Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cila është sot detyra e çdo të majti!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Cila është sot detyra e çdo të majti!
Analizaopinion

Cila është sot detyra e çdo të majti!

Published: June 20, 2026
Shpërndaje

Nga Irena Beqiraj

Rama thotë : “Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën sëbashku në një prurje që nxorri në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”

Në 21 vite Partinë Socialiste të cilën pa asnjë dert e ka quajtur edhe “Bordello” e kalëroi i vetëm, duke i dhënë jo vetëm PS-së por edhe historisë një mësim që nuk duhet harruar : “Parti të tilla si partia socialiste, janë kuaj pushteti ndaj rreziku është që mund t’i kalërojë për 21 vite edhe miza” .

- Publicitet -

Edi Rama nuk bisedon me anëtarët e partisë që drejton . Dyshoj se nuk ka qënë ndonjëherë në gjendje ta bëj sepse ai thjesht aktron. Ai mund të jetë edhe predator edhe performues në të njëjtën kohë. Partia, deputetët ministrat , kryetarët e bashkive , drejtorët patronszhistët janë spektatorët edhe armiqtë e tij të betuar.

Ai e përçmon atë parti. Rrallë herë individi do ta pranonte përçmimin , por në parti, përçmimi mund të bëhet rregull, pasi i gjendur në grup individi ngushëllon veten duke normalizuar dhimbjen.

Kërcënimet më të mëdha për lirinë dhe dinjitetin njerëzor nuk vijnë nga dhuna e hapur, por shpesh vijnë nga agresioni pasiv pothuajse i padukshëm, i cili kufizon vullnetin individual dhe guximin moral.

Antarët e PARTISË kanë dëgjuar të çmerritur edhe fraza si “ju jeni askushi dhe këtu ku jeni jeni prej meje…., Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh. Po të iki unë, PS shkon për lesh”!

Teksa shikon portretet e dëgjuesve të heshtur, nën agresionin pasiv të kryetarit të tyre, është e dukshme sesa të gërryer e kanë ndjenjën e veë ndjerjes para tij.

Në 21 vite që kalërohet nga Edi Rama, Partia Socialiste po përjeton një vazhdimësi të gjendjes së shpërbërjes ku çdo ego e vogël e veçantë është një principatë e vogël , e pavarur, më vete. Të gjithë duan të mbajnë egon e tyre të kënaqur, veten e tyre të kufizuar dhe të paprekur. Ky pasivitet edhe kufizim vetëm tek interesat personale, fuqizon shkatërrimin. Rezultati? I qartë! Ai që lëpin më fort, kafshon më egër!

Qysh se ka ardhur në pushtet, Edi Rama ka asfikskuar garën dhe zgjedhjet brenda partisë.

Sot asnjë zyrtar shtetëror përfaqesues i partisë nuk votohet paraprakisht nga strukturat e saj; asnjë përfaqesues politik duke nisur nga kryetari i organizatës socialiste e deri të kryetari i partisë së rrethit nuk votohet por emerohen katapultohen.

Po të njejtën qasje pa garë, sipas preferencave të tij, Edi Rama aplikoi në ekonomi edhe me meritokracinë në shoqëri. Sepse kjo është qasja e tij, nuk mund të bënte ndryshe .

Idiokracia që Edi Rama instaloi në Partinë Socialiste është barra më e rëndë që kjo parti do të mbaj në kurriz në gjithë historinë e saj . “Zeqinizmi” është jo vetëm shprehje e trishtueshme e dështimit të moralit të partisë e cila dikur mund të krenohej me avancimin e njerëzve të talentuar të edukuar dhe të aftë, por një provë e dëmit të pakthyeshëm që nga urrejtja Edi Rama i bëri kësaj partie.

Qëllimi i tij ishte që kurdo të ndodhë largimi i tij ai të lër prapa jo më një parti, por një tokë të djegur, që e ka vështirë të ringrihet.

Partia Socialiste është kalë betejash, edhe si e tillë nuk ka pasur kurrë nevojë për një idealist të hollë, e as për një realist të vrazhdë, por për një lider, sytë e të cilit mund të lexojnë qiellin, ndërsa këmbët e tij shkelin fort në tokë. Një njeri me simpati universale, por të vetëpërmbajtur; një njeri që e njeh fushën e emocioneve, megjithëse nuk është skllav i tyre; një lider për të cilin politika nuk është thjesht një spektakël apo hije kalimtare, por një lojë solemne, që duhet luajtur me kujdes, pasi vendimet e sotme mund të kenë vlerë të përjetshme.

Një burrë a grua që e konsideron politikën, mënyrën se si ndryshimi dhe mospajtimi duhet të shoqërohen në kompromis dhe pjesmarrje.

