Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë. Siç shihet edhe në pamje, qytetarët e diasporës janë shfaqur me flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë shqiptare.
“Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”, është një prej mesazheve të shfaqura në pankartat e protestuesve, të cilët kanë zgjedhur të shprehin pakënaqësinë e tyre gjatë vizitës së kryeministrit në qytetin gjerman.
Ndërsa në disa pankarta të tjera, protestuesit shkruanin “Shqipëria nuk është në shitje”, “Jo narkoshtetit” dhe “Interesi publik nuk është përfitim personal”. Në video, qytetarët dëgjohen edhe duke brohoritur në kor “Dorëheqje”, ‘hajdut’, ‘diktator’, ‘Shqiperia e shqiptareve’ dhe ‘Rama në burg’
Përmes këtyre mesazheve, pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mënyrës së qeverisjes në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për korrupsionin, interesin publik dhe përdorimin e pushtetit. Protesta në Frankfurt tregon se kundërshtimi ndaj kryeministrit Rama nuk kufizohet vetëm brenda Shqipërisë, por shprehet edhe nga pjesëtarë të diasporës shqiptare në Europë.
Protestat studentore, të cilat janë shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.
j.l./ dita
