Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Burg nga 1-5 vjet”, SPAK sqaron se cilat krime zgjedhore hetohen prej tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Burg nga 1-5 vjet”, SPAK sqaron se cilat krime zgjedhore hetohen prej tyre
KronikeLajmi i fundit

“Burg nga 1-5 vjet”, SPAK sqaron se cilat krime zgjedhore hetohen prej tyre

Published: April 22, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar një sqarim të detajuar për qytetarët në lidhje me kompetencat dhe mënyrën se si vepron kjo strukturë në hetimin e krimeve zgjedhore. Sipas shpjegimit të bërë publik në faqen zyrtare të SPAK, veprat penale të lidhura me procesin zgjedhor janë të shumta dhe të parashikuara qartë në Kodin Penal.

Ato përfshijnë pengimin e subjekteve zgjedhore, falsifikimin apo dëmtimin e materialeve zgjedhore, shkeljen e fshehtësisë së votimit, votimin më shumë se një herë ose pa u identifikuar, korrupsionin aktiv dhe pasiv në zgjedhje, përdorimin e funksionit publik për qëllime politike, kanosjen apo dhunën ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, pengimin e zgjedhësit, braktisjen e detyrës nga anëtarët e komisioneve, shkeljen e së drejtës së zgjedhjes, përdorimin e paligjshëm të dokumenteve të identifikimit, si dhe shpërdorimin e autoritetit ushtarak apo policor.

SPAK ka kompetencë të drejtpërdrejtë për të hetuar krimet zgjedhore në rastet kur ato përfshijnë korrupsionin aktiv dhe pasiv. Në rastin e korrupsionit aktiv, bëhet fjalë për dhënien e të hollave, pasurive apo favoreve të tjera për qytetarë apo persona të lidhur me ta, me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor, siç është mbledhja e firmave, votimi në një mënyrë të caktuar, pjesëmarrja apo jo në votime, apo mbështetja për një kandidat apo subjekt politik. Ndërsa në korrupsionin pasiv, bëhet fjalë për raste kur qytetarët pranojnë apo kërkojnë përfitime materiale në këmbim të mbështetjes zgjedhore. Të dy këto vepra parashikojnë dënim me burgim nga 1 deri në 5 vjet.

- Publicitet -

Kompetenca e SPAK zgjerohet nëse këto krime kryhen nga zyrtarë të lartë publikë, nga organizata kriminale, grupe të strukturuara kriminale, banda të armatosura apo organizata terroriste. Ndër zyrtarët që mund të hetohen nga SPAK për krime zgjedhore përfshihen Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, deputetët, kryetarët e bashkive, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, anëtarët e KLGJ dhe KLP, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore qendrore apo të pavarura.

Qytetarët që dëshirojnë të denoncojnë një krim zgjedhor mund ta bëjnë këtë përmes tre mënyrave: me kallëzim penal me shkrim të dorëzuar në SPAK apo përmes postës, me kallëzim me gojë pranë policisë gjyqësore në vendin ku është kryer vepra, ose përmes platformës së dedikuar në faqen zyrtare të SPAK, ku garantohet anonimiteti dhe ofrohet mundësia për të ngarkuar dokumente apo materiale audio/vizive.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?