Ndërsa Italia heton “turistët snajperistë”, në Bosnje e Hercegovinë dihet shumë për “çetnikët e fundjavës”. Viktimat pyesin: Çfarë lloj njerëzish janë ata që qëllojnë fëmijë? Gazetarët e huaj kishin qasje në pozicionet e snajperistëve serbë. Disa u pyetën nga snajperistët nëse donin që ata të qëllonin dhe sulmi të filmohej.
Në vendin ku si 10-vjeçar u godit nga snajperi, në tetor të vitit 1992, Elvedin Suliq sot qëndron i qetë, duke menduar për fytyrën e panjohur të personit që qëlloi mbi të dhe mbi qindra fëmijë të tjerë gjatë rrethimit të Sarajevës.
Shkëmbinjtë e mprehtë ishin një nga bazat e snajperistëve të Ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë. Prej aty, snajperistët kishin pamje të qartë mbi rrugën ku banonte Elvedini në lagjen e vjetër Sedrenik.

“Isha kështu, me shpinën kthyer, duke luajtur me fëmijët. Dëgjova një breshëri të shtënash. Të gjithë fëmijët ikën, të shpërndarë, por unë u qëllova”, kujton Elvedini plagosjen e tij në vitin 1992.
Ai thotë se snajperisti nuk u ndal pas goditjes së parë: “Përpiqej të më eliminonte, të më vriste qëllimisht”.
Hasan Jusoviq, fqinj i Elvedinit dhe shofer taksie, kujton gjithashtu se snajperisti ishte këmbëngulës në planin e tij për ta vrarë fëmijën.
“E tëra çfarë dëgjoja, ishte një rënkim. Thanë, një fëmijë i plagosur”.
Hasani kishte makinë dhe donte ta çonte Elvedinin në spital.
“Të shtënat filluan përsëri, u ktheva, fëmija ishte në ulësen e pasme, i shtrirë, i përgjakur… Gjak kishte në të gjithë ulësen. Nisa makinën me shpejtësi të plotë drejt spitalit. Fëmija ulërinte, por ishte i vetëdijshëm. Xhami i pasmë shpërtheu, më goditi…”, kujton Hasani.

Gjatë pothuajse katër vjetëve të rrethimit të Sarajevës nga Ushtria e Republikës Sërpska, çdo i dhjeti fëmijë nga mbi 1.600 që u vranë në qytet, u godit nga snajperi, sipas të dhënave të shoqatave të viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare. Mbi 14.000 fëmijë u plagosën.
Elvedini nuk e mori vesh kurrë se kush ishte njeriu që e plagosi.
Asnjë snajperist i Ushtrisë së Republikës Sërpska nuk është ndjekur penalisht, edhe pse, sipas vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, fushata e snajperëve kishte për qëllim terrorizimin e civilëve në Sarajevë, ku u vranë mbi 11.000 njerëz.
Më shumë se tridhjetë vjet më vonë, mediat në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në mbarë botën shkruajnë sërish për vrasjet e qytetarëve të Sarajevës nga snajperët.
Këtë herë, terrori ka marrë edhe një dimension të ri, pas nisjes së hetimeve nga prokuroria në Milano për të ashtuquajturit “turistë snajperistë” dhe “safarët me snajper”.
Hetimi nis para publikimit të librit
Në fillim të nëntorit, mediat italiane raportuan se prokuroria e Milanos kishte hapur një hetim për “snajperistët e fundjavës”, të cilët, sipas denoncimit të shkrimtarit dhe gazetarit Ezio Gavazzeni, paguanin shuma të mëdha për të shkuar në pozicionet e Ushtrisë së Republikës Sërpska rreth Sarajevës dhe për të vrarë civilë me snajperë, kryesisht “për kënaqësinë” e tyre.
Gavazzeni, pas disa përpjekjeve të Radios Evropa e Lirë për ta intervistuar, bëri të ditur se nuk dëshiron të flasë.
Ndërkohë, ai mbajti një konferencë për shtyp në Milano, ku njoftoi se në shkurt do të publikojë një libër mbi “safarët me snajper”.
