Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Burimet natyrore do ndahen me SHBA”, zbardhet draft-marrëveshja e Trump me Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Burimet natyrore do ndahen me SHBA”, zbardhet draft-marrëveshja e Trump me Ukrainën
AktualitetBote

“Burimet natyrore do ndahen me SHBA”, zbardhet draft-marrëveshja e Trump me Ukrainën

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara do t’i propozojnë këtë javë Ukrainës një marrëveshje bilaterale që do të garantojë sigurinë e vendit, duke i ofruar një rol bashkëmenaxhues mbi burimet natyrore.

Sipas projekt-marrëveshjes së siguruar nga Euronews, drafti i dokumentit parashikon krijimin e një “Fondi të Investimeve të Rindërtimit”, të cilin SHBA do ta financojë dhe do ta bashkëmenaxhojë me Ukrainën. Ky fond do të synojë zhvillimin ekonomik të vendit duke përfshirë sektorët e burimeve minerale, naftës dhe gazit, si dhe infrastrukturën dhe portet, derisa të arrihet financimi i plotë i tij.

Fondi do të operojë gjatë periudhës së mbrojtjes dhe rindërtimit të Ukrainës, deri sa ekonomia e saj të arrijë nivelin e PBB-së së vitit 2021. Qeveria e Ukrainës pritet të kontribuojë me 50% të të ardhurave nga burimet në fond, pas zbritjes së shpenzimeve operative, ndërsa në rastin e territoreve të pushtuara nga Rusia, të cilat mund të çlirohen, ky kontribut rritet në 66%.

- Publicitet -

Kontributet e Ukrainës do të vazhdojnë “derisa të arrijnë shumën prej 500 miliardë dollarësh”, sipas dokumentit. Për më tepër, Ukraina do të detyrohet të japë fonde shtesë të barabarta me dyfishin e shumës që SHBA siguron pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Dokumenti thekson gjithashtu se SHBA “synon të sigurojë një angazhim financiar afatgjatë për zhvillimin e një Ukraine të qëndrueshme dhe ekonomikisht të prosperuar”.

Projekt-marrëveshja është hartuar më 21 shkurt 2025 dhe burime të Euroneës bëjnë të ditur se ajo pritet të miratohet e pandryshuar, më 26 shkurt.

Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë shënuar një ftohje që pas rizgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka nisur negociata të drejtpërdrejta me autoritetet ruse për të ndaluar luftën, duke anashkaluar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Fundjavën e kaluar, Trump e quajti Zelenskyyn “një diktator”, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga liderët evropianë, përshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kancelarin në largim të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ndërkaq, mbështetja e BE-së për Ukrainën mbetet një prioritet për liderët evropianë. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve të BE-së më 6 mars, për të diskutuar zhvillimet dhe mbrojtjen e Ukrainës.

Ndërkohë, të hënën Donald Trump deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin do të pranonte vendosjen e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për përfundimin e luftës. Ky koment u bë në fillim të takimit të Trump me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, në përkujtim të përvetë 3-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime
  • U arrestua për zjarrin e madh në malin e Krujës, Prokuroria e Tiranës liron 74-vjeçarin
  • 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive

Komentet e Fundit

  1. Mësuesi i fillores on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  2. Dashi on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  3. Mësues historie on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Dashi on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Dashi on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?