Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ishin shkimëzat në veprën e Gjon Buzukut më 1555
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Çfarë ishin shkimëzat në veprën e Gjon Buzukut më 1555
KryesoreKulture

Çfarë ishin shkimëzat në veprën e Gjon Buzukut më 1555

Published: March 16, 2026
Shpërndaje

Prof. Xhevat LLOSHI

Ka mbetur vetëm një kopje nga vepra e Gjon Buzukut, që doli nga shtypi më 1555. Ajo ruhet në Bibliotekën e Vatikanit dhe nuk është e plotë, është dëmtuar. Nuk është e dëmtuar nga përdorimi i gjatë, por janë shkulur qëllimisht 16 fletë dhe janë grisur katër të tjera.

Pavarësisht prej dëmtimit, duke bërë krahasime me dorëshkrime dhe vepra të shtypura para vitit 1554 latinisht, italisht dhe kroatisht mund të rindërtohet si ka qenë e plotë vepra e të parit autor të një libri shqip të shtypur, të vetmit që njihet deri më sot.

- Publicitet -

Vepra e Buzukut në tërësi mund të quhet një Libër shërbesash në kishë. Kopjes së vetme i mungojnë fletët e para, domethënë nuk dihet si ka qenë faqja e titullit. Krahasimi me librat e tjerë liturgjikë të kohës dëshmon, se latinisht titulli i një botimi të tillë ishte “Incipit ordo breuiarij secundum consuetudinem romane curie”.

Kështu e ka një botim i vitit 1489 latinisht, një kopje e të cilit ruhet në Bibliotekën e Edinburgut në Skoci. Kroatisht në një dorëshkrim te fillimit të shek. XV titulli është “Pocigne officie blazhene dieue marie po zakonu svete carque rimsche”, nga Buzuku do të ishte “Të zanët nfill të oficies së Shenë Mërisë bekuome sipas ligjit të Kuries romake”.

Vëllimi përbëhet nga katër libra liturgjikë. Libri i parë është një Lutjesore, libër lutjesh (Breviarium romanum). I mungojnë 16 faqet e para, tetë fletë, dhe nis teksti i mbetur nga faqja 17 deri 40.

Çfarë kanë pasur 16 faqet që mungojnë?

Krahasimi me dorëshkrimin kroat tregon se 24 faqet e pranishme përputhen plotësisht në numrin dhe rendin e psalmeve e të uratave dhe himneve që përmbajnë.

Kjo përputhje shpjegohet thjesht, sepse si libri shqip, edhe ai kroat kanë pasur të njëjtin burim nga një libër lutjesh latinisht. Prej këndej është e logjikshme të pohohet, se edhe 16 faqet e para, që i mungojnë librit shqip, kanë pasur të njëjtën përmbajtje me tekstin kroat, domethënë 17 psalme dhe uratat e himnet përkatëse.

Libri i dytë është një Katekizëm në faqet 41 deri 45 (sipas numërtimit me shifra latine te Buzuku XX-XXIII). Katekizmat janë libra mësimorë, didaktikë, për doktrinën e krishterë. Prandaj kanë qenë mjaft të ndryshëm në gjuhë të ndryshme dhe, për pasojë, është e vështirë të gjendet një libër, te i cili do të ishte mbështetur drejtpërdrejt Buzuku për të bërë katekizmin e vet shqip.

Për këtë arsye këto janë faqe, në të cilat ai si një mësues i mirëfilltë i shpjegon gjërat shqip, duke përsëritur shumë herë fjalët “do me thashunë”.

Jo vetëm janë radhë origjinale të Buzukut, por kanë edhe thënie thelbësisht shqipe. Mjafton të citoj fare pak: “mos me u qellunë me shokë” –edhe sot pas pesë shekujsh mund të dëgjosh dikë që të thotë kaq pastër shqip: “mos u qellu me shokë”. Por ka edhe më.

Gjuha e librit ka mjaft fjalë të iltalishtes, por këto nuk janë huazime për gjithë gjuhën shqipe. Ato janë përftuar në kushtet e dygjuhësisë, ashtu si ndeshen edhe në gjuhën e arbëreshëve në jug të Italisë sot. Në një vend Buzuku shkruan: “i katërti kat mortar anshtë ky, qi i thomi na envidheja”. Është fjala invidia për smirën. Kush janë këta që e thonë këtë, cilët janë këta “na”?

Buzuku ka përcaktuar qartë bashkësinë e shqiptarëve që mëguan në Italinë e veriut pas vdekjes së Skënderbeut. Por tashmë ka kaluar aq kohë, sa kanë depërtuar në të folurit e tyre të përditshëm fjalë të italishtes. Rrjedhimisht, Buzuku i përket brezit të dytë të të shpërngulurve në Itali, ai kishte lindur në Itali dhe jo në Arbëri, siç kujtojnë disa. Kurse “mos u qellu me shokë” do të thotë se ai kishte të bënte edhe me fëmijët e kësaj bashkësie pranë kishës së tij.