Ai tregoi se për herë të parë kishte lexuar për shkuarjen e të huajve në luftë në vitin 1995, në një artikull në gazetën “Corriere della Sera”, dhe kishte filluar të shkruante mbi këtë temë.
Megjithatë, ai ndaloi pasi kuptoi se informacioni ishte shumë i pakët.
Situata ndryshoi vetëm në vitin 2022 me dokumentarin “Sarajevo Safari” të regjisorit slloven, Miran Zhupaniç.
Si në film, ashtu dhe në padinë e këtij viti, figurë qendrore është Edib Subashiq – oficer në pension i Ushtrisë së Bosnje dhe Hercegovinës.
Ai shpjegon se shërbimet e inteligjencës së Ushtrisë së Bosnje dhe Hercegovinës morën informacione rreth ardhjeve nga Italia pas arrestimit në vitin 1993 të një vullnetari serb nga qyteti Paraqin, në lagjen Hrasno Bërdo të Sarajevës.
“Atëherë kuptuam se ekzistonte një ‘safari’… që do të thotë se njerëzit paguanin për të qëlluar mbi njerëzit, ndryshe nga mercenarët e zakonshëm. Ne i njoftuam shërbimet e inteligjencës italiane, që ishin pjesë e UNPROFOR-it në Sarajevë në atë kohë. Ua dhamë të dhënat dhe kërkuam hetime. Shumë shpejt, rreth fillimit të vitit 1994, morëm përgjigje se ishte gjetur vendi në Itali nga ku organizohej gjithçka dhe se autoritetet italiane e kishin ndalur këtë aktivitet”, përsëriti Subashiq disa herë për mediat, në nëntor dhe dhjetor, pas nisjes së hetimeve.

Ajo që askush nuk e thotë është përse Italia, menjëherë pas këtyre zbulimeve, nuk nisi hetime dhe nuk i ndëshkoi organizatorët dhe pjesëmarrësit.
Radio Evropa e Lirë kërkoi përgjigje nga agjencitë italiane të inteligjencës, prokuroria në Milano, si dhe nga Ambasada e Italisë në Sarajevë dhe përmes konsullit të përgjithshëm të Bosnje dhe Hercegovinës në Milano, por askush nuk dha koment.
Sipas Gavazzenit, pjesëmarrësit takoheshin në Trieste, përpara se të udhëtonin në Beograd dhe më pas në Sarajevë, drejt pozicioneve të snajperëve, nga ku mund të qëllonin mbi qytetarët.
Nga Aeroporti i Triestes thanë për Radion Evropa e Lirë se nuk kanë të dhëna për fluturimet e viteve ’90.
Edhe nëse ka pasur të tilla, ato janë ruajtur vetëm për dy vjet.
“Gjithçka që lidhet me fluturimet e mbi tridhjetë vjetëve më parë, nuk ekziston më, as në kujtesë. Edhe statistikat e trafikut nga ato vite, që ruhen sot, janë të përgjithshme”, thanë nga Aeroporti i Triestes në përgjigje të pyetjes mbi të dhënat ose dëshmitë për udhëtimet e “turistëve snajperistë”.
Ajo që Gavazzeni nuk e thotë, është nëse dihet identiteti i ndonjërit prej atyre personave që po hetohen nga prokuroria nën dyshimet për “vrasje me qëllim të paramenduar” dhe “motive të ulëta”.
“Safari” para Tribunalit në Hagë
Fjala “safari”, e përdorur për të përshkruar të huajt që qëllonin mbi qytetin e rrethuar për “argëtim”, u përmend për herë të parë në vitin 2003 në Tribunalin e Hagës, gjatë dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur C-017, në gjyqin kundër Sllobodan Millosheviqit, president i atëhershëm i Serbisë, i akuzuar për krime lufte.
Dëshmitari identifikoi Nicholas Ribiqin, i njohur si “Kanada”, pasi vinte nga Kanadaja, dhe tha se ai kishte ardhur për një “safari, për të gjuajtur njerëz”.
Se kur dhe si mbërriti Ribiq në Sarajevë nuk dihet, por dihet se ishte me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina.
