në bashkëveprim me forcat ajërore aleate dhe krijoi kushte të favorshme për çlirimin nëntor më 17 nëntor 1944.

Brigada I Sulmuese i kreu të gjitha dertyart që ju ngarkuan nga SHP dhe KP e UNÇSH dhe këtë ë tregojnë shifrat e mëposhtme, nga rradhët e brigatës ranë në fushën e betjës 272 dëshmorë, të plagosur 730 vetë, Ajo ka asgjesuar rreth 6500 italian e gjerman.  Kanë kaluar 80 vjet nga 15 gushti i 1943 kur u formua BrIS  e UNÇSH.  Jeta dhe lufta e Brigatës I, përbën një pjesë të vogël atë asaj lufte madhështore, që bëri populli shqiptar nën udhëheqjene PKSH dhe KP  Enver Hoxha. BrIS lindi, u rit  dhe mësoi të luftoj  gjatë luftës,  sikurse të gjitha brigadat e tjera partizane. Sot disa pinjollë të bashkëpuntorëve të fashistëve edhe disa pseudo historian dhe analist mundohen të hedhin baltë mbi LANÇ-in, brigadat partizane dhe komandantët që i drejtuan këto brigade, por dielli nuk mbulohet me shoshë thotë populli. Ata atakoin figurën e Mehmet Shehut për disa qëndrime sektare por në tëvërtet ata godasin Luftën nacionalçlirimtare. LANÇ  dhe ata, që drejtuan UNÇSH në luftën kundër pushtuesëve nazifashist për çlirimin e vendit, historia e tyre është e shkruar me gërma të arta në altarin e historisë sonë kombëtare. Sa më shumë që ti  baltosin aq më lartë ngrihen,  ata dhe partizanët  që bënë luftë, dhe ajo epope e lavdishme e popullit shqiptar. Dhe sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë del  në pah roli dhe rëndësia e krijimit të BrIS,  aq më shumë do të kujtohen, ata partizanë që formuan atë brigadë dhe më lavdishme bëhët historia e saj, aq më madhështore behet historia e saj për çlirimin e vendit dhe të sigurisë  së vendit, po aq më shume ngrihet lavdia e komandës, shtabit, dhe kuadrove dhe parizanëve të kësaj Brigate “ Heroinë e Popullit”.

 

*Studiues

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?