Megjithatë, gjëja më e jashtëzakonshme, që shkëlqen në këto faqe është fjalia: “e shumë të tjera kafshë qi ngae nukë kam me shkruom”. Është e çuditshme, që studiuesit deri më sot nuk e kanë vënë re këtë fjali kaq domethënëse, në të cilën Buzuku dëshmon se shkruante edhe faqe të tjera, veç këtij libri të shtypur, madje nuk kishte nge të shkruante edhe për shumë gjëra të tjera.

Libri i tretë është një udhëzues për ritet kishtare (Rituale romanum). Janë faqet nga kolona e dytë e faqes 45 deri në faqen 52, por pastaj mungojnë katër faqet e fundit. Përmbajtja përputhet me Ritualin latinisht për pagëzimin e djalit e të vajzës, për unazën e kripën dhe i kam gjetur konkretisht tekstet që përputhen me origjinalin latinisht, madje dy paragrafë janë të njëjtë me të Mesharit kroatisht.

Libri i katërt është Meshari, prej të cilit është quajtur deri më sot e gjithë vepra. Edhe këtu mungon fleta e parë me titullin. Kreoatisht në botimin e vitit 1483 titulli është: “Misal po zakonu Rimskoga Dvoraa”, te Buzuku do të ketë qenë: “Meshari sipas ligjit të Kuries romake”.

Kjo është pjesa më e madhe e veprës nga faqja 59 (XXX) deri te faqja 224 (CXb). Brenda mungojnë disa faqe, por ka rëndësi të vihet në dukje, se pas tekstit të Mesharit, në faqen e fundit është një paragraf shumë i rëndësishëm, që është quajtur Pasthënia e gjithë veprës.

Aty Dom Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tregon se e përfundoi librin në shtypshkronjë më 5 janar 1555. Përmbajtja e lëndës dhe renditja e saj në pjesën më të madhe përputhet me Mesharin latinisht të asaj kohe dhe me një Meshar kroat, të shtypur më 1483, me të cilin e kam bërë krahasimin faqe për faqe. Mospërputhja është e plotë vetëm në 8 faqet e fundit.

Gjuhëtari ynë i shquar, Eqrem Çabej ka bërë një botim të veprës së Buzukut në dy vëllime më 1968 me transliterim e transkriptim, duke riprodhuuar edhe faqet e fotografuara të origjinalit. Me zellin e tij të jashtëzakonshëm dhe me përpikëri ai ka transkriptuar edhe cepat e mbetur nga grisja e të katër fletëve të fundit, pas Mesharit.

Ai i ka quajtur këto Shkimëza, domethënë copëza të shqyera. Deri më tash atyre nuk u është kustuar vëmendje nga studiuesit, por kjo nuk e mënjanon dot pyetjen: çfarë janë këto Shkimëza? Do t’i quaj ato një Shtojcë. E theksoj, se me këtë E. Çabej e ka pranuar që Shtojca i përket dorës së Buzukut. Kjo vërtetohet nga e gjithë natyra e atyre fjalëve që kanë mbetur në shkimëzat, rreth 100, janë njësoj edhe si drejtshkrim krahasuar me tekstin tjetër.

Për shembull, përemri gjithëkush te faqja 7 është shkruar përpikërisht njësoj në faqen LVIIIb të librit. E vetmja fjalë që nuk del në tekstin e mëparshëm është “despjek”.

Nga faqja 1 e Shtojcës nuk ka shpëtuar asnjë fjalë. Në faqen 2 janë fjalë të plota vetëm: kish, qi, gurë, se, i ti; në faqen 3 janë: pat, ashtu, paç. dheut, atyne, një, ajo. Në faqen 4: ata, Adamnë. Këtu është e detyrueshme ndalesa. Është emri i njeriut të parë, Adamit dhe del për herë të parë në Bibël në kreun e dytë të librit të parë: Gjenezës (K. Kristoforidhi e ka quajtur Kriesa dhe sot e përkthejnë Zanafilla). Është tregues i qartë, se pikënisja ka qenë Gjeneza dhe tri faqet e para kanë qenë për krijimin e dheut, të qiellit, të ditës e të natës dhe të kafshëve, të bimëve e të njeriut.

Edhe te faqja 5 lexohen vetëm dy fjalë, te e gjashta katër-pesë fjalë, por për fat te e shtata janë disa fjali: “[fë]mitë tem t’u ape për bij ata të mba. Ndë armeniet arka u gjet, por si u nde e shkruom vgjanj, ndër dy mal qitunë. E tha Noeu: gjithë kush jashtë vete. E ju gjegjtë qysh Zotynë foli: derie mos na venë mbë ligj të re gjithë kush dëreq ecnjë jashtë...”.