Më vonë, ai iu bashkua Njësisë Speciale të Ushtrisë së Republikës Sërpska “Beli Vukovi” (Ujqërit e Bardhë), e formuar në vitin 1993.
“Ndoshta e tërhoqi origjina e tij dhe për këtë iu bashkua ushtrisë serbe… Ai ishte me origjinë nga Bosnje dhe Hercegovina”, thotë Janko Sheshllija, ish-pjesëtar i kësaj njësie, i cili e mohon ekzistencën e turistëve që qëllonin mbi banorët e Sarajevës për para.
Megjithatë, kishte vullnetarë të huaj. Sheshllija thotë se ata kishin ardhur për arsye ideologjike për të luftuar.
“Kishte vullnetarë nga Rusia, Ukraina dhe nga vendet e Lindjes. Madje, ishte edhe një francez, nëse doni shembull konkret, një francez i vërtetë, jo me origjinë serbe”, thotë ai.
Fakti që Ribiq qëndroi më shumë se një fundjavë në Sarajevë, konfirmohet edhe nga pamjet e kapjes së pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të OKB-së si pengje në Pale, si dhe nga një proces gjyqësor që u zhvillua më vonë në Kanada.
Për shkak të lidhjes së paqeruajtësve me shtyllat elektrike, për të parandaluar sulmet e planifikuara të NATO-s mbi pozicionet serbe, Ribiq u dënua në Kanada me tre vjet burg.

Por, nuk ishte vetëm Ribiq me pasaportë kanadeze që ishte në pozicionet serbe mbi Sarajevë.
Emir Ramiq, drejtor i Institutit për Kërkime Gjenocidi në Kanada, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka informacione se disa persona ishin të përfshirë.
“Kemi informacione se bëhej fjalë për fundjava, që do të thotë të premten, të shtunën, të dielën… Gjithashtu, kemi informacione se qytetarë kanadezë që aktualisht nuk jetojnë në Kanada, që janë diku tjetër, kanë marrë pjesë në këtë”, thotë Ramiq.
Ai shton se ka informacione se edhe gjyqësori kanadez do të fillojë veprime përgatitore hetimore, në lidhje me këto udhëtime.
Serbë vendas dhe të huaj në Gërbavica
Personi i vetëm i përmendur në kontekstin e “safarit”, Nicholas Ribiq, njihet nga Sllavko Alleksiq, një “vojvodë çetnik” dhe figurë qendrore gjatë luftës në lagjen e okupuar të Sarajevës, Gërbavica, mbi të cilën ndodhej një nga bazat snajperike në Varrezat Hebraike.
Alleksiq drejtonte një njësit paraushtarak të quajtur “Njësiti Çetnik i Sarajevës së Re”, i cili më vonë u integrua në Ushtrinë e Republikës Sërpska.
Kontradiktor edhe pas luftës, ai u dënua për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, për përçarje dhe për jotolerancë.
Alleksiq thotë për Radion Evropa e Lirë se njësia e tij përfshinte të huaj, por jo ata që përmenden sot.
“Kishim rusë, rreth pesëdhjetë… Ata ishin vullnetarë, jo vrasës. Sa u përket këtyre burrave të pasur që vinin… ne nuk pamë askënd, dhe askush nuk kontaktoi komandën tonë ose mua personalisht”, thotë ai.

Ndryshe nga Alleksiqi, në Hagë më 2007 foli John Jordan, një zjarrfikës amerikan, i cili gjatë luftës vizitonte pozicionet e forcave serbe mbi Sarajevë.
Ai tha se aty kishte parë “vrasës safari” të huaj dhe kishte dëgjuar se fëmijët dhe gratë e bukura ishin trofetë më të kërkuar.
Edhe pse nuk e kishte parë asnjërin prej tyre duke qëlluar, ai kishte vëzhguar se si trajtoheshin dhe lëviznin rreth pozicioneve të njohura snajperike.
