Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BSH: Duhen masa parandaluese për të ngadalësuar kreditimin, veçanërisht për pasuritë e paluajtshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > BSH: Duhen masa parandaluese për të ngadalësuar kreditimin, veçanërisht për pasuritë e paluajtshme
EkonomiLajmi i fundit

BSH: Duhen masa parandaluese për të ngadalësuar kreditimin, veçanërisht për pasuritë e paluajtshme

Published: September 19, 2024
Shpërndaje

Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se sektori bankar ndodhet në një situatë të mira financiare, por edhe nevojën për të marrë disa masa parandaluese. Sipas raportit të fundit të Stabilitetit Financiar, këto masa lidhen kryesisht me nevojën për të ngadalësuar shpejtësinë e ciklit financiar (të rritjes së kreditimit) dhe për të rritur rezistencën e bankave ndaj ekspozimeve me rrezik.

Raporti nënvizon se kredia bankare shënoi rritje të ndjeshme gjatë periudhës. Në terma vjetorë, kredia u zgjerua me 11.1%, ndërsa në krahasim me fundin e vitit 2023, ajo u rrit me 7.1%. Në këtë ecuri ndikoi kryesisht rritja e fortë e kredisë në Lek, rritja e kredisë afatgjatë dhe rritja e kredisë për bizneset. Edhe kredia për jorezidentët u rrit gjatë periudhës, por mbeti pranë niveleve të një viti më parë. E korrigjuar për efektin e kursit të këmbimit, rritja vjetore e kredisë do të ishte rreth 14%.

Përshpejtimi i kreditimit është shoqëruar me një rritje të lehtë të stokut të kredive me probleme, ndonëse raporti i kredive me probleme ka mbetur në nivele të qëdnrueshme. Stoku i kredive me probleme u rrit gjatë periudhës me rreth 6%, duke u ngjitur në nivelin 37 miliardë lekë. Kjo rritje u vu re kryesisht në portofolin e kredisë në monedhën vendase, në kredinë afatshkurtër dhe në kredinë për bizneset.

- Publicitet -

Një prej segmenteve të kredisë me rritjen më të shpejtë gjatë viteve të fundit është kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme. Për shkak të kërkesave të sektorit bankar për mbulimin e kësaj lloj kredie me kolateral në formën e pasurive të paluajtshme, kjo lloj kredie dhe kolaterali mbështesin në mënyrë të ndërsjellë kahun e ndryshimit të vlerave të njëri-tjetrit, duke përforcuar ekspozimin e sektorit bankar ndaj zhvillimeve në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë shpalli rritjen e normës kundërciklike të kapitalit (KUNC) me 25 pikë bazë, në nivelin 0.25%. Bankave iu komunikua mundësia e rritjeve të tjera në nivelin e këtij instrumenti, nëse kredia e përgjithshme ose ajo në segmente të veçanta të saj, vijon të rritet me ritme të shpejta.

Për këto arsye, sipas bankës së Shqipërisë, kjo kategori kredie ka nevojë të vlerësohet në mënyrë të kujdesshme për të parandaluar apo trajtuar zhvillime që rezultojnë të paqëndrueshme. Me këtë qëllim, në zbatim të rregullores së posaçme të miratuar në tetor të vitit 2023, janë mbledhur dhe po analizohen raportimet e para të bankave për standardet që ato kanë zbatuar në këtë lloj kredie. Pas një procesi të nevojshëm të sigurimit të cilësisë dhe të konsistencës, treguesit që po mblidhen nga bankat do të mbështesin zbatimin e instrumenteve makroprudenciale që do të kontrollojnë rrezikun që buron nga këto ekspozime.

Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, rezistenca e sektorit bankar ndaj rreziqeve, në terma të kapitalizimit dhe përfitueshmërisë së veprimtarisë vlerësohet e mirë. Më konkretisht, në fund të periudhës, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar rezultoi 19.3%.

Aktualisht bankave iu kërkohet të përmbushin disa kërkesa për nivelet e kapitalit, ku përfshihen shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe ato për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrimeve të pranuara (MREL). Me qëllim forcimin e pozitave të kapitalit, gjatë periudhës bankat kanë injektuar kapital, kanë rritur fitimet e pashpërndara dhe kanë shtuar përdorimin e borxhit të varur. Sektori bankar në tërësi arriti t’i përmbushte kërkesat rregullatore për kapital të periudhës sipas kalendarit të përcaktuar dhe të regjistronte një tepricë kapitali pozitive./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?