Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çaste poetike me Nasho Jorgaqin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Çaste poetike me Nasho Jorgaqin
Kulture

Çaste poetike me Nasho Jorgaqin

Published: November 14, 2022
Shpërndaje

Nga Ahmet Mehmeti  

 

Në kohën tonë, në periudhën e postmodernizmit, haiku si gjini e poezisë na vjen si dukuri  me një vrull të papërmbajtur, pasi në vetvete, në esencën e vet ka lojën me fjalën, kaosin e mendimit, të tematikës e të formës metrike, pjesshmërinë (partikularitetin) në vend të gjithnajës (universalitetit), përkohshmërine e njëmendësinë, mungesën në vend të pranisë, metoniminë krahas metaforës, shmangien e interpretimit, performancën, antinarracionin etj. etj.

- Publicitet -

Haiku i sotëm ruan nga tradita japoneze e poetit-mjeshtër Basho formën strofike trevargëshe, të gjitha atributet e tjera, në shumicën e lëvruesve, si ndikim i postmodernizmit, ka humbur skemën metrike pesë, shtatë e pesë rrokëshe dhe ka përfshirë një pafundësi tematike etj. Me këtë formë ai ka pushtuar botën mbarë nga Japonia në Ballkan, në Europë e deri në Amerikë. Po ta krahasojmë për nga përhapja me romanin si gjini e prozës, vërehet e njëjta dukuri por ky i fundit ndoqi drejtimin e kundërt, nga perëndimi në lindje.

Sot shohin dritën e botimit çdo muaj një shumicë revistash e një mori vëllimesh poetike me haiku në gjithë botën.

Në këtë kuadër nuk bën përjashtim nga këto karakteristika e në këtë vazhdë edhe vëllimi i dytë me haiku i Nasho Jorgaqit “Momente” (Wessa, Tiranë, 2007). Kjo vepër poetike na sjell përvojën e pasur jetësore të autorit, një botë shpirtërore plot larmi ndjenjash e ngjyrash, gjithë thellësinë e mençurisë me shkëlqimin dhe peshën e ditëve e viteve të jetuara intensivisht.

Që në haikut e para lexuesi përballet me një shpirt inteligjent, me një figuracion sa të larmishëm aq edhe të komplikuar që të nxit jo vetëm të ndjesh e të përjetosh por edhe të mendosh e të mbash qëndrim. Haikut e Nasho Jorgaqit alternojnë nga lirizmi i ngrohtë e spontan në filozofimin më serioz për procese e dukuri madhore që shqetësojnë individin e shoqërinë në botën e sotme.

Në këtë botë, konstaton poeti: Secili / Kalit të jetës së tij i hipën / Po s`di se ku e çon. Këtë metonimi për fatin e njeriut e vazhdon me metaforën për të fshehtën (misterin) e zhgënjimit në jetë: Ç`është ajo që thyhet / Brenda nesh / Kur keqazi zhgënjehemi?

Në botën e hidhur e të rënduar nga hallet poetin tonë të fortë nuk e tremb vdekja si diçka e natyrëshme por e shqetësojnë dukuritë shoqërore si degradimi i shpirtit, humbja e vlerave njerëzore, etj sepse: Më i hidhur se vdekja / Më i rëndë se dheu / Harrimi.

Dhe për më tepër e më keq sipas autorit: S`ka vetmi më të hidhur /  Kur rri me të tjerë / Dhe ndihesh i vetmuar. Në këto haiku epiteti “i hidhur” për harrimin dhe vetminë rëndojnë më shumë se dheu i varrit, këtu qëndron dhe pesha e forca e ekspresivitetit poetik të Nasho Jorgaqit në kontrastin dramatik mes njerëzve dhe vetmisë.

Duke ndjekur linjën e metaforave e metonimive autori ndien “natë që bie ngadalë / mbi rilievin e kujtimeve”

Një motiv i preferuar i poetit është trishtimi. Në dy haiku ai ka shkrirë metoniminë me epitetin e metaforën për të na dhënë perla të gjendjes shpirtërore:

O diell gazmor i rinisë, 

Pse rrezet e tua tani 

Kaq pak më ngrohin? 

 

Por poetin nuk e mposht trishtimi, ai metaforizon me shpresën që personifikohet me flatrat e flladit tek mendon për të ardhmen: Krahët e kësaj ndajnate / Më rrokin me flatrat e flladit / Tek rri mendoj për ditën që vjen.

Tema e realitetit, e mjedisit rrethues, është nga më të spikaturat në këtë vëllim për artin e tij shumëfunksional. Poeti është qytetar i përgjegjshëm. Ai e shikon realitetin në diversitetin e vet dhe e jep poetikisht nëpërmjet metonimive të spikatura e në antitezë: Sy drerësh, sy dhelprash /  Sy pëllumbash, sy shqiponjash / Sytë që më rrethojnë.

Dhe shpirti i poetit ravgon në një realitet ku sundon mungesa apokaliptike si motiv i preferuar dhe element karakteristik i shprehjes postmoderniste:

Shkova në vendin e kujtimeve

Me një pyll të shkretë më ngjan

Pa lule, pa gjethe, pa zogj.

Për artin poetik shumëfunksional nuk ka tema të huaja, pra nuk mund të mungojnë traditat kombëtare, historike etj.  Shprehje e konfirmimit kulturor e kombëtar është haiku:

Net pallazgjike

Këtu mbi Tomorr

Ku fle Dodona

Shumë interesant na vjen në këtë vëllim me haiku edhe motivi i dashurisë: ndjenja e amëshuar si spontanitet:

Ah zemrat! 

Ngaherë të verbëra 

Njëra tjetrën kërkojnë. 

Shkruar në periudhën postindustriale edhe motivit për “dashurinë” nuk i mungon garnitura teknologjike e me humor për dukurinë e shpeshtë të kohëve të fundit, shprehur kaq bukur me togfjalëshin modern “kuti e zezë” në një haiku tërësisht metaforik:

Nga qielli i shtatë 

Rrëzohet dashuria 

Pa lënë kuti të zezë. 

 

Dhe për të zbritur më afër tokës: Retë / Kalërojnë me erën / Nëpër pistën e pafund të qiellit.

Për njeriun që ka pasur përplasje e tallaze të ndërlikuara në jetë, që i është dashur me hir e me pahir të kalojë në labirinte e situata shumë komplekse ka një merak që shprehet me metaforën e të jetuarit me këmbë e duar:

O zot 

Jepmë fuqi të vi tek ti 

Me këmbët e mija. 

Haiku i Nasho Jorgaqit me figuracionin e freskët, të larmishëm e befasues, konceptimin e gjerë, tematikën shumë të larmishme dhe idetë e thella është integruar në krijimtarinë postmoderne duke sjellë individualitetin e vet të spikatur me një ndjeshmëri të lartë dhe krejt origjinale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?