“Ishte krejt e qartë se personi që udhëhiqej nga njerëzit që e njihnin terrenin, ishte plotësisht i panjohur me vendin, dhe mënyra se si ishte i veshur dhe armët që mbante, më bënë të mendoj se bëhej fjalë për ‘turist gjahu’. Ky është një term që e dëgjova për herë të parë në Bejrut, ku pamë se e njëjta gjë ndodhte rreth linjës së gjelbër”, tha Jordan atëkohë.
Ish-zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Florence Hartmann, thotë për Radion Evropa e Lirë se ata dinin për këtë fenomen, por jo për mënyrën se si organizohej.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të fillojë një hetim gjyqësor dhe të zbulohet se kush ishin organizatorët”, thotë ajo.
Vuçiq në fushën e betejës rreth Sarajevës?
Në nëntor, gazetari kroat, Domagoj Margetiq, i përcolli prokurorisë në Milano – e cila po kryen hetime për “snajperistët e fundjavës” – informacione se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë ose ndihmuar në “turizmin e snajperistëve”.
Margetiq publikoi fotografi, në të cilat Vuçiq ishte i pranishëm në një nga pozicionet serbe në Sarajevë, prej ku, sipas dëshmitarëve, shtetas të huaj dhe forcat serbe qëllonin dhe vrisnin civilë.
Vuçiq i hodhi poshtë akuzat dhe paralajmëroi padi kundër medias që i publikoi këto informacione. Duke folur për Televizionin Informer, Vuçiq tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për një “safari” të tillë.
“… por kjo nuk është e rëndësishme. Unë nuk kisha pushkë. Madje, edhe kur shkova aty dhe pyeta nëse mund të qëndroja me ta, më thanë ‘vogëlush, kthehu, na duhet një gazetar që di anglisht’”, tha Vuçiq.
“A do të qëlloj dikë dhe ta xhirosh?”
Gazetarët dhe fotoreporterët e huaj, gjatë pothuajse gjithë kohës së luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, nga viti 1992 deri në fund të vitit 1995, kishin mundësi të qëndronin herë pas here në pozicionet e forcave serbe rreth Sarajevës.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi disa prej tyre, por askush nuk dëshmoi se kishte parë ndonjë të huaj që kishte paguar për të shkuar në Sarajevë dhe për të qëlluar.
Peter Kullmann shkoi për herë të parë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1992 si fotograf i agjencisë Reuters.
Ai kujton se në dimrin e atij viti, diku rreth Krishtlindjeve, ishte vetë shënjestër e një snajperisti, teksa bashkë me gazetarin e Reutersit, Kurt Schork, po përpiqeshin të largoheshin nga baza e OKB-së në Sarajevë.
“Po ecnim nëpër një parking, kur plumbi i snajperit kaloi mes meje dhe Kurtit, mes kokave tona. Ishte i destinuar për njërin prej nesh, por patëm fat”, kujton ai për Radion Evropa e Lirë.
Më vonë, bashkë me gazetarin e gazetës New York Times, John Burns, Kullmann vizitoi për herë të parë një nga pozicionet snajperike të forcave serbe në Varrezat Hebraike.
Aty, krejt papritur, dëgjoi gjermanishten e tij amtare. Ishin njerëz me prejardhje nga Ballkani, që jetonin dhe punonin në qytete të Gjermanisë.
Ai kujton sidomos ata që vinin nga Shtutgarti – vendlindja e tij – të cilët pas përfundimit të punës të premten, niseshin drejt rrethimit të Sarajevës.
“Vinin në grupe, direkt pas punës. Autobusi i sillte gjatë natës në Sarajevë. Qëndronin dy ditë në vijën e frontit dhe pastaj ktheheshin natën, për të qenë në vendet e punës të hënën në mëngjes. Njiheshin si çetnikët e fundjavës”, thotë Kullmann për Radion Evropa e Lirë.
Ai kujton se ata mbanin armë dhe ishin të gatshëm të qëllonin.
“Ndodhte që dikush prej tyre më pyeste nëse doja të qëllonte, dhe nëse mund të xhiroja me pajisjet e mia. Sigurisht, u thosha jo, mos e bëni… Nuk duhej t’i zemëroje ata njerëz, por duhej të shpikje gjithmonë një arsye pse nuk duhej ta bënin”, kujton Kullmann.

