Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brigada e Parë Sulmuese Partizane, 15 gusht 1943
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Brigada e Parë Sulmuese Partizane, 15 gusht 1943
Histori

Brigada e Parë Sulmuese Partizane, 15 gusht 1943

Published: August 15, 2026
Shpërndaje

Nga Dilaver Goxhaj

Organizimi për krijimin e Br. 1 S. filloi më 10 gusht 1943. Si vend për grumbullimin e partizanëve dhe për organizimin e Brigadës Parë u zgjodh Vithkuqi, 20 km në jugperëndim të Korçës, në një lartësi prej më tepër se 1.000 metra. Nga tri anët është i rrethuar prej malesh të lartë. Malet dhe kodrinat rreth fshatit përbënin një mbrojtje si një vend I përshtatshëm për organizimin e Brigadës Parë. Vithkuqi atëherë kishte rreth 200 shtëpi, ka qenë një nga vatrat e para dhe të shëndosha të Lëvizjes Nacional – Çlirimtare në qarkun e Korçës. Në prill 1943 fshati u ndëshkua ashpër nga autoritetet ushtarake e civile fashiste.

Ndërsa në fillim të Gushtit 1943 në Vithkuq u vendos Komiteti Qëndror i PKSH-së dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional – Çlirimtare që ishte krijua më 10 Korrik 1943 në Labinot të Elbasanit.

- Publicitet -

Një nga arsyet kryesore të ardhjes së Shtabit të Përgjithshëm në Vithkuq ka qenë krijimi i të parës Brigadë Partizane, njësia më e madhe e nivelit taktik.

Grupet e para të luftëtarëve për Brigadën arritën në Vithkuq që nga fundi i Korrikut. Vullnetarët erdhën nga batalionet e qarqeve të Korçës, Gjirokastrës, Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Beratit, Shkodra, Dibrës dhe Kuksit, ngaqë do të ishte formacioni i pare luftarak i nivelit më të madh taktik, bragada e parë partizane, dhe si dhe ngaqë duhej të përbëhej me efektiv nga e gjithë Shqipëria, se kjo njësi taktike, do të ishte bërthama e Ushtrisë së Rregullt Nacional-Çlirimtare, dhe si e tillë duhej të merrte tiparet Ushtrisë Popullore Kombëtare, e cila do të kryente veprime luftarake në të gjithë territoret shqiptare në Ballkan, ndërkohë që deri në këtë periudhë formacionet partizane kishin luftuar vetëm në krahinat dhe qarqet e tyre.

U grumbulluan gjithsej 556 luftëtarë, ndërmjet tyre 10 ishin vajza, dhe 70 ishin anëtarë të PKSH, me zgjedhjen e të cilëve u muar vetë Enver Hoxha.

Partizanët u ndanë në 4 (katër) batalione pushkatare me rreth 120 vetë secili, në një kompani mortajash, në një kompani kundërtanke dhe në një bateri artilerie.
Secili batalion përbëhej prej tri kompanish dhe çdo kompani prej katër skuadrash.

Brigada fillimisht nuk kishte nënreparte xhenjere dhe ndërlidhjeje. Ato veprime xhenjere që do të nevojiteshin (si shkatërrim urash, minime, prishje e bllokim rrugësh etj.) do të kryheshin nga pushkatarët.

Ndërlidhja do të bëhej kryesisht me korjerë që kishte komanda e Brigadës dhe çdo batalion e kompani. Armatimi i Brigadës përbëhej prej pushkë të llojeve të ndryshme: greke, serbe, belge , franceze dhe shumica italianeÇdo skuadër pushkatarësh kishte një mitraloz të lehtë të tipit “Breda”.

Kompania e mortajave ishte e pajisur me 6 mortaja 81 mm. Kompania e pushkatarëve kundërtankë kishte 6 copë 20 mm..Bateria e artilerisë kish 2 topa italianë 47/32 mm..Për mbartjen e armëve të rënda dhe materialeve të intendencës, Brigada u pajis me rreth 40 kuaj dhe mushka. Mushka është kafshë pune e preferuar për vendet malore rurale si dhe për ushtritë, jo vetëm se mban ngarkesë të madhe por dhe konsumon më pak ushqim se kafshët e tjera të ngarkesës, por edhe për faktin se në vendet rurale, si në vendet tona, ka më pak ushqim.

