Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Çdo ditë skena torturash”, makth për 22-vjeçaren, mbahej peng me fëmijën 2 vjeç nga bashkëshorti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Çdo ditë skena torturash”, makth për 22-vjeçaren, mbahej peng me fëmijën 2 vjeç nga bashkëshorti
AktualitetKronike

“Çdo ditë skena torturash”, makth për 22-vjeçaren, mbahej peng me fëmijën 2 vjeç nga bashkëshorti

Published: September 23, 2023
Shpërndaje

Një 22-vjeçare shqiptare në zonën e Volos po jetonte çdo ditë skena torturash, pasi bashkëshorti i saj 28-vjeçar, gjithashtu shqiptar e mbante të mbyllur atë dhe fëmijën e tyre 2 vjeç e gjysmë, të izoluar në shtëpi për dy vite të tëra, ndërsa e dhunonte çdo ditë.

Sipas TheNewspaper.gr, skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes më 21 shtator, kur fqinjët janë mobilizuar pasi kanë dëgjuar britmat e saj nga brenda shtëpisë. Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari e ka hapur atë dhe ka tentuar të arratiset, ndërsa banorët e kanë ndaluar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tij. Siç u mësua, atë natë 28-vjeçari, pas dhunës në rritje e ka kapur nga qafa të renë dhe ka tentuar ta mbysë, ndërsa nga këqyrja e mëpasshme e gruas vërtet janë konstatuar shenja mbytjeje.

Në një dëshmi rrëqethëse, 22-vjeçarja thotë se burri e rrihte çdo ditë, ndërsa në dy raste të tjera e kishte lënë në një situatë shumë më të keqe se ajo në të cilën u gjend së fundmi. Por këtë herë ai ishte shumë pranë vrasjes së saj.

- Publicitet -

Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë “të detyruar” dhe të rregulluar nga familja e saj dhe rreth një vit e gjysmë më vonë patën një fëmijë së bashku. Dy vite më parë, në vitin 2021, 28-vjeçari u shpërngul me të renë dhe foshnjën në Greqi, në një zonë pak jashtë Volosit, ku punon si ndërtues.

Filloi një histori ekstreme izolimi dhe abuzimi, e cila zgjati dy vite. Burri i mbajti 22-vjeçaren dhe fëmijën të mbyllur dhe të izoluar plotësisht në shtëpi, me fëmijën që nuk ishte dërguar asnjëherë te mjeku.

Vajza, e cila nuk kishte askënd të sajin apo dikë që njihte në qytet, mbeti plotësisht e vetme. Ajo nuk mësoi kurrë greqisht, pasi 28-vjeçari nuk e linte të vendoste kontakte me askënd. Në dy vitet “e burgimit”, në pesë muajt e fundit ajo nuk e pa as dritën e diellit, pasi e kishte të ndaluar të dilte edhe në oborrin e shtëpisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai e mbajti atë rob, jo vetëm duke e kthyer shtëpinë e tyre në burg e vend torturash, si dhe duke i ndaluar çdo njohje apo miqësi në një mjedis të huaj, por edhe duke e shantazhuar përditë. Ai e kërcënoi vajzën se ai vetë do të shkonte në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj nëse ajo do t’i tregonte familjes se çfarë po kalonte ose do të përpiqej të largohej.

Makthi i 22-vjeçares mori fund kur ngjarja u zbulua nga autoritetet dhe pas arrestimit të burrit, ajo u dërgua me fëmijën e saj në gjendje të mirë në një zonë të mbrojtur.

28-vjeçari ndodhet në paraburgim, ndërsa përballet me ndjekje penale për izolim të zgjatur dhe lëndim trupor, vepër e cila sipas kodit të ri penal barazohet me lëndim të rëndë.

Ai u soll dje përpara prokurorisë dhe hetuesisë, ku kërkoi një afat për të kërkuar falje të martën 26/9, për të përgatitur mbrojtjen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion Diella është thjesht një “guaskë e zbrazët” dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën e Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  2. 1thundrak on Seul dhe Kievi të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojë në frontin rus
  3. Gerti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  4. Varicarious albanian on Shtohen mashtrimet në emër të bankave
  5. Haxhi Peza on Shtohen mashtrimet në emër të bankave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?