Kullmann thotë për Radion Evropa e Lirë se ndaj tij dhe Burnsit qëlluan kur zbritën nga Varrezat Hebraike dhe hynë në Sarajevë.
Kur u kthyen më vonë, pyetën përse automjeti i tyre, i shënuar qartë me “New York Times”, ishte qëlluar menjëherë pas largimit nga pozicionet e snajperistëve.
Ata u përgjigjën: “Qëlluam sepse na dukej argëtuese”.
Fotografi italian, Mario Boccia, që ka vizituar pothuajse të gjitha zonat e luftës në ish-Jugosllavi, përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën, tregon se nuk ka hasur turistë lufte nga Italia, sepse do t’i kishte raportuar menjëherë. Por, ka takuar të huaj të tjerë në Bosnje.
“Në Grbavicë kam takuar dhe fotografuar një grek dhe një person që ka thënë se vjen nga SHBA-ja. Të dy ishin të motivuar ideologjikisht dhe nuk e kishin problem të prezantoheshin si luftëtarë të huaj. Amerikani tha se ishte nip i çetnikëve që ishin larguar nga Jugosllavia pas Luftës së Dytë Botërore. Greku e quante veten ‘nazist’ dhe thoshte se luftonte kundër myslimanëve dhe hebrenjve”, thotë Boccia.

“Çfarë lloj njerëzish janë këta?”
“Çfarë lloj njeriu është ai që qëlloi vajzën time 3-vjeçare?”, pyeste më 7 maj, 1992, Rifat Bajroviq, babai i Senidës, e cila u plagos nga një snajper në lagjen Hrasno-Bërdo të Sarajevës, ku një vit më vonë u arrestua një vullnetar serb nga Paraqini.
Sipas deklaratës së tij, “të huajt vinin në Sarajevë për të vrarë njerëz”.
Sikurse Rifati atëkohë, edhe Elvedini sot vazhdon të përballet me pyetje dhe pasojat e këtij akti monstruoz.
“Vij thjesht për ta kuptuar atë ndjenjë që ai e kishte në atë moment. Më së shumti do të doja ta shihja këtu. Do ta pyesja se çfarë po mendonte ndërsa po qëllonte drejt meje… Nuk e di a i vjen keq apo është i kënaqur që unë mbeta gjallë, që shpëtova”.

Prokuroria në Milano pritet të njoftojë publikun për rezultatet e hetimit në mars të vitit 2026. Nëse ngre aktakuzë dhe vërteton fajësinë, kjo do të ishte hera e parë në Evropë që dikush gjykohet për vrasjet e civilëve me snajperë në Sarajevë.
Ndërkohë, drejtësia në Bosnje e Hercegovinë është duke verifikuar pretendimet, por, deri më tani, asnjë snajperist nuk është gjykuar për vrasjet e civilëve, veçanërisht të fëmijëve në Sarajevë.
Rrethimi i Sarajevës zgjati 1.425 ditë. Sulmet ndaj civilëve nga pozicionet e Ushtrisë së Republikës Sërpska ndodhnin kudo dhe në çdo kohë të ditës apo natës, sipas vendimeve të Gjykatës në Hagë.
Stanisllav Galliq, ish-komandant i Korpusit Sarajevë-Romanija, u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa kolegu i tij, Dragomir Millosheviq, mori 29 vjet burg për rolet e tyre në rrethimin e qytetit për 44 muaj.
Dënimet me burgim të përjetshëm të Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit lidhen gjithashtu me terrorizimin e civilëve të Sarajevës gjatë luftës.
Në drejtësinë vendase, deri tani janë gjykuar disa persona për krime të kryera në zonat e rrethuara të qytetit.