Ushqimi do të sigurohej kryesisht nga populli i zonave të lira, d.m.th. nga fshatarësia. Burim tjetër do të ishin drithi, bagëtia dhe sendet e tjera ushqimore që do t’u sekuestroheshin krerëve tradhëtarë në bazë të vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar dhe Shtabit të Përgjithshëm

Për furnizimin e luftëtarëve me ushqime, veshmbathje etj., u organizua në Brigadë dhe në batalione shërbimi i intendencës, që drejtohej nga Aleks Verli.

Komiteti Qëndror i PKSH dhe Shtabi i Përgjithshëm emëruan Komandant Brigade MEHMET SHEHUN, një nga udhëheqësit më të shquar të lëvizjes antifashiste e partizane, i cili zotëronte një përvojë të pasur ushtarake për luftë të armatosur pasi kishte marrë pjesë në Luftën e Spanjës dhe ishte kthyer në Shqipëri në vitin 1942, dhe ishte edhe anëtar i Plenumit të Komitetit Qëndror të PKSH.

Me detyrën e Komisarit Politik i Brigadës u caktua TUK JAKOVA, gjithashtu anëtar i Plenumit të Komitëtit Qëndror të PKSH.
Inaugurimi i Br.1 S u bë më 15 Gusht 1943, në fushën e Makërzës, në lartësi më se 1.000 metra, me sipërfaqe prej më shumë se 2.500 m2, e rrethuar nga kodra e me pisha.

Komandanti i Brigadës mori flamurin dhe, në emër të Brigadës, bëri betimin përpara Shtabit të Përgjithshëm dhe Komitetit Qëndror të PKSH.

Pas kësaj fjala iu dha ENVER HOXHËS si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm, i cili i vuri Brigadës për detyrë të bëhej shembull për gjithë Ushtrinë Popullore, dhe e mbaroi ligjëratën e vet me fjalët: “BËHUNI TMERR PËR ARMIKUN DHE SHPRESË PËR POPULLIN!”

Kjo njësi partizane e justifikoi besimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të gjithë popullit, për të cilën edhe oficerat anglezë dhe amerikanë pranë Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë së Rregullt Nacional-Çlirimtare janë shprehur: “Mund të diskutohet që pushteti i Enver Hoxhës u rrit nga armët e Brigadës I-rë. Ishte mbijetesa e kësaj Brigade në dimrin e vitit 1943-1944 që i siguroi bërthamën rigjallërimit dhe zgjerimit fenomenal të LNÇ dhe të Ushtrisë partizane në pranverën e vitit 1944…

Në rast se Brigada I-rë nuk do të kishte ekzistuar në dimrin 1943-1944, kishte mundësi që LANÇ-i të ishte shkatërruar nga bashkëpunimi i gjermanëve dhe ballistëve…Shkatërrimi i fshatrave dhe i shtëpive nga gjermanët dhe ballistët shkaktoi që një masë e madhe fshatarësh të dilte malit.”( )

Brigada Parë Sulmuese në prill 1944 mbriti në 1204 partizanë, përveç 118 dëshmorëve të rënë deri në atë atë periudhë; ndërsa deri në çlirimin e plotë të Atdheut dhe eleminimin e bandave ranë edhe 244 dëshmorë, (gjithsej 362 dëshmorë). Po të marrim mesataren e numërit të luftëtarëve të Brigadës, del se në fushën e betejës kanë rënë dëshmorë 34 për qind e tyre. Të plagosurit kanë qnë rreth 1.000 vetë, d.m.th.90 për qind e tyre.

Në të njëjtën kohë Br.1 S vrau rreth 3.500 armiq dhe plagosi 4- 5.000, zuri robër afër 4.000, që do të thotë: nxori jashtë luftimit gati 12.000 italianë, gjermanë dhe reaksionarë.

