Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Brukseli nuk jep afate për Shqipërinë, Von der Leyen: Reformat duhet të sjellin rezultate konkrete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Brukseli nuk jep afate për Shqipërinë, Von der Leyen: Reformat duhet të sjellin rezultate konkrete
AktualitetPolitike

Brukseli nuk jep afate për Shqipërinë, Von der Leyen: Reformat duhet të sjellin rezultate konkrete

Published: November 16, 2026
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian gjatë Forumit të II-të të Zgjerimit, që po zhvillohet në Bruksel, duke përmendur edhe Shqipërinë mes vendeve që po bëjnë përparim në rrugën drejt anëtarësimit.

Në aktivitetin me temë “Europë më e gjerë – Europë më e fortë”, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Von der Leyen vlerësoi ecurinë e negociatave me Tiranën, por pa dhënë ndonjë afat konkret për anëtarësimin e Shqipërisë në Union.

“Talentet e reja të Ballkanit Perëndimor do të sjellin vlera në tregun e përbashkët europian. Shqipëria po bën progres domethënës drejt anëtarësimit. Në vendet e BP-së, vendet po bëjnë hapa të mëdhenj. Ky është një moment i rëndësishëm. Ne duhet ta kapim këtë mundësi. Të shfaqim të njëjtën ambicie si liderët e 30 viteve më parë, që ta kthejmë në sukses”, deklaroi Von der Leyen.

- Publicitet -

Megjithatë, në fjalën e saj, kreu i Komisionit Europian u përqendrua më shumë te rëndësia strategjike e zgjerimit dhe nevoja që vetë BE-ja të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, sesa te një kalendar konkret për vendet kandidate.

Për të argumentuar përfitimet e zgjerimit, Von der Leyen solli në vëmendje procesin e vitit 2004, kur në Bashkimin Europian u anëtarësuan disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Sipas saj, ky proces solli ndryshime të mëdha ekonomike dhe transformoi jetën e miliona qytetarëve.

Ajo përmendi si shembull Poloninë dhe Bjellorusinë, duke theksuar se, ndërsa rreth 30 vite më parë kishin nivele të krahasueshme ekonomike, sot Prodhimi i Brendshëm Bruto i Polonisë është tri herë më i madh se ai i Bjellorusisë.

“30 vite më parë debatohej për zgjerimin më të madh ndonjëherë të BE-së. Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore nisën të gjenin rrugën e tyre për në ‘shtëpi’. Zgjerimi transformoi jetën e miliona njerëzve duke nisur që nga viti 2004. Zgjerimi solli transformim të jashtëzakonshëm ekonomik. Polonia dhe Bjellorusia ishin të dyja njësoj. Sot GDP-ja e Polonisë është 3 herë më e madhe sesa e Bjellorusisë.

Zgjerimi prodhon më shumë prosperitet. Shtimi i anëtarëve të rinj na bën më të fortë. Nëse vendet e Europës Qendrore dhe Lindore do të kishin mbetur jashtë, a do t’i kishim bërë dot ballë sot Rusisë? Ato sot forcojnë kufirin tonë lindor, sepse është një kufi i BE-së. Shtetet që përgatiten për t’u futur në BE kanë shumë për të na ofruar”, u shpreh ajo.

We have a chance to bring Europe’s people together.

To build a Union where more Europeans can live in freedom.

Where children can grow up in peace and prosperity.

And where we can decide our own future.

https://t.co/8RowSUcleu

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 16, 2026

Një pjesë e rëndësishme e mesazhit të Von der Leyen ishte edhe përgjegjësia e vetë Bashkimit Europian në procesin e zgjerimit. Sipas saj, nuk mjafton që vendet kandidate të realizojnë reformat e kërkuara, por edhe institucionet europiane duhet të përshtatin mekanizmat e tyre të vendimmarrjes për të funksionuar me më shumë anëtarë.

Presidentja e Komisionit Europian theksoi gjithashtu se përparimi në reforma duhet të shoqërohet me përparim konkret në procesin e integrimit dhe me mundësi më të mëdha për përfshirjen e vendeve kandidate në tregun e përbashkët.

“Duhet të përgatitin edhe Unionin. Fillon me vendimmarrjen e BE-së. Traktatet tona po bëjnë që tani punë për afrimin. Shtetet duhet të dinë që progresi në reforma sjell progres në anëtarësim dhe në tregjet e përbashkëta për të dyja palët. Bashkë mund të hedhim hapin e radhës në bashkimin e familjes sonë europiane”, shtoi Von der Leyen.

Deklaratat e saj për Shqipërinë përbëjnë një vlerësim politik të ecurisë së vendit, por nuk nënkuptojnë një konfirmim të datës së anëtarësimit.

Për Tiranën, sfida mbetet përmbushja e reformave dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga BE-ja, ndërsa vendimi përfundimtar do të varet edhe nga qëndrimi i vendeve anëtare dhe gatishmëria e vetë Unionit për zgjerim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Brukseli nuk jep afate për Shqipërinë, Von der Leyen: Reformat duhet të sjellin rezultate konkrete
  • Kënga serbe për Kosovën në eventin e BE, Marta Kos kërkon falje: E zgjodhën muzikantët
  • Përleshje me thika në burgun e Durrësit, plagoset një person
  • Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese
  • Protesta dhe zgjedhjet lokale

Komentet e Fundit

  1. Jovan Bregu on 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  2. xxx on Një protestues dhe zv.kryeministrja
  3. xxx on 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  4. Jovan Bregu on 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko
  5. Shqiptar on 1 mijë orë filmime me përmbajtje erotike dhe korruptive?! Për çfarë e ka fjalën Pandeli Majko

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?