Valona Tela – REL

Për mua këtu nuk ka asgjë për tu çuditur. Këta snajperistët janë vëllezër të gjuetarëve. Çfarë u ka bërë dreri gjuetarëve, që e vrasin?! Një kafshë kaq e bukur?! Është etja për gjak që i ka shtyrë këta “njerëz” të vrasin fëmijët. Ose një urrejtje pa fund fetare kundër myslimanëve, që ka pak gjasa të ishte e vërtetë në vitin 1992. Në Francë dhe vende të tjera u heqin mëlçinë të gjallë rosakëve dhe patave. Një torturë e tmerrshme. “Magret de canard” – e quajnë këtë gjellë. Ndërsa homarin, (aragostën, karavidhen) e hedhin të gjallë në tigan, se ashtu u shijon më mirë. Karavidhja aty do 3 minuta të japë shpirt. Çdo vit në botë vriten mbi 80 miliardë kafshë, në mënyrë që njeriu të mund të ushqehet. Njeriu është mësuar me gjak, prandaj disave nuk u bën përshtypje as vrasja e fëmijëve për qejf.
Ky fakt, qe ka dale ne drite kohet e fundit, ku individe nga Europa paguajne pare per te vrare civile te pafajshem ( femije, gra, pleq ) eshte nje perversitet i tejskajshem. Ndoshta Europa u nxitua kur hoqi denimin kapital nga Kodi penal, ka individe qe e meritojne plotesisht kete denim, sepse nuk mund ti quash njerez ata qe provojne kenaqesi kur vrasin njerez te pafajshem, thjesht per qejf !!!
U.S.A. qe eshte nje shtet federal me demokraci te konsoliduar, ka shume shtete te saj qe e kane ne fuqi kete lloj denimi.
Serbet jane rrace qe promovon krimin.Ne mos shqiptaret do gjejne dike me te dobet,me te paarmatosur qe te ushtrojne krimin.Kur malesoret shqiptare ne betejen e Velike Pepiqit shpartalluan ushtrine Serbe te Malit te Zi,gazetaret evropiane shkuan ne malet e Veriut per te kuptuar kete Cudi.U shtria e Malit te Zi gjithmone kishte fituar kunder Ushtrive te Perandorise osmane,.Si ka mundesi te munden nga disa malesore shqiptare,te paket dhe te armatosur me kosore dhe jatagane?
Nje malesor ju pergjigj gazetarit austriak:-Ne nuk mund te jetojme me ta. Ata jane egersira dhe ne balle te kasolles ngulin kokat e njeresve qe kane vrare,si trofe.
Krimi serb i terheq evropianet si mizat e mutit,.Evropa e mbron,e inkurajon krimin serb,ashtu si shoqatat e Mbrojtjes se kafsheve kane debulese per kafshet e rrezikshme,qe sulmojne njerezit,ujqit,leopardet,gjarperinjte,krokodilet,.Paguajne edhe per koke njeriu vetem qe kafsha te mos eleminohet..Eshte Ajo kenaqesi qe zbaviste turmat e Romes kur shihnin viktimat qe thereshin ne Arene.Etja per gjak. Europa i konsideron popujt shqiptare,Bosnjake,kroate si prete qe ju hidheshin gladiatoreve per tu vrare ne Arene. Bombardimi i ushtrise Serbe nga Amerikanet eshte konsideruar nga Europa nje Faj i Rende,njesoj si zhdukja e ujkut ne Yellowstone.Per te kompensuar humbjen ne lufte te ushtrise serbe,goditjen e bishes se dashur,Evropianet goditen ngjarje te pandodhura fantahorror me deshmitare serbe,jefq,harixhij,magjupe,qe kishin sherbyer si kallauze kunder shqiptareve ne fushaten e Milloshevicit.Natyrisht nuk mungojne dhe ndonje gjakprishur,qe i sherbente ushtrise serbe dhe terxhymene nga tirana si KOPI i Lulit qe qesh.por edhe ndonje mi burgu i shkit per Protagonizem e per ndonje lek te kollajshem,nje hale,nje llum i burgjeve,qe amplifikon cpifjet Euro-serbe me Klinika Frankeshtajn,masakra Llapushniku,Haure te verdha,qe ja vesh luftetareve trima te UCK,qe i dolen zot Kosoves.
Kryeintriganti ketyre Dick Marty vdiq nga temerret qe sajoi vete,me kriza,fantazma serbesh qe do ta vrisnin.
