Prej katër ditësh, në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët dhe për të gjitha kategoritë e tjera përfituese nga skema shoqërore, pas miratimit të vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së enjte, të datës 1 dhjetor. Në këtë vendim u përcaktua dhënia e një shpërblimi financiar në masën 5,000 lekëve për personat që përfitojnë pension, ose trajtime të tjera financiare që përfshin skema e sigurimeve shoqërore.
Tërheqja e shpërblimit pranë qendrave të pagesës së pensioneve do të vijojë përgjatë gjithë muajit dhjetor. Pensionistët që nuk do të arrijnë të marrin brenda këtij muaji bonusin, nuk e humbasin atë. Autoritetet e sigurimeve shoqërore bëjnë me dije se tërheqja e bonusit të fundvitit do të mund të merret edhe përgjatë tre viteve në vijim.
“Shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve përgjatë gjithë muajit dhjetor. Sipas kushteve të përcaktuara në vendimin e qeverisë, e drejta e tërheqjes së këtij shpërblimi ruhet deri në 36 muaj nga data e miratimit të vendimit, periudhë e njëjtë me parashkrimin e të gjithë përfitimeve që jepen nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore”, bëjnë me dije autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.Ndërsa për tëgjithë ata pensionistë, që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor (dita kur u miratua edhe vendimi për shpërblimet e fundvitit), ekspertët e sigurimeve bëjnë me dije se, kjo kategori do tëmund të tërheqë në vazhdim bonusin, aty ku ata marrin rregullisht pensionin e tyre.
Të drejtën për këtë shpërblim e kanë edhe personat që aktualisht nuk kanë dalë në pension, por që e drejta për pension ju lind deri në datën 31 dhjetor 2022 përfshirë edhe këtë datë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka detajuar kategoritë përfituese, ku për secilën prej tyre ka përcaktuar edhe numrin real të pensionistëve që bashkë me pensionin, do të mund të tërheqin edhe bonusin e fundvitit, të cilën e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.
Në degën e sigurimit të pensioneve paguhet:pension pleqërie, pension pleqërie i reduktuar, pension invaliditeti, pension invaliditeti i pjesshëm, pension invaliditeti i reduktuar, të ardhura shtesë për kujdesje, të ardhura shtesë për fëmijën në ngarkim, pensione familjare, si dhe pagesë për vdekje.
Pension pleqërie do të mund të përfitojnë të gjithë të siguruarit që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, dhe që kanëarritur moshën e përcaktuar nga ligji përkatës. Nënat, që kanë lindur 6 apo më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim.
Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension kur: kanë plotësuar vitet e sigurimit, si dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Por duhet që të dini se pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë, të këtij neni, është 0,6 për qind në muaj.
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të këtij ligji. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.
Shpërblimi për kategoritë në nevojë
Gjithashtu në vendimin e miratuar nga qeveria të enjten e datës 1 dhjetir, ështëu konfirmuar edhe dhënia e një kompensimi financiar, në masën 6,000 lekë për 66,107 persona që përfitojnë pension invaliditeti duke e çuar kështu në 11,000 lekë përfitimin e tyre të fundvitit. Shpërblimin në masën 3, 000 lekë e sigurojnë edhe të gjithë përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, të ndarë sipas kategorive në vijim: familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, si dhe individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar.
Shpërblimi financiar në masën 5,000 lekë do të përfitohet nga:
- 573,366 persona, që përfitojnë pension pleqërie, 66,107 që përfitojnë pension invaliditeti, 43,489 persona që përfitojnë pension familjar, 2,281 persona në pension social, sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të Ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe sipas Ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.
- 1,490 persona, që marrin pension sipas Ligjit 150/2014 “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas Ligjit nr. 8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas Ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar.
- 6,520 persona, që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas Ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- 8 persona që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, sipas Vendimit nr. 190, datë 3.5.1995 të Këshillit të Ministrave “Për zbatimin e Ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të Ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.
- 16 persona që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm me nenin nr. 5. 5/1/a ose 5/1/b të Ligjit Nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
- 1,191 persona që nuk përfitojnë pension nga Ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar sipas Ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar.
- 833 persona, që marrin pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5 të Ligjit 29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.

NE QE BEME SHQIPERINE
NA LANE NE MJERIM
GJITHE QEVERITE ME RRADHE
NGA SHPIRTI MALLKIM
PER ATDHE GJITHCKA FLIJUAM
NA MUNDON MENDIMI
EDHE BREZAT QE DO VIJNE
DO TI HAJ ZHGENJIMI
pershendetje ketu ka disa gjera qe nuk shkojne per biznesin e vogel qe eshte kategoria me e ulet qe per fund vit nga ana shtetit duhet te perfshihen ne kategori per fund vit sepse kjo kategori eshte e vete punesuar dhe akoma ska nje ligj ne vendin tone ku nuk shperblehen ne fund vit si kategori sepse dhe ato paguajne sigurime si gjithe te tjeret dhe ato mund te semuren ne vendin e punes dhe i takon si cdo biznes i vogel ne bote por biznesi i vogel nuk mbeshtet as per fund vit ku shteti yne ben dallime dhe me vone bizneset e vegjel ne veshtiresi qe hasin mund ta mbyllin ate pak pune qe kane krijuar e duke emigruar ne shtete te tjera