Mirëpo Buzuku i ka fjalitë me këtë përmbajtje edhe në faqen LXXb pikërisht te Gjeneza 8:4: “E u pushuo barka nd të shtatët muoj, të shtatënëmbëdhjetë ditë të muojit, përmbi malt të Araratit.”

Bie në sy se janë dy variante mjaft të ndryshme. Jo pak herë variante ka në veprën e Buzukut, por këtu shfaqet një dallim i mprehtë: te Meshari emri i vendit është “mali i Araratit” dhe kështu është në origjinalin latinisht; te Shtojca është Armenia dhe ky emër nuk ndeshet në Bibël. Vetë Buzuku ka qenë i ndërgjegjshëm për këtë dallim, sepse thotë: “Ndë Armeniet arka u gjet, porsi u nde e shkruom vgjanj, ndër dy mal qitunë.”

Kjo pjesë e rrëfimit është në kreun 8 të Gjenezës, rrjedhimisht përmbajtja e Shtojcës është nga Gjeneza.

Kjo mospërputhje ndihmon për të rrokur natyrën e kësaj përmbajtjeje: Shtojca nuk është përkthim nga Bibla, meqë te Gjeneza është mali i Araratit. Shpjegimi është ky: me kalimin e kohës, ndonëse mali i Araratit është sot në Turqinë lindore, është bërë sinonim i Armenisë në kuptimin simbolik, aq sa sot ka edhe një raki të njohur armene me emrin e Araratit.

Emrin e Armenisë, Buzuku e ka ndeshur për këtë shtojcë në ndonjë tekst popullarizues për historinë e Shkrimit të shënjtë. Një histori të kësaj natyre do të botonte edhe K. Kristoforidhi më 1870 e 1872. Edhe N. Mjeda ka botuar më 1907 në Vjenë një libër të vogël “Historija shejte”.

Detyrimisht lind pyetja: në cilën gjuhë ka qenë teksti, te i cili është mbështetur Buzuku?

Nuk mund të ishte latinisht, sepse njerëzit e zakoinshëm nuk e njohin latinishten. Mbetet të ketë qenë një burim italisht dhe prej andej është marrë emri i Armenisë. Ndër argumentet gjuhësore po sjell një fjali: “Gjithëkush jashtë vete. Gjithëkush dëreq ecnjë jashtë”. Është një ndërtim nga ana semantike dhe sintaksore jo sipas natyrës së shqipes. Drejt do të ishte “Gjithkush të dalë jashtë. Gjithkush të dalë drejt e jashtë“.

Janë fjalë, që Perëndia ia thotë Noeut te Gjeneza 8:16 herën e parë për veten “egredere de arca tu et uxor tua”, ndërsa herën e dytë i thotë për kafshët “ato të dalënë jashtë me ty” (LXXI).

Shihet qartë, që krejt nbdryshe ishte në tekstin latinisht dhe madje në vetë përkthimin që kishte bërë Buzuku, prandaj mbetet vetëm mundësia që burimi të ishte prej italishtes.

Në kohën e Buzukut libri më i përhapur italisht për Gjenezën ka qenë “Il Genesi” i autorit Pietro Aretino (1492-1556), botuar më 1539. Nga krahasimi që kam bërë, më del se nuk ka qenë burim për Buzukun, madje emrin e vendit e ka “Harmenia”, kështu që duhet bërë një kërkim i mëtejshëm.

Faqja e fundit 8 ka gjithashtu disa fjali të plota. Emri tjetër këtu me interes është parisi, për parajsën: “e u atëndë parisit shtina”. Ky emër del në disa trajta në gjuhën tonë: parajsa si trajtë normative, parriz në traditën katolike dhe paradhis në trajtën ortodokse.

Te Buzuku ka edhe një luhatje. Herën e parë (XVI), të dytë (XXVI në tekst lidhur me Gjenezën), por jo në tekste si përkthime, ndërsa dhe te Shtojca del paris. Herën tjetër (XL) e ka pariiss, ndoshta këtë radhë nën ndikimin e origjinalit latinisht paradissum.

Kjo fjalë i përket latinishtes së vonë, e prejardhur nga greqishtja, sepse Roma e lashtë ishte pagane dhe nuk e kishte këtë nocion.

Pohimi i mësipërm mbështetet edhe nga prania në italishten e variantit paraiso, që Buzuku e ka hasur në venecianishten, si dhe në frëngjishten është varianti popullor pareis, ndërsa emri gjeografik është Valparaiso. Kështu ka gjasa që te Buzuku trajta e huazimit të jetë nga italishtja aty ku nuk është paralelisht me fragmentin latinisht.

