Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
BoteLajmi i fundit

Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë

Published: October 16, 2024
Shpërndaje

Britania e Madhe dhe Franca e kanë thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për gjendjen humanitare në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Britania është duke shqyrtuar edhe sanksionimin e dy ministrave izraelitë, tha të mërkurën kryeministri britanik, Keir Starmer.

Furnizimi me ushqim në Gazë ka shënuar rënie të madhe në javët e fundit, pasi autoritetet izraelite vendosën rregulla të reja doganore. Kjo gjendje e nxiti SHBA-në ta paralajmërojë Izraelin se, nëse nuk e përmirëson gjendjen, mund të përballet me kufizimin e ndihmës ushtarake nga ajo.

- Publicitet -

“Ne vazhdimisht po i pasqyrojmë këto me partnerët tanë”, tha Starmer në Parlament, kur u pyet për gjendjen në Gazë.

“Ka kohë që nevojitet dhe nevojitet edhe tani urgjentisht futja e më shumë ndihmave në Gazë”,tha ai.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, tha në një komunikatë se Izraeli duhet të sigurohet që civilët të mbrohen dhe që rrugët të jenë të hapura për ta lejuar ndihmën jetike të kalojë. Ai theksoi se këto çështje do të diskutohen në takimin e OKB-së.

Starmer theksoi gjithashtu se Britania po shqyrton sanksionimin e ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, dhe atë të Sigurisë Kombëtare, Iamar Ben-Gvir, për shkak të komenteve të tyre në lidhje me konfliktin.

Edhe ish-sekretari i Jashtëm, David Cameron, kishte shqyrtuar sanksionimin e dyshes, para se Partia e Konservatore t’i humbte zgjedhjet në qershor.

I pyetur nëse Qeveria do t’i sanksionojë Smotrichin, që tha se t’i lësh civilët në Gazë të vdesin urie mund të arsyetohet, dhe Ben-Gvirin, që tha se përgjegjësit e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor janë heronj, Starmer tha:

“Jemi duke e shqyrtuar këtë, sepse këto janë, natyrisht, komente të neveritshme”.

“Izraeli duhet t’i ndërmarrë të gjitha hapat e mundshëm për ta shmangur vrasjen e civilëve, të lejojë sasi shumë më të mëdha të ndihmës në Gazë dhe t’ua mundësojnë partnerëve të OKB-së të veprojnë në mënyrë efektive”, tha Starmer./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?