Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes
Kronike

Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes

Published: July 6, 2026
Shpërndaje

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në lidhje me çështjen “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po gjykohen për korrupsion.

SPAK: Kur keni qenë ministër i Mbrojtjes dhe çfarë funksionesh keni pasur?

Oketa: Kam qenë zëvendëskryeministër, më pas mora detyrën e ministrit të Mbrojtjes. Në vitet 2009–2012 kam qenë deputet i Kuvendit.

- Publicitet -

SPAK: Çfarë ishte Klubi Partizani në raport me Ministrinë e Mbrojtjes?

Oketa: Në kujtesën time, Klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes. Nuk më kujtohet të ketë pasur ndonjë rëndësi të veçantë. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të jetë ngritur si çështje që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: Në kohën kur ishit ministër i Mbrojtjes, keni nisur zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për Klubin Partizani.

Oketa: Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër i Sportit. Nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë për ne, sepse nuk ishte një pronë që mund të përdorej për Ministrinë e Mbrojtjes. Klubi Partizani, në kujtesën time, ka qenë një klub privat. Unë nuk e kam konsideruar fare. Një institucion kulturor nuk e bën godina, por puna.

SPAK: Jeni interesuar për pronën, duke qenë se ishte në varësinë tuaj?

Oketa: Për herë të parë kjo çështje më ka ardhur në tavolinën time me një praktikë zyrtare, sipas së cilës ajo pronë ishte e pronarëve. Praktika ishte e plotë dhe ata kishin bërë edhe pagesën. Nuk kisha asnjë arsye pse ta mbaja atë pronë në varësi.

SPAK: Kush e kishte në inventarizim?

Oketa: Emri i saktë i drejtorisë nuk më kujtohet, por është një drejtori që ekziston edhe sot e kësaj dite.

Oketa: Edhe sot, nëse shikoni faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ka një sektor që merret me pronat dhe ende nuk kemi një inventar të plotë të tyre. Kishte ushtarakë që e kundërshtonin këtë çështje, por meqë kishte ardhur përgjigjja nga Këshilli i Ministrave, atëherë u kam dhënë direktivën që të ndiqeshin të gjitha procedurat ligjore në fuqi, për sa kohë që pronarët dispononin dokumentacionin shtetëror përkatës. E theksoj edhe një herë se nuk ka pasur interes për Ministrinë e Mbrojtjes.

SPAK: A keni pasur përfaqësues të Ministrisë kur është bërë vlerësimi?

Oketa: Nuk kujtoj të kem autorizuar ndonjë ushtarak në lidhje me këtë çështje. Kanë kaluar 18 vjet nga ajo kohë, por nëse keni ndonjë dokument me firmën time, jam i gatshëm t’i dal për zot.

Ministria e Mbrojtjes ka pasur rreth 12 mijë punonjës, civilë dhe ushtarakë. Nëse ju pretendoni se ministri duhet të kujdeset për çdo gjë, atëherë stafi duhet të shkojë në shtëpi. Unë kam qenë ndër ata ministra që kam firmosur shumë delegime kompetencash. Mund t’i shikoni edhe në dokumente.

SPAK: Urdhrin që keni firmosur, me të cilin ngarkohej Komanda Mbështetëse për dorëzimin e pronës, a jeni njohur me ndonjë dokument?

Gazmend Oketa: Çdo person që ka pasur detyrë të ndjekë këtë praktikë ka firmosur dhe, në fund, dosja ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990, shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe dolën nga plani i përhapjes, sepse nuk i duheshin më ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që është kthyer. Sapo një pronë del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesat e tij, nëse nuk ka pronarë.

Gazmend Oketa: Historia e Ministrisë së Mbrojtjes nuk fillon kur u bëra unë ministër. Prona në fjalë, në dijeninë time, ka qenë jashtë planit të përhapjes. Nuk arrij ta kuptoj sensin e pretendimeve. Gjeneral Vladimir Qirjazi dha urdhër për ngritjen e grupit të punës. Çështja e regjistrimit nuk është punë e ministrit.

SPAK: Pse ngarkuat Komandën Mbështetëse dhe jo një përfaqësues të Ministrisë?

Oketa: Unë nuk u thashë “kthejuani pronarëve”; këtë e thoshte ligji. Po jua theksoj se edhe sot ndiqet e njëjta praktikë. Është përdorur i njëjti standard, duke e trajtuar çështjen me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim.

SPAK: E keni takuar Gjeneral Vladimir Qirjazin për këtë çështje?

Oketa: Do ta vazhdoj ta them edhe sot e kësaj dite: pse Komanda Mbështetëse? Unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz që i dinë të gjitha, prandaj ministri ka edhe këshilltarë. Nëse gjeneralët shqiptarë janë vetëm për të mbajtur yjet mbi shpatulla dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi, atëherë ky është problemi i tyre. Ka pasur takime të herëpashershme me Gjeneral Qirjazin. Kemi qenë të pranishëm herë me persona të tjerë dhe herë vetëm, por nuk e kuptoj sensin e pyetjeve.

Oketa: Unë e kam urdhëruar me shkrim firmosjen. Më pas, nëse duhej të firmoste Qirjazi apo jo, nuk e mbaj mend. Nuk besoj t’i kem thënë që të firmoste sepse kështu më ishte kërkuar edhe mua. Unë kujtoj se i vetmi debat ishte se prona nuk ishte regjistruar. Për aq kohë sa shkëmbimi i shkresave kishte vijuar dhe gjenerali kishte ngritur grupin e punës, urdhri ka qenë i saktë. Intensitetin dhe tonin e zërit nuk e kujtoj. Nuk di që, sa kam qenë unë ministër, gjeneralit t’i ketë hyrë gjemb në këmbë.

SPAK: Besnik Dervishin ku e keni njohur dhe si?

Oketa: Zoti Dervishi është inxhinier ndërtimi. Jemi njohur në marrëdhënie pune. Pasi u bëra ministër, unë i kërkova që të bëhej drejtor i Kabinetit. Kur ishte drejtor, nuk di të ketë pasur aktivitet privat; para dhe pas, po. Secili nga bashkëpunëtorët e mi ka mbajtur vendin që i takonte. Nuk është përzier raporti personal me atë të punës.

Oketa: Nuk më kujtohet që të kem dëgjuar emrin e Jamarbër Malltezit si përfitues i pronës, por sido që të ishte, nuk do të përbënte problem për ne. Edhe nëse do të isha në të njëjtën situatë dhe të më vinte e njëjta praktikë, patjetër do të bëja të njëjtën gjë. Pronarët në atë kohë kishin paguar një faturë. Nga marsi i vitit 2008 deri në shtator të vitit 2009 kam qenë ministër.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes
  • Ndahet nga jeta talenti 16-vjeçar i atletikës, gazetari: Ja çfarë dyshohet
  • 250 milionë euro, Rama: Në tetor nis programi “Dyfisho biznesin tënd”
  • Lejuan kultivim droge, hetim ndaj zinxhirit komandues të komisariatit Divjakë
  • INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik

Komentet e Fundit

  1. K R on 250 milionë euro, Rama: Në tetor nis programi “Dyfisho biznesin tënd”
  2. Aldrin on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Labi on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Hajde hajde on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  5. Ethem Lalaj on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO: Zbardhet dëshmia

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?