Shkurt, Shtojca është me dorën e Buzukut, ka përmbajtje nga dhjetë krerët e parë të Gjenezës, nuk është përkthim nga latinishtja, ndonëse autori thotë se e gjen në Shkrimin e shënjtë, por ose është përpunim i tij, ose është mbështetur në ndonjë tekst italisht.

Tashti i vjen radha anës teknike tipografike, e cila në këtë rast ka domnethënie të posaçme.

Deri nga fundi i shekullit XX shtypshkronja i numërtonte fashikujt dhe u shënonte shifrën në fund të faqes, çdo 16 faqe vijuese. Me ndërhyrjen e fortë të kompjuterit në përgatitjen e librave, tashmë është hequr numri i fashikullit. Në kohën e Buzukut nuk bëhej ky numërtim i fashikujve, por shënohej për çdo dy fletë, ose për çdo katër faqe, me shkronja të mëdha të alfabetit latin, jo me shifra.

Në ksomblën e vetme që njihet, teksti i shtypur nis me faqen VIIII (IX), pas katër faqeve të bardha. Libri real fillonte me tekst të shtypur në faqen I si fleta e parë me shifrën romake në krye dhe ka pasur shkronjën A në fund të kolonës së dytë djathtas. Meqë mungojnë 16 faqe, radha pas A, B, C, D i vjen shkronjës E dhe me të vërtetë në f. 17 (IX) është në fund shkronja E.

Po i lë mënjanë gabimet e shtypit dhe po tregoj, se te XLIII është Y dhe te LXV është Z, domethënë numri i shkronjave latine ështrë mbyllur. Mirëpo pastaj emërtimi me shkronja duket sikur është ngatërruar: te XLVII është E, te XLIX është një katror ԭ, te LI është një ṵ dhe te LIII-LVII nuk ka asnjë shkronjë.

Befas zbulohet diçka, që nuk është vënë re më parë. Puna në tipografitë e asaj kohe ishte krejt ndryshe, pak dhjetëvjeçarë pas shpikjes së J. Gutenbergut. Nuk do të zgjatem me atë gjendje kureshtare, por do të ndalem konkretisht. Buzuku kishte përgatitur me kohë dorëshkrime për shërbesat e veta të përditshme. Pasi u vetëdijësua shumë herë, se në gjuhën shqipe nuk kishte ndonjë libër të kësaj fushe, vendosi t’i rregullonte ato dorëshkrime dhe t’i çonte në shtyp. Ishte e domosdoshme të konceptohej se sa faqe do të dilte afërsisht libri i shtypur.

Dhe në bazë të këtij koncepti ishte ndërtimi i një libri në dy pjesë. Dhe me të vërtetë më tej te faqja LIX mungon,por duhej të ishte shkronja A, sepse katër faqe më pas te LI është B. Rrjedhimnisht shënimi me shkronja është përfunduar në faqen LI dhe është rifilluar në faqen LIX pikërisht në mesin e parashikuar të tekstit të shtypur. Teksti ka ecur përpikërisht sipas rendit të shkronjave në gjysmën e parë.

Mund të duket sikur edhe shënimi me shkronja është me të meta, por në të vërtetë ai është plotësisht në rregull. Ndërkaq, këtu ndërhyn një fakt tjetër. Përpara tekstit të shtypur, që niste me faqen I në krye dhe me shkronjën A në fund, janë katër faqe të bardha.

Janë të mundshme disa hipoteza rreth ndërtimit të plotë të veprës.

Ndërkaq, duhet mbajtur parasysh një faktor themelor në punën e shtypshkronjës. Pa u zgjatur në hollësira teknike, do të vë në dukje se zbatohet kërkesa për të pasur në një vëllim fashikuj të plotë (tabakë tipografikë) ose dhe një gjysmë fashikulli në fund. Njehsimi i faqeve të vëllimit të Buzukut, rrjedhimisht, duhet nisur me 4 faqet e bardha në fillim.

Hipoteza e parë është se qëllimi i veprës së Buzukut është konceptuar që në fillim si një libër prej 232 faqesh me dy pjesë nga 116, domethënë 14 fashikuj = 224 faqe + gjysmë fashikulli 8 faqe.

Si janë të përbëra këto 232 faqe? Katër faqet e para janë të bardha. Fillojnë 116 faqe të shtypura, domethënë bëhen 120. Vjen pjesa e dytë vetëm me 104 faqe të shtypura, në vend të 116, domethënë deri në fund të tekstit të Mesharit. Së bashku 120 + 104 = 224. Këtu përfundonin katër librat e Buzukut, bashkë me Pasthënien e tij.

