Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë përmban marrëveshja 100-vjeçare mes Ukrainës dhe Britanisë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë përmban marrëveshja 100-vjeçare mes Ukrainës dhe Britanisë?
AktualitetBote

Çfarë përmban marrëveshja 100-vjeçare mes Ukrainës dhe Britanisë?

Published: January 17, 2025
Shpërndaje

Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vjeçare të enjten, ku Britania zotohet t’i sigurojë Ukrainës 3.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake këtë vit. Marrëveshja u njoftua gjatë një konference të përbashkët për shtypin në pallatin presidencial në Kiev, ku Kryeministri britanik Keir Starmer iu bashkua Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Zoti Starmer është në udhëtimin e tij të parë në Ukrainë që nga marrja e detyrës.

Kryeministri Starmer e quajti marrëveshjen historike dhe tha se partneriteti i ri “pasqyron lidhjet e forta mes dy vendeve tona”. Partneriteti do të përfshijë bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit, shkencës dhe teknologjisë.

Lidhur me ndihmën ushtarake për luftën e saj kundër Rusisë, Kryeministri Starmer tha se Britania ka në plan t’i japë Ukrainës një hua prej mbi 2.6 miliardë dollarësh. Ai tha se kredia “do të paguhet jo nga Ukraina, por nga interesi i fondeve të ngrira ruse”. Zoti Starmer njoftoi gjithashtu se Britania po i siguronte Ukrainës 150 mjete artilerie dhe një sistem të ri të lëvizshëm të mbrojtjes ajrore.

- Publicitet -

Në komentet e tij, Kryeministri Starmer vlerësoi aleatët e Ukrainës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për kontributin në suksesin që Ukraina ka patur përballë “agresionit nga Rusia”. Ai tha se donte t’i vlerësonte publikisht Shtetet e Bashkuara për “punën që SHBA ka bërë këtu, mbështetjen që kanë dhënë, sepse ka qenë një komponent jetik i asaj që ka qenë një arritje mjaft e pabesueshme nga Ukraina”.

Komentet vijnë vetëm disa ditë përpara se të marrë detyrën Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që ka kritikuar mbështetjen amerikane për Ukrainën, dhe një ditë pasi i përzgjedhuri nga presidenti i ri për të qenë sekretari amerikan i Shtetit, senatori republikan Marco Rubio, i tha një komisioni të Senatit se lufta duhet të përfundojë.

Duke folur në seancën për konfirmimin e tij, senatori Rubio e quajti konfliktin një “luftë rrënimi” dhe një “ngërç” që duhet t’i jepet fund. Ai tha se hapi i parë duhet të jetë një armëpushim që ndalon luftimet tokësore, të cilat për mbi një vit kanë ndodhur kryesisht në Ukrainën lindore. Rubio e quajti shkatërrimin në Ukrainë “të jashtëzakonshëm”, duke thënë se “do të duhet një brez për t’u rindërtuar”.

“E vërteta e çështjes është se në këtë konflikt, nuk ka asnjë mënyrë që Rusia ta marrë të gjithë Ukrainën”, tha zoti Rubio. “Është gjithashtu jo-realiste të besohet se në njëfarë mënyre, një vend me përmasat e Ukrainës… gjithashtu do t’i shtyjë këta njerëz deri atje ku gjendeshin përpara sulmit”.

Por edhe ndërsa ai argumentoi për një zgjidhje të negociuar për t’i dhënë fund luftimeve që filluan me pushtimin e Rusisë në shkurt 2022, senatori Rubio tha se nuk ka gjasa që të ketë shumë ndryshime në vijat aktuale të betejës. Rusia aktualisht mban rreth një të pestën e masës tokësore ukrainase të njohur ndërkombëtarisht.

Demokratët, dhe disa republikanë në komision, vazhduan të shprehin mbështetjen e tyre për më shumë ndihma ushtarake për Ukrainën, duke thënë se ishte e rëndësishme t’i jepej Kievit ndikim bisedimet e ardhshme për paqe me Moskën.

Por zoti Rubio tha se një nga problemet kryesore të Ukrainës nuk ishte mungesa e municioneve apo parave, por paaftësia e saj për të stërvitur dhe rekrutuar forca mjaftueshëm. Në konferencën për shtyp të së enjtes në Kiev, Presidenti Zelenskyy refuzoi të spekulojë se si do të dukej mbështetja amerikane për Ukrainën me administratën e re Trump.

“Është shumë herët për të folur për detajet, sepse ende nuk kemi patur një bisedë të detajuar me administratën e re amerikane për garancitë e sigurisë”, tha ai.

Presidenti i zgjedhur Trump ka shprehur skepticizëm për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Kievin dhe është zotuar vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës kur të marrë presidencën të hënën.

Ditët e fundit, ndihmësit e tij kanë thënë se afati i ri kohor për t’i dhënë fund luftës janë 100 ditët e para të administratës së tij, që do të ishte deri në fund të prillit.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
  • VIDEO: Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së lag me ujë Donika Gërvallën
  • Kruja sërish në flakë, zjarri përfshin lagjen Boje, ndërhyrje nga toka dhe ajri
  • Gazeta gjermane ngre pyetjen: A do e dorëzojë SHBA, Artur Shehun?
  • Gjykata cakton masën “arrest me burg” për vrasësin e të riut në Korçë

Komentet e Fundit

  1. Greta on FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  2. M6 on Gazeta gjermane ngre pyetjen: A do e dorëzojë SHBA, Artur Shehun?
  3. Shirleen on Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein
  4. IMER BAZE on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  5. titi on Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?