Një lider që ngulmon nga e kaluara, megjithatë e di se mjalti i saj mund t’i sjellë dobi vetëm në mënyrë të moderuar; që mendja i të cilit skanon të tashmen, por nuk magjepset nga karremat e saj të arta; që është i bekuar me aftësinë e parashikimit të të nesërmes.

Edi Rama nuk ishte kurrë i tillë, edhe me të drejtë nuk e ka duruar dot që brenda asaj të majte ka njërëz të tillë. Ndaj nuk i honepsi dot kurrë, i qesëndisi, u përpoq ti blejë, herë pas here ti miklojë edhe kur s’ja doli filloi t’i denigrojnë!

Sot ai nuk i duhet më kujt në atë parti, këtë e kuptojë shpejt edhe
katapultimi i tij i fundit, Neomalësorja .

Ndaj detyra e çdo të majti sot është të kontribuojë për një Parti Socialiste pa Edi Ramën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Rilindasi jash bordellos says:
    June 20, 2026 at 4:50 pm

    Ata qe kane kaleruar e fituar ne kalin e PS jane Rama me oligarket , jo socialistet e thjeshte dhe te ndershem. Rama ka te drejte qe thote se para se te vinte ai ne PS ajo ishte nje bordello. Se pari si pranoi ky i ndershem te futet ne nje bordello, duke iu lutur Musa Ulqinit. Pasataj nuk e di a e pranojne Taulant Balla, Erion Brace, Gramoz Ruci, Milva Ikonomi, e te tjere qe paskan qene nje bordello para ardhjes se Rames, dhe ky u paska kthyer ndershmerine.

    Reply
  • Kosovari says:
    June 20, 2026 at 7:23 pm

    O po mire te tera i morem veshe, qe opozita dhe nje pjese e elektoratio gri nuk pajtohen dote me menyren e qeverisjes se maxhorances dhe vete Rames, po keta “Vellezerit” tane kosovare te Alpin Kurdit c’dreqin kane qe jane kaq te shqetesuar !? E rregulluan shtepine e tyre dhe tashti po vijne te rregullojne shtepine e “Vellezerve” ? Bravo !

    Reply
    • Fatos says:
      June 21, 2026 at 4:17 pm

      Ajo Milva Kokomi nuk ka qene kurre socialiste por sorouste,G 99 iste qe e solli Rama ne PS si deputete e Ministre qe te zhvase.Ato tenderat e Beqes i ka firmosur dhe M.Konomi su zv.ministre shrndrtsie

      Reply
  • Dajti says:
    June 20, 2026 at 7:57 pm

    Ky psikopat i lindur nuk ka qene, dhe nuk eshte i majte, as socialist. Ai eshte nje narcist ekstremist i djathte, pothuajse fashist kemishe zi, ashtu si edhe vishet. Ky eshte nje uzurpator i pafytyre i PS. Ja fali Gramoz Ruçi, dhe shiheni ku e çoi!
    Qe ne fillim si k/bashkie sulmoi dhe talli kryetarin FN qe e morri nga Parisi ku shiste ikona te vjedhura. Nga nje njeri MOSMIRENJOHES pret gjithçka. Beri aleance me IM, spiunin e Berishes kunder kryetarit te PS. Perdhosi gjakun e 4 demostruesve te 21 Janarit, kur ne 2013, beri aleance prape me IM, i cili e kishte share me liber shpie para 2 vjetesh. 4 te vraret u egzekutuan sepse protestuan kunder korrupsionit te megahajdutit Meta. Nga 4 diversante te LSI ne 2009, i dha 17 te tille. Futja e LSI ne koalicion, berja deputete e shume prej tyre, futja ne te gjitha vendet e administrates publike te hajduteve te LSI-se, ishte injektim i metastazave te kancerit ekonomik, politik, shoqeror ne shoqerine Shqiptare. Kulmi kur e beri edhe president nje halabak me portofol vjedhjesh!
    Tani eshte nje person i degraduar plotesisht dhe grupi i PS, nese ju ka mbetur ndonje fije burrerie, duhet ta largojne per kurim.

    Reply
    • ¿? says:
      June 22, 2026 at 2:00 am

      Dajti, a e di ti kush e urdheroi Fatos Nanon ta sillte kete thinjpaprere nga nen urat e Parisit??? Po na e zgjidhe kete mister do te na besh nje te mire, se nuk besoj se Fatos Nano e solli nga qefi kete birbon.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoresha e Postës me burrin, 675 hyrje në kazino

Komentet e Fundit

  1. Iliada & Odiseja on Çështja Homerike
  2. E on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  3. 1 on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoresha e Postës me burrin, 675 hyrje në kazino
  4. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  5. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?