Mirëpo 232 – 224 = 8. Mbeteshin 8 faqe të bardha nga planifikimi fillestar, i cili ishte vendosur kur ende nuk ishte pëfunduar faqosja e gjithë lëndës, domethënë kur realisht nuk mund të përcaktohej me përpikëri sa faqe do të ishin dhe me një hamendje të përafërt ishte vendosur për 14 tabakë e gjysmë. Në këto 8 faqe është shtypur një lëndë tjetër plotësuese. Logjikisht këto janë një SHTOJCË si tekst.

Kjo shtojcë prej 8 faqesh jo të bardha por me tekst të shtypur, është prova bindëse, se Buzuku kishte edhe shkrime të tjera në duar, siç e ka shkruar vetë.

Çfarë ka ndodhur?

Kur është mbaruar e gjithë radhitja e tekstit deri në fund të Mesharit, është parë se kanë ngelur 8 faqe të bardha. Për t’i mbushur Buzuku ka përgatitur një shkrim nga ata që i kishte nëpër duar.

Diçka e ngjashme ka ndodhur me botimin e Psalmeve toskërisht nga K. Kristoforidhi më 1868. Katër vjet më pas u zbulua, se në faqen e parë ishte shtypur Kredoja e Nicenës. Kjo ishte një shkelje e rëndë për Shoqërinë Biblike, sepse në botimet e saj pranoheshin vetëm tekste të Biblës. Pikërisht po ashtu gjatë shtypit kishte dalë, se mbetej nje fletë e bardhë dhe Kristoforidhi, nga dëshira që libri të përdorej në kishat shqiptare, e kishte mbushur me tekst faqen e parë. Natyrisht, me urdhër të Shoqërisë Biblike u hoq ajo fletë nga 1500 kopje.

Hipoteza e dytë do të pranonte se vëllimi ishte konceptuar me 15 tabakë, domethënë me 240 faqe, pikërisht me dy gjysma 140+140 dhe vërtet gjysmën e parë e kemi fizikisht 120 faqe. Atëherë do të kishin mbetrur 16 faqe të bardha dhe ato janë mbushur me Shtojcën, që në këtë rast del si një fashikull më vete, afrësisht deri te kreu 22 i Gjenezës.

Hipoteza e tretë do të ishte që Buzuku e kishte ritreguar gjithë Gjenezën dhe për këtë i kishte dalë një libër i vogël prej dy fashikujsh.

Sido që të ketë qenë, një përfundim vërtetohet i sigurtë: Buzuku ka dërguar për shtyp jo një, por dy punime: një përmbledhje të gjerë për shërbesat dhe një shkrim (8 faqe), ose një broshurë, apo një libër të vogël popullarizues.

Buzuku në mesin e shek. XVI ka nxjerrë nga shtypi dy punime shqip, ai është autori i dy botimeve shqip “Tue u kujtuom se shumë herë gluha jonë nuk kish gja të ndigluoem në së Shkruomit shenjtë” – Gjon Buzuku më në fund vendosi të jepte për shtyp punët e veta.

Dhe me këtë i ftonte njerëzit e farës sonë te venin më shpesh në kishë që të dëgjonin shqip urdhërat hyjnorë. Ndërsa për fëmijët kishte edhe një material më të thjeshtë.

“Fjalori enciklopedik shqiptar” i Akademisë së Shkencave në ribotimin e vitit 2008, në vëllimin e parë (faqe 350) e ka nënvlerësuar këtë patriark të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare, duke e quajtur “shqipëruesi i një libri kishtar”.

Buzuku e ka shkruar me dorën e tij, se me punën që kishte bërë, e meritonte të ishte një shenjtor në botën tjetër. Në këtë botën tonë ai i bëri vetes një vend si një shenjtor i shqipes.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • demo says:
    March 16, 2026 at 9:31 pm