Br.1 S gjatë gjithë aktivitetit të saj Luftarak (15 gusht 1943-29 Nëntor 1944) pat zhvilluar më se 200 luftime, një pjesë e mirë e të cilave përmenden si betejat më të shënuara të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Të tilla janë Lufta e Vithkuqit (gusht 1943); goditja e Xhyrës (shtator 1943); aksioni Dervenit (tetor 1943); luftimet në Mallakastër (nëntor 1943); luftimet në Mesaplik (dhjetor 1943); luftimet në Dëshnicë e sidomos në Tendën e Qypit (janar 1944); Beteja e Shkallës së Valit, ku 3 batalionet e saj (450 partizanë), ranë në RRETHIM të hekurt të parapërgatitue prej mercenarëve xhndandaro-ballistëve, i cili ishte një RRETHIM ku reaksionarët e kishin mbyllur Brigadën e Parë në një rreth si kazan natyror, duke lënë vetëm një shteg të hapur: Tërheqje andej nga erdhën, gjë që do të ishte vdekja e saj; luftimet në Tomoricë dhe lufta e Dunicës (mars 1944); lufta e Pogradecit dhe luftimet në Mokër (prill 1944); luftimet gjatë Operacionit armik të Qershorit 1944 në Vërçë, Shpat, Sulovë, te ura e Moglicës, në Qfën e Gjarprit dhe në Qafën e Gurit të Prerë, në Shëmbërdhenj dhe në Qafën e Dardhës (maj-qershor 1944); luftimet gjatë mësymjes së Div.Parë në Veri, sidomos në Çerenec, Gollobordë, Peshkopi dhe në Dibër (korrik-gusht 1944); luftimet për çlirimin e plotë dhe mbrojtjen e Matit (gusht 1944); luftimet e Krujës dhe sulmi në Prezë (shtator 1944; beteja për çlirimin e Tiranës (tetor-nëntor 1944).

Në luftimet dhe betejat e saj Brigada I Sulmuese ka përdorur gjithmonë parimin e grushtit kryesor, por duke e zbatuar në mënyrë krijuese.
Tepër i veçantë është Marshimi Historik prej 31 ditësh (11 Shkurt-12 Mars 1944), për shpëtimin e Shtabit të Përgjithshëm, i cili përbën një nga EPOPETË më të mëdha të Ushtrisë sonë Nacionali-Çlirimtare, i gjatë rreth 300 kilometra, nëpër një terren shumë të thyer malor, ku 194 kilometra ishin udhëtime dhe luftime mbi borë me trashësi disa herë me trashësi edhe mbi 3 metra.

Në këtë Marshim Heroik ranë 76 dëshmorë, duke u dashur të kalonin dhe luftonin nëpër zonat e pushtuara të Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. Në përshëndetjen në emër të SH.P. të Ushtrisë Nacionali-Çlirimtare që Enver Hoxha i dërgoi Komandës dhe Shtabit të Br.1 S. dhe gjithë partizanëve për këtë marshim, midis të tjerave shkruante:
“Brigada I Sulmuese partizane me vullnetin e saj luftarak ka qenë tmerri për okupatorin e tradhëtarët e vendit dhe shprehja më e gjallë e vullnetit të një populli më këmbë për të mbrojtur dhe fituar të drejtat e tij.”

Brigada e Parë Sulmuese është nderuar me titullin e lartë të “Heroit të Popullit”, si dhe 12 luftëtarë të saj: dëshmorët Gjok Doçi, Inajete Dume, Myslim Shyri, Xheladin Beqiri (Karadaku), Fejzi Micolli, si dhe Mehmet Shehu, Emine Demiri, Muhamet Prodani, Gjeli Argjiri, Ndreko Rino, Vehbi Hoxha dhe Hekuran Pobrati.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A ndikon përçarja SHBA – Europë tek Ballkani Perëndimor?
  • Anulohet koncerti i Kanye West në Kazakistan
  • Kërcënoi Vjosa Osmanin me ‘vdekje’, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes
  • ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  • E pazakontë në Prishtinë: Gjykatësit i vihen prangat në… motel

Komentet e Fundit

  1. Arratisur on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  2. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?