Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ç’dëshmuan këto zgjedhje? Jashtë homo sapiensët arkaikë të politikës!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ç’dëshmuan këto zgjedhje? Jashtë homo sapiensët arkaikë të politikës!
Kryesoreopinion

Ç’dëshmuan këto zgjedhje? Jashtë homo sapiensët arkaikë të politikës!

Published: May 16, 2023
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

Njëqind njerëz do i jepnin 653 përgjigje të ndryshme pyetjes se ç’ndodhi me zgjedhjet e fundit lokale në Shqipëri.

- Publicitet -

Disa mund të përmbajnë të vërteta të pjesshme. Të tjera u afrohen të vërtetave të tilla pa mundur të bëhen pjesërisht të vërteta. Një pjesë shprehin deluzione apo mentalitete gjerëzisht të përhapura, të ushqyera nga folklori politik i këtyre tri dekadave të fundit–një kulturë politike e krijuar si një konstruksion idesh, pikëpamjesh apo besimesh konvencionale protoideologjike, që pasqyrojne realitetin politik e shoqëror të vendit në një mënyrë iluzore.

Në fakt, iluzionet janë një kurth në të cilin mund të bjerë kushdo nga ne, prandaj unë përpiqem këtu t’i rezistoj prirjes për të dhënë shpjegime teorike, edhe pse shpjegimet që kam për këto zgjedhje nuk mund të mos jenë sociologjike.

Pa synuar aspak të bëj një analizë të thelluar, unë mendoj se:

Këto zgjedhje dëshmuan krijimin e një realiteti politik të ri në Shqipëri, me çka kuptoj edhe një ndryshim të rëndësishëm në mentalitetin dhe sjelljen elektorale të qytetarëve.

Këto zgjedhje dëshmuan se pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk rreken më pas thirrjeve dhe premtimeve të përsëritura të partive opozitare “për ndryshim”, për i shohin ndryshimet e realizuara dhe i mbështesin ato.

Këto zgjedhje dëshmuan se përparimet në adresimin e problemeve lokale të popullsisë janë më të rëndësishme se sa ideologjitë dhe sloganet politike apo premtimet elektorale.

Këto zgjedhje dëshmuan se pjesa dërrmuese e votuesve shqiptarëve besojnë se politika e ndjekur dhe qeverisja e vendit nga Partia Socialiste në këto vite‐-në nivel lokal dhe kombëtar‐-janë një alternativë më e mirë dhe më premtuese se sa politika dhe qeverisja e vjetër nga partitë që sot janë në opozitë.

Votat për kandidatët e përfaqësuesve të PS-në këto zgjedhje ishin, pa dyshim, një afirmim i mbështetjes së gjerë që kjo parti ka në pjesën më të madhe të popullsisë nga veriu në jug të vendit, por ato ishin edhe më shumë një JO e fortë ndaj politikës së vjetër konfliktuale dhe pa vizion.

Këto zgjedhje dëshmuan qartë se, nga sot e tutje, shumica e shqiptarëve nuk duan më as t’i shohin me sy, as t’i kenë nëpër këmbë homo sapiensët arkaikë e të fosilizuar të politikës shqiptare–Berishën, Metën, Mediun, Dulen dhe të ngjashmit e tyre. Ata do të kontaminonin sot edhe mjediset e një muzeu antropologjik e jo mē mjedisin politik të këtij vendi të vogël.

Këto zgjedhje dëshmuan se e sotmja është një kohë kur drejtuesit socialistë të qeverisë qendrore dhe ata të organeve të pushtetit vendor kërkohet që fitoren në këto zgjedhje jo thjesht të festojnë si provë të epërsisë së tyre ndaj kundërshtarëve më të dobët, por ta vlerësojnë si një përgjegjësi, barrën e së cilës do të duhet ta ndiejnë të rëndë çdo ditë mbi supet e tyre.

Fitorja në zgjedhje është një ngjarje e një dite të vetme, por ajo kërkohet të prodhojë punë të suksesshme dhe ngjarje të mira për qytetarët për vite me radhë.

Urime dhe suksese të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur në organet e pushtetit vendor më 14 maj!

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?