    Z .Lloshi!E lexova me kenaqesi studimin tuaj,madje e rilexova,sepse eshte botuar edhe me pare ne kete gazete,apo ne ndonje tjeter.
    Po pres me padurim prej 30 vjetesh ZBULESEN Epokale te Dallaveraxhiut Musa Ahmeti,qe tronditi Boten shkencore me nje Dokument ne gjuhen shqipe te shkruar nga scribti bizantin Teodor Shkodrani ne vitin 1210. 350 vjet para Buzukut.
    Ka 30 vjet,qe e ka shpallur ZBULESEN,por ende nuk e ka botuar.Rreth vitit 2010 ky maskara erdhi me shume buje ne Sallen e fakultetit Ekonomik dhe prezantoi Vepren me Dokumenta te Vatikanitt Illyricum Sacrum vellimi 10.
    Cfare kishte bere Muuusaaaaa!Cfare kishte katranosur Musa? Musa kishte mbledhur gjithe Referencat ,titujt e bibliografive,Etiketat ,Terminollogjite,numrat e Skedave,te Bibliotekes Vatikanit dhe i kishte botuar ne nje vellim Luxi,qe e quante Illyricum Sacrum 10,.Cmimi ishte goxha i larte per ate kohe,50 mije leke te vjetra me autografiin e autorit.Bera mire qe e cfletova.Pashe titujt,numrat pa brendi,DOKUMENTAT KISHIN TITUJ,POR JO TEXT,.
    Musa Ahmeti po shiste lekuren per pasterma..I thashe Dekanit te Historise:Merre kete levere te shtrenjte,se nuk vlen asnje lek.
    Me pa me urrejtje,Podiumi e shihte Musen si Papa Albanin qe frymezoi Vepren Monumentale Illyricum Sacrum ne 9 vellime.I dhjeti ishte Musa Ahmeti.
    Pas ca kohesh me takon Zoti Dekan me perzemersi,jo me Ate urrejtje qe u ndame nga SYMPOZIUMI Musa Ahmetit.Me ftoi per kafe.-Mor po e di qe kishe pasur te drejte ti,me Ate Musa Ahmetin? Me hodhi mbi tavoline Gazeten Shekulli me nje shkrim zhbirues,tyrrjele shkencore te Dr.Aurel Plasarit per zbulimet e FALSIFIKATORIT injorant e delenxhi Musa Ahmeti.
    Prandaj kam 30 vjet qe pres Botimin sensacionl te Dokumentit te Teodor Shkodranit te vitit 1210 te Zbuluar ne Arkivat e Vatikanit prej Musa Ahmetit.
    Profesor!Populli kerkon prej teje te shpallesh qe Thoti fliste shqip,Etrusket shkruanin shqip.Greket,latinet na kane vjedhur shkrimin.Po nuk i the keto,Akademia Shkencave duhet shkrire.

    Reply
  • Gërmëqia says:
    March 17, 2026 at 7:07 am

    Është ky palloshi që thot se gjuha shwipe fillon në mesjetë ?

    Reply
  • Berlin says:
    March 17, 2026 at 8:00 am

    Per mendimim tim ky eshte i fundit qe duhet te flase per vepra te tilla. Nuk ka antishqipttar me te madh se ky ose e ben pa vetedije ose me vetedije te plote kur thote qe illiret nuk kishin shkim nderkohe qe ata e kane mbajtur boten veriore 4 vjet ne kontroll. Qofsha i gabuar.

    Reply
    • Berlin says:
      March 17, 2026 at 9:50 am

      4000 vjet krigjim

      Reply
    • Dashi says:
      March 17, 2026 at 4:38 pm

      Ti Berlin je rrotë kari . Ilirët kanë qënë një popull rural që jetonte maleve, që nuk ka asnjë dokument të shkruar në gjuhën e tyre, asnjë qytet, asnjë vend banim . Edhe dy qytete të vjetra që kemi sot i kanë ndërtuar ata popuj që ishin shumë përpara në zhvillim se ilirët . Durrahiumin ( Durrësin) që e kanë ndërtuar romakët dhe Butrintin që e kanë ndërtuar para romakëve , grekët e lashtë (helenët) . Këto vërtetohen nga shkrimet e gjetura në këto treva .

      Reply
  • demo says:
    March 17, 2026 at 4:15 pm

    Gjuhetari shkencor Pr. Xhevat Lloshi nuk ka thene,nuk ka shkruar,Nuk ka deklaruar kurre,qe Gjuha shqipe fillon ne Mesjete.
    Gjuha Shqipe eshte dokumentuar E SHKRUAR ne Mesjete .Kete po.E ka thene Xhevat Lloshi.E ka thene Cabeu,e ka thene Jokli,Franc Bopi,Gustav Majeri dhe nje Autobuz fizarmonike me Gjuhetare boterore te nivelit shkencor.
    Se pari gjuha shqipe dokumentohet me Formulen e pagezimit te shkruar prej Priftit te Skenderbeut Pal Engjelli ne vitin 1462.
    Se dyti dokumentohet nga 20 fjale ne gjuhen shqipe te shkruar nga kalorsi gjerman Arnold von Harffi.ne 1489.
    Se treti Dokumentohet plotesisht nga Meshari Gjon Buzukut 1555.
    Gjuha e parardhesve te shqiptareve,,Arberit e Mesjetes dhe Iliro-Epirotet e lashtesise eshte folur mijra vjet me pare,por nuk eshte dokumentuar me shkrim,sepse fiset iliro-epirote nuk kishin alfabet te tyre.Ashtu si nuk kishin alfabet popuj edhe me te medhenj se Iliro Epirotet,si Gjermanet,Dako-Thraket,Keltet,Galet,Iberiket,Maqedonasit etj.Te gjithe keta popuj kane perdorur shkrimin grek dhe Romak.
    A t`ja kerrejme nje alfabet Iliro Epiroteve?Madje edhe pellasgeve,qe jane nje substrakt fisesh,qe banonin ne viset ku u vendosen greket e lashte,.Disa filologe me fame popullore po perpiqen te sajojne nje Alfabet pellazgjik.
    Raketa si Irani nuk prodhojme dot,por karikatura palaco teknollogjike prodhojme.E beme edhe Ministre.
    Rruge si gjithe Evropa nuk ndertojme dot,por hajvane pellasgjike,SA TE DUASH.