Po ky maskara kur padiste shqiptaret,,pse i frikesohej serbeve?Sepse vertet ne BE lexoi Raportin me krime te shqiptareve,,pooor,por,ne subkoshience ruante krimet serbe.Serbet te vrasin,nuk te vrasin shqiptaret!.E verteta ju cpif si makth dhe i mori jeten.
Kshu do ngordhesh edhe ti or hale,intelektuhale,se i ke rene ne qafe kot popullit martir te Kosoves,.Masakrat ndaj femijeve,grave,popullit civil te Kosoves do te ndjekin deri ne gropet,.
Te dhjefsha vilat ne Kaliforni!
Te dhjefsha shpine e babes ne Greqi!
o demo, mire e bere pershkrimin e detajeve cfare beri Evropa dhe Amerika, qe u penduan per ate qe ndodhi ne Beograd.
Problemi eshte qe keto lloj devijimesh ne politike i sjell e djathta.
Eshte hapur ideologjia e te djathtes qe serbet jane cuna te mire, bashke me ruset, vetem se kane ngecur keq me kete popull legen dhe primitiv si qiptaret.
Prandaj, populli legen qiptar, vazhdon behet dhe me legen, duke vene seriozisht koken e tij ne rrezik, duke i dhene voten dhe kryefjalen nje antishqiptari si Rama, qe tere keto vite ka rehabilituar Serbine.
Dhe ka luftuar me mish e shpirt kunder Shqiperise, sic ke luftuar zotrote, ti e balliste te tjere kunder Enver Hoxhes,
Jane zinxhir te gjitha, nuk del njeri kot, ne mes te dites te beje namin
Njera pasoje sjell tjetren. Armiqte e popujve jane njerez cinike, dhe aspak humane
Doemos qe ngjall interes qitja ndaj njerezve qe ata i quajne pa vlere.
Kjo eshte antivlera e se djathtes tuaj
Mos me mbaj konferenca qe e ka fajin Evropa e Amerika
E kane shqiptaret vete, qe nga Rama e deri te Thaci qe u perrulen dhe bene lojen e vellaut Vucic
Aldrinp Balli kombetar per Kosoven u sakrifikua.Pika ndarjes ishte Marreveshja e Mukjes,qe perfshinte Shqiperine dhe Kosoven te Bashkuar. Po deshe me dit Une jam me qendrimin e Regjences,Pater Anton Harapi,Lef Nosin,qe organizuan Asamblene Kombetare,:Bashkimin e te gjitha Forcave Kombetare nga Preveza ne Sanxhak.
Deri pa hyre forcat partizane shqiptare komuniste sllavo-serbiane,Kosova nen udheheqjen ushtarake te plakut te Drenices Shaban Polluzha shpartalloi ushtrine e cetnikeve serbo-malazes te Drazhe Mihajllovicit ne Sanxhak dhe Drenice dhe bushtrine partizane komuniste nen drejtimin e Alexander Rankovicit,Dy brigada proletare bullgaro maqedonase u shpartalluan sapo hyne ne Gjilan,nga forcat e bashkuara te Shaban Polluzhes dhe batalionit Skenderbeg te Xhaferr Deves dhe Bedri Pejanit,.Ne Maqedonine Perendimore nga Shkupi ne Kercove ishte ZOT Xheme Gostivari.Malsia Kelmendit me Preke Calin sprapsi dy sulme te partizaneve Malazes,derisa i ra prapa shpine brigada e pare e Mehmet Shehut nga Mali i Zi,andej nga nuk e prisnin.Se tek beteja e Ures Tamares ja korii me plumba brigaden e famshme.La 150 te vrare ne Tamare brigada kriminelit te Corrushit..
Shefqet Peci me brigaden e V nuk e pushtoi me lufte Kosoven,.E pushtoi me Flamur,.Kur pa flamurin e Skenderbeut Shaban Polluzha thirri djemte dhe i porositi,-Une me Flamurin nuk luftoj,.Ma beni varrin ne shtratin e perroit,qe te mos ma gjejne serbet.dhe corri plaget.Per tre dite e tre net vdiq ky Hero Kombetar.Turpi i pushtimit te Kosoves dhe Viseve shqiptare nga Preveza ne Sanxhak i mbetet tradhtareve komuniste qe kishin shitur bythen tek serbet qe ne 8 nentor 1941.
