Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë e shtyu 15-vjeçaren nga Gjirokastra t’i jepte fund jetës? Zbulohet letra e fundit e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Çfarë e shtyu 15-vjeçaren nga Gjirokastra t’i jepte fund jetës? Zbulohet letra e fundit e saj
KronikeLajmi i fundit

Çfarë e shtyu 15-vjeçaren nga Gjirokastra t’i jepte fund jetës? Zbulohet letra e fundit e saj

Published: February 11, 2025
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjirokastrën pasditen e djeshme, kur një 15-vjeçare u gjet e vetëvarur në banesën e saj. Familjarët e zbuluan aktin tragjik disa orë më vonë, ndërsa ishte i ati ai që e konstatoi dhe njoftoi urgjencën. Mjekët konstatuan se adoleshentja kishte ndërruar jetë, duke lënë pas një letër rrëqethëse që ka thelluar edhe më shumë tronditjen e familjes dhe komunitetit.

Letra që flet për bullizmin:

Në sendet personale të vajzës, familjarët gjetën një letër të shkruar në anglisht, pa datë, në të cilën ajo rrëfente dhimbjen dhe izolimin që ndiente për shkak të bullizmit. “Pse më bullizojnë mua?” – shkruante 15-vjeçarja, duke dhënë një sinjal të qartë se ndjehej e përjashtuar dhe e sulmuar nga bashkëmoshatarët. Kjo ka ngritur edhe më shumë dyshime mbi faktorët që e çuan drejt aktit fatal.

- Publicitet -

Lëvizjet e fundit të vajzës

Sipas burimeve nga hetimet, para se të kryente veprimin tragjik, 15-vjeçarja ishte larguar nga shkolla tre herë gjatë ditës, duke u kthyer në banesë, por çdo herë aty ndodhej i ati. Vetëm pasi gjeti një moment kur ishte e vetme në shtëpi, ajo vendosi t’i japë fund jetës.

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që mund ta kenë shtyrë të renë drejt vetëvrasjes. Ndërkohë, ngjarja ka rihapur debatin mbi bullizmin në shkolla dhe mungesën e mekanizmave të mbështetjes psikologjike për nxënësit.

Kjo është vetëvrasja e dytë e një të riu në Gjirokastër brenda një muaji, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve arsimore, përfshirë psikologen e shkollës.

Sot, në shenjë zie dhe solidariteti, mësimi në gjimnazin e vajzës është pezulluar, ndërsa familja dhe qytetarët kanë përcjellë të renë për në banesën e fundit.

Ngjarja tragjike sjell edhe një herë në vëmendje nevojën urgjente për masa kundër bullizmit dhe për forcimin e mbështetjes psikologjike për të rinjtë, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?