Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimet e karburantit “të ngrira”, në tregje janë ulur gati 20% në dy muajt e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çmimet e karburantit “të ngrira”, në tregje janë ulur gati 20% në dy muajt e fundit
Ekonomi

Çmimet e karburantit “të ngrira”, në tregje janë ulur gati 20% në dy muajt e fundit

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm krahasuar me nivelet maksimale vjetore që shënuan mes muajve shtator dhe tetor.

Në fillim të kësaj jave, nafta Brent tregtohej pranë vlerën së 78 USD për fuçi, ndërsa në fund të muajit shtator, çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë për vitin 2023, me 96.55 USD për fuçi. Në dy muajt e fundit, çmimi i naftës bruto ka rënë me afërsisht 18%.

Kjo rënie në vija të përgjithshme reflektohet edhe në çmimet e bursës së produktit final.

- Publicitet -

Ditën e hënë gazoili tregtohej në Bursën e Londrës me një çmim prej afërsisht 793 USD për ton, në vlera ndjeshëm më të ulëta krahasuar me nivelin prej pothuajse 1000 USD/ton të dy muajve më parë.

Por, prej afërsisht dy muajsh tendenca në rënie e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare nuk po reflektohet aspak në çmimet me pakicë të karburanteve në Shqipëri. Çmimet e gazoilit dhe benzinës në pikat e shitjes janë praktikisht të pandryshuara pranë nivelit të 200 lekëve për litër.

Madje, as forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me dollarin gjatë muajit nëntor nuk ka sjellë ulje të çmimeve. Të hënën dollari amerikan këmbehej në vlerën e 93.63 lekëve, në rënie me më shumë se 7% krahasuar me fillimin e muajit tetor, kur paralelisht edhe çmimet e gazoilit ishin në nivelet më të larta vjetore.

Shifrat e analizuara nga Auitoriteti i Konkurrencës kanë treguar se tregu i karburanteve ka një shkallë të lartë përqendrimit në nivel të importit dhe të tregtimit me shumicë. Deri vitin e kaluar, tre kompanitë më të mëdha (Kastrati, Gega Oil dhe Europetrol Durrës) zotëronin rreth 75% të tregut me shumicë të naftës.

Hetimi i fundit i Autoritetit të Konkurrencës në këtë treg, që u mbyll në vitin 2022, nuk evidentoi shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Megjithatë, mungesa e plotë e elasticitetit të çmimit në tregun e karburanteve në muajt e fundit krijon dyshime për mirëfunksionimin e konkurrencës.

Shfuqizimi i Bordit që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve në muajin qershor të këtij viti nuk duket të ketë ndikuar në një rritje të konkurrencës në këtë treg.

Madje, diferencat në çmimet me pakicë mes kompanive të mëdha, të integruara vertikalisht në nivele të ndryshme të tregut dhe pikave të tjera të shitjes me pakicë duket se janë ulur edhe më shumë.

Raiffeisen Research: Çmimet e naftës bruto do të ulen në tre vitet e ardhshme

Raiffeisen Research parashikon se gjatë dy viteve të ardhshëm oferta për naftë bruto do të tejkalojë gradualisht kërkesën dhe kjo do të sjellë ulje të çmimeve.

Sipas analizës së fundit të njësisë së kërkimeve të grupit bankar vienez, çmimi mesatar i naftës Brent parashikohet mesatarisht pranë nivelit të 85 dollarëve për fuçi deri në fund të vitit 2024, por për shkak të një rritjeje më të ngadaltë të kërkesës ai pritet të bjerë në 75 USD për fuçi në vitin 2025 dhe në 70 USD për fuçi në vitin 2026.

Deri më tani, prodhuesit më të mëdhenj të OPEC-10 (Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti) kanë rënë dakord ta mbajnë vetë përsipër uljen e prodhimit, pa bashkëpunimin e prodhuesve më të vegjël anëtarë të kartelit.

Megjithatë, nëse lind nevoja për të ulur më tej prodhimin me qëllim mbështetjen e çmimeve, Raiffeisen Research beson se grupi i katër prodhuesve më të mëdhenj mund të jetë më pak i gatshëm të përballojë peshën kryesore të shkurtimeve shtesë të furnizimit, pa angazhimin e të gjithë anëtarëve të kartelit.

Raiffeisen Research pret që tregu global i naftës të lëvizë nga një deficit prej 0.9 milionë fuçi në ditë në tremujorin e parë 2024, në një suficit prej 0.8 milionë fuçi në ditë në gjashtëmujorin e dytë 2024.

Vlerësimet aktuale tregojnë se kërkesa globale për naftë bruto është afërsisht 102 milionë fuçi në ditë, ndërsa oferta afërsisht 101.8 milionë fuçi, me një deficit prej rreth 0.2 milionë fuçi në ditë.

Burimi: Tregu janar-shkurt 2022; çmimet e fiksuara nga Bordi maj 2022-qershor 2023, tregu pas qershorit 2023; përpunime të Monitor
Burimi: Financial Times

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit
  • FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  • Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK
  • Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë, u përplas nga një automjet, humb jetën 75-vjeçarja
  • Nga Trump, tek Macron e Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Komentet e Fundit

  1. Xha jaho on FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  2. Xha jaho on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  3. Ethem Lalaj on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Fjalë me vend on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Fjalë me vend on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?