Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46
AktualitetEkonomi

Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46

Published: November 3, 2026
Shpërndaje

Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuvendi miratoi më 9 tetor reformën e re që e redukton numrin e tyre në 46.

Tabela e transfertave buxhetore për vitin e ardhshëm vazhdon t’i trajtojë si njësi të pavarura financimi edhe 15 bashkitë që, sipas reformës, do të bashkohen me bashki të tjera. Projektbuxheti nuk pasqyron ende mënyrën se si do të rishpërndahen fondet pas riorganizimit territorial, që pritet të zbatohet në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Sipas projektbuxhetit, nga transferta e pakushtëzuar për bashkitë për vitin 2027”, qeveria parashikon të shpërndajë gjithsej 48.2 miliardë lekë për 61 bashkitë ekzistuese, përmes transfertës së përgjithshme dhe transfertave sektoriale.

- Publicitet -

Nga kjo shumë, 26.83 miliardë lekë janë transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme, ndërsa pjesa tjetër ndahet për funksione të veçanta, përfshirë arsimin parashkollor dhe parauniversitar, mbrojtjen nga zjarri, rrugët rurale, ujitjen dhe kullimin, administrimin e pyjeve, rritjen e pagave dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.

Kuvendi miratoi më 9 tetor 2026, me 85 vota pro, ndarjen e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive si njësi të pavarura dhe bashkimin e tyre me bashki të tjera. Reforma synon përqendrimin e burimeve financiare dhe administrative, uljen e kostove të funksionimit dhe përmirësimin e shërbimeve vendore.

Psh një nga rastet është Bashkia e Fushë-Arrëzit, e cila sipas reformës së re do t’i bashkohet Pukës. Në projektbuxhetin 2027, Fushë-Arrëzi figuron me një transfertë prej 299.2 milionë lekësh, ndërsa Puka me 377.5 milionë lekë. Të dyja bashkitë trajtohen si njësi të veçanta financimi. E njëjta situatë paraqitet për Klosin, që do t’i bashkohet Matit. Projektbuxheti parashikon 362.2 milionë lekë për Klosin dhe 618.2 milionë lekë për Matin.

Në qarkun e Tiranës, Rrogozhina, e cila do të bashkohet me Kavajën, ka një financim të veçantë prej 396.2 milionë lekësh, ndërsa Kavaja 738.1 milionë lekë. Në qarkun e Fierit, Patosi dhe Divjaka vazhdojnë të kenë transferta të veçanta prej përkatësisht 416.6 milionë dhe 575 milionë lekësh, megjithëse reforma parashikon bashkimin e tyre me Fierin dhe Lushnjën.

Edhe në qarkun e Elbasanit, bashkitë Cërrik dhe Belsh figurojnë me financime të ndara, ndonëse sipas hartës së re do të përfshihen në Bashkinë Elbasan.

Të njëjtën mënyrë financimi ndjek projektbuxheti edhe për bashki të tjera që përfshihen në riorganizimin territorial, si Maliqi, Përrenjasi, Këlcyra, Memaliaj dhe Libohova.

Bashkimi i bashkive ndryshon strukturën administrative që do të menaxhojë këto fonde, edhe në rastet kur popullsia, territori dhe nevojat për shërbime mbeten të njëjta. Për shembull, financimi për administratën vendore, arsimin, mbrojtjen nga zjarri, mirëmbajtjen e rrugëve apo administrimin e pyjeve mund të kërkojë riorganizim ndërmjet njësive që bashkohen.

Për këtë arsye, miratimi i reformës territoriale krijon nevojën për të sqaruar jo vetëm destinacionin e transfertave buxhetore, por edhe kompetencat, personelin, detyrimet ekzistuese dhe administrimin e fondeve pas bashkimit të njësive vendore.

Zbatimi i reformës territoriale parashikohet të lidhet me zgjedhjet vendore të vitit 2027. Deri në riorganizimin institucional, bashkitë ekzistuese vijojnë të kryejnë funksionet e tyre dhe të kenë nevojë për financim.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46
  • Një lajm i mirë mund të të përmirësojë humorin, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
  • Shi në pjesën më të madhe të territorit, parashikimi i motit për sot
  • Amerikanët votojnë sot, çfarë janë zgjedhjet e mesmandatit?
  • Parime dhe demagogji

Komentet e Fundit

  1. Pupupu on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  2. !!? on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  3. Spinoza on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi
  4. Buda on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  5. E on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?