    Reply
  • Berlin says:
    March 18, 2026 at 7:57 am

    @Dashi dhe pse ofendo po te pergjigjem:

    po te shkosh pergjat Donau (Danub) ka dis apllaka ose lapidar perkujtimore qe thoe se kohe kane qene iliret atje dhe kur kane ardhur Keltet. Ne nje nga keto kam qene vete personalisht dhe aty thyhet qe iliret kane qene per te pakten 600 ne ate region der sa erdhen keltet. 600 Vjet nuk jetohet me gishta e duar dmth pa shrkim e kendim. Mos harro se ky zhwillimi sot i jone esht evetem 300 vjet i vjeter.

    Reply
  • demo says:
    March 18, 2026 at 5:44 pm

    Amator i historise,arkeologjise,z.Berlin.Ju me kersheri pyesni per kulturen Hallstatt,per vendosjen e kelteve dhe ilireve ne luginen e Danubit dhe pergojoni Akademine e shkencave me fjale te liga.
    Iliret e quanin Tuna(sot ka mbetur nje emer peshku qe kujton emrin ilir.)Ardhacaket sllave e quajten Dunav.Sot e quajme Danub.Lumi Tuna ndante ne lashtesi Fiset ilire nga fiset kelte ne rrjedhen e siperme,Fiset Ilire nga fiset thrake ne rjjedhen e poshtme.Keltet e Panonise se lashte nuk kane qene ardhacake te vone ne ato vise si hunet dhe sllavet,por AUTHOKTONE.
    Per kulturen e lashte te Hallstattit,qe i perket hekurit te vone deri ne shek VIIIpes,jane shprehur edhe Arkeologet,historianet shqiptare te Akademise se Shkencave,edhe Arkeologet,historianet gjermane,austriake,franceze ne Kuvendin e I dhe II te Studimeve Ilire te organizuar nga Akademia shqiptare e Shkencave ne vitet 1972 dhe 1985.
    Malta egzistonte,pamvaresisht se nuk e dinte kapudan pashaj.
    Eshte nje histori e bukur me kapudan pashain Admiralin e flotes turke.Ky mori urdhe nga sulltan Sulejmani te gjinte Malten dhe ta pushtonte. Si erdhi verdalle neper Mesdhe dhe nuk e gjeti Malten,Kapudan pashaj u kthye ne Stamboll dhe i tha sulltanit: Malta nuk egziston!

    Reply
    • Anonymous says:
      March 19, 2026 at 6:34 pm

      I ju

      Reply
  • demo says:
    March 18, 2026 at 7:43 pm

    Mesimi i ketij rrefimi eshte:Akademia e Shkencave e ka thene fjalen e saj,pamvaresisht se Ti nuk e di.

    Reply
  • demo says:
    March 19, 2026 at 10:55 am

    Nuk do te le turbomorfematik,si Agron Dalipaj,idjote fonemogjeollogjike si Fredi Bala,Sazan Guri,Stanare folkgramatike si Muharrem Abazaj,Arrogante AstrollogoHistorike si Eleni Kocaqi,Klowna Mediatike si EnkelDemi dhe nje KatnarOga etj.
    Dodona ErsekaroKamniK,Sami Dake Hijerore Stergjyshja Dodonave ,Dodona ne Carakoviste,Dodona e Kelcyres e Kujtim Matellit,Dodona Gjon Kekes,Dodona Besnik pekes,Dodana Gramshit te Tomorrit..Keta ti mbledhesh bashke bejne jo vetem Akademi,por bejne PSIQIATRI.,.
    Nuk ka Akademi,Universitet,Institut ne Bote te permbaje Astrollogjite,Psikofrenite,Alkimite,Fanntashkerdhite e kaq shume psikopate te fantaksur,qe ka ky fshati jone i pa rruge,i pa ekonomi,i pa ushtri,i pa qeverri,por me koka te Medha.,

    Reply
  • Berlin says:
    March 19, 2026 at 11:48 am

    @Demo
    une nuk kam thene kurre ndonjehere qe jam profi ne histori dhe arkeologi.