Shqipnia Ethnike mbrohej si u mbrojt nje cope Finlande kunder Lubise ruso -sovjetike,
Aldrinp, Balli kombetar per Kosoven u sakrifikua.Pika ndarjes ishte Marreveshja e Mukjes,qe perfshinte Shqiperine dhe Kosoven te Bashkuar. Po deshe me dit Une jam me qendrimin e Regjences,Pater Anton Harapi,Lef Nosin,qe organizuan Asamblene Kombetare,:Bashkimin e te gjitha Forcave Kombetare nga Preveza ne Sanxhak.
Deri pa hyre forcat partizane shqiptare komuniste sllavo-serbiane,Kosova nen udheheqjen ushtarake te plakut te Drenices Shaban Polluzha shpartalloi ushtrine e cetnikeve serbo-malazes te Drazhe Mihajllovicit ne Sanxhak dhe Drenice dhe bushtrine partizane komuniste nen drejtimin e Alexander Rankovicit,Dy brigada proletare bullgaro maqedonase u shpartalluan sapo hyne ne Gjilan,nga forcat e bashkuara te Shaban Polluzhes dhe batalionit Skenderbeg te Xhaferr Deves dhe Bedri Pejanit,.Ne Maqedonine Perendimore nga Shkupi ne Kercove ishte ZOT Xheme Gostivari.Malsia Kelmendit me Preke Calin sprapsi dy sulme te partizaneve Malazes,derisa i ra prapa shpine brigada e pare e Mehmet Shehut nga Mali i Zi,andej nga nuk e prisnin.Se tek beteja e Ures Tamares ja korii me plumba brigaden e famshme.La 150 te vrare ne Tamare brigada kriminelit te Corrushit..
Shefqet Peci me brigaden e V nuk e pushtoi me lufte Kosoven,.E pushtoi me Flamur,.Kur pa flamurin e Skenderbeut Shaban Polluzha thirri djemte dhe i porositi,-Une me Flamurin nuk luftoj,.Ma beni varrin ne shtratin e perroit,qe te mos ma gjejne serbet.dhe corri plaget.Per tre dite e tre net vdiq ky Hero Kombetar.Turpi i pushtimit te Kosoves dhe Viseve shqiptare nga Preveza ne Sanxhak i mbetet tradhtareve komuniste qe kishin shitur bythen tek serbet qe ne 8 nentor 1941.
Shqipnia Ethnike mbrohej si u mbrojt nje cope Finlande kunder Lubise ruso -sovjetike,
Demo është një bajge balliste antishqiptar e kosovar . Që nuk na pëlcet bytha për injorantët koqevarë .
Ku je mor gjeniu ballkanik! Shyqyr që të kemi ty që Shqipëria të mbajë kryet lart. Kokë kar
Ok o Demo por cfare i thua evropes ti per ate pjesen tjeter te skiptarve (shumica) qe per 500 vjet masakronin popuj te tjere (edhe vet Arberit), dhe e benin thjesht per lek.
Sa Arber kane masakruar turko-skiptaret di gje ti Demo? Nuk kane qene vetem ata, edhe malsoret e tu kane qene kryesoret bashibozuke te turkut qe masakronin Arberit e krishtere dhe popuj te tjere.
Ja pra kush është ” Republika Bosna” Entiteti Sërb që posedon më se gjysmën e Bosnës, si rezultat i gjenocidit Serb!
Pyetja nuk është çfarë njerëzish janë këta, se serbët dihet që nuk janë njerëz, pyetja është “Përse i përkëdhel Evropa këta kafshë.” Dhe përgjigjja nuk është sepse Evropa si e krishterë do të mbrojë të krishterët, se Evropa ua ka haqur dyert myslove arabë katërkanatësh dhe e ka shndërruar veten në Eurabi.