    Cafer doja une te thoja eshte fakti se nuk ka piken llogjikes te thuash qe Illiret nuk kane pasur shkrim nderkohe qe ata kane mbajtur nje nga terroitorret me de rendesishem te asaj kohe per 4 mije vjet ne kontroll, dhe dicka e tille nuk arrihet pa shkrim.

    Akademia Shqiptare nuk ekziton me si Insittucion. Ne Hallstadt nuk kane qene kurre arkeolog shqiptar.

    Nuk kemi pse ta lejm veten ne doren e Gjermanve Austriakve dhe Franzes.

    Ky gjasme akedemiku shqiptar e ka thene ne nje studio TV qe Illiret nuk kane pasur as schkrim e as kendim, nxorri turmat sllave si me te hershme ne balkan dhe iliret i coi ne disa rrenza te balkanit …….etc etc gje qe nuk eshte evertet
    Jan keda akademike qe i fillojne librat e tyre me….. na meson partia ……

    Reply
  • demo says:
    March 19, 2026 at 1:54 pm

    Z.Berlin.Mos degjo turbotallavate Eleni Kocaqi,Agron Dalipaj dhe kompani.I shpetuari nga nje plejade shkencetaresh te nivelit boteror Xhuvani,Cabej,Domi,bashke me Emil Lafen dhe Xhovalin Shkurtaj,nuk jane marre kurre me politike,me Parti,por me shkencen gjuhesore.
    Keta sharlatanet e Turboshkences kane krijuar Akademine e tyre.Organizojne Samite,Kongrese,Qeverri ne hije,Takime me popullin ku kercenojne Akademine e Shkencave,qe nuk i ka ne refene.
    Keta jane njefare Pellumb Pilinci ne shkence.

    Reply
  • Berlin says:
    March 20, 2026 at 7:50 am

    @demo Kur isha njehere ne Hallstadt para vitesh ne muzeun e vogel lart maleve rreth liqenit, pikerisht aty ku jane gjetur dhe rreonjat e varret e vjetra, afer nje shpelle ku kane nxjerr krip mali, pyeta cicerioni e muzeut se cfare ishin tamam keta njerez ketu kelt apo gjerman apo sllav? Ma tha troc kane qene Illire, qe kane pass territor nga Regensburg deri ne Detin e Zi. Por ne vitet 60 – 70 kur u kristalizua mese qarte identiteti i popullsise se athershme, pati protesta te shumta nga ana e sllaveve cek polak russ deri ne nota diplomatike etc. Prandaj dhe austirket e gjermanet kane vene tabela per kohen 600 vjecare sepse kete perjudhe e kan mese mire te faktuar dhe me dokumente shkriomre biles. Por ne te vertete, ne baze indizieve ata kane qe zoter der ne 4000 vjet ne ato toka. the kete ma tha po ciceroni.

    Edhe kjo eshte e vertete se Informacionet e Dalipaj & Co nuk duhen te merren per “flori te paster” thojn gjermont.

    Reply
  • Zagoriti says:
    March 24, 2026 at 5:04 pm

    E gjithe aradha e kalemxhinjve qe mëtojnë se zotërojnë dijen me te larte te Gjuhes Shqipe, duke u bere palaço faqe gjithe botes se shkollareve te vërtete, teksa “ta mbushin mendjen” duke shpjeguar etimologjine e fjalëve duke nisur “prej sodit”, le te mësojnë çdo te thotë Artikull i Vertete Shkencor.
    Ky shkrim eshte tërthorazi nje fshikull i pameshirshem ndaj sharlatanizmit mbytes qe ka hedhur rrenje sot ne gjuhësi. Aq me keq ndaj disa pseudo-shkencetareve qe tundin emrin ne disa diploma te marra poshtë e përpjetë.
    Duke lexuar prof. Lloshin, “kepucareve” u them: “rrini tek kepucet!”
    Ata qe do te vijojnë ne rravgimet donkishoteske te “turboetimologjise folklorike”, shpreh keqardhjen por “Leri, o Zot, se s’dine ç’bejne!”
    Përfundimisht, duke falenderuar gjuhëtarin Xhevat Lloshi, nuk mund t’i mbaj lotët si mbërritëm nga shkenca e vërtete tek nastradinet moderne qe na e rrëfejnë gjuhësine dhe ligjësitë e saj “hipur gomarit” duke na u sjelle tamam si “E ema e Zeqos maje thanes”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  • Zgjedhjet në Kosovë, Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional
  • Rama ndan foto të pankartave nga protesta: Rroftë mememania, më argëton kreativiteti i tyre
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën në Spitalin e Traumës i plagosuri

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  2. Nje hallexhi qe vete e di... on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  3. TRENI on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  4. demo on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  5. Buronjat e Kucit te Laberise on “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?