Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimet nuk do të ndalen, ja arsyet pse inflacioni do të mbetet i lartë deri në 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çmimet nuk do të ndalen, ja arsyet pse inflacioni do të mbetet i lartë deri në 2024
EkonomiKryesore

Çmimet nuk do të ndalen, ja arsyet pse inflacioni do të mbetet i lartë deri në 2024

Published: August 4, 2022
Shpërndaje

Banka e Shqipërisë bëri parashikimin se inflacioni do të kthehet në objektivin e 3%-shit, jo më herët se fillimi i vitit 2024. Kjo do të thotë se çmimet do të rriten vrullshëm deri në fund të vitit dhe do të mbajnë këtë trend edhe përgjatë vitit të ardhshëm.

Por cilët janë faktorët që e shtyjnë bankën qendrore drejt një projeksioni të tillë?

Së pari, duhet të kuptojmë që pjesa dërrmuese e inflacionit në vendin tonë po shkaktohet nga importi. Kjo do të thotë që për sa kohë mallrat dhe shërbimet që ne marrin nga Eurozona, që edhe në korrik regjistroi një inflacion të rritur në 8.9%, shtrenjtimi i këtyre mallrave për tregtarët do t’i faturohet qytetarëve.

- Publicitet -

Nafta është aktualisht në kuotën e 96 dollarëve për fuçi, zyrtarisht në nivelin e para luftës në Ukrainë. Por sërish çmimi i rafinerive mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike. Nga ana tjetër, çmimi i energjisë në bursat europiane qëndron mbi 400 euro për megavat orë, duke rritur faturën për KESH, si dhe bizneset që e blejnë atë në tregun e lirë.

Lufta në Ukrainë në anën tjetër vazhdon të prodhojë pasiguri, veçanërisht në sektorin ushqimor. Kostot për bujqësinë janë rritur ndjeshëm, ndërsa sigurimi i drithërave si gruri do të mbetet një problem global për disa vite.

Të gjitha këto, nga energjia tek ushqimi bëjnë që kostot e një biznesi dhe të një qytetari të rriten. Këta të fundit do të kërkojnë më shumë para në këmbim të produkteve, shërbimeve apo punës së tyre, derisa të stabilizohet niveli i tyre i jetesës në nivelet e para krizës.

Me çmimet e apartamenteve dhe qirave në rritje të ndjeshme në Shqipëri, gjasat janë që kjo nevojë për të rritur të ardhurat dhe pagat, do të vazhdojë. Dhe formulat e projeksionet ekonomike e sjellin këtë afat pikërisht në gjysmën e parë të vitit 2024.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Tung says:
    August 5, 2022 at 6:27 am

    Shume bukur na i permend zoteria se rritja vjen nga importi nga eurozona, por pse nuk e permend faktin qe euro ka rene kundrejt lekut ne nivelin minimal dhe pothuaj me shume se inflacioni?
    2 energjine ne e prodhijme dhe vete dhe nuk mund te na hedhes hi syve se qenka rritur ne evrope e prandaj dhe ketu, evropa po ti hape TECet e ul prap energjine po te doje, por evropa si dhe juve keni qellime te tjera.
    3 shume mire e permende se nafta ka rene ne cmimet para lufte 96$ madje tani qe po shkruaj eshte 86$ por cmimi letu mbetet i njejte.
    Populli nuk i kupton shume gjera ndaj paguan me taksa rrogat e juaja por ju shkelni buken dhe nuk i tregoni gjerat drejte, madje i manipuloni per tja sherbyer si dicka e rendomte qe ndodh.
    Jo nuk ndodh kudo, ndodh vetem tek ne qe cmimi i bukes u rrit me 50% cmimi i transportit me 50%, uji me 20%, kafet e shume ushqime te tjera me 30% dhe skane fare lidhje me luften ne ukraine por me luften qe duhet te benit ju per ti ulur cmimet.
    Shqiptaret duhet te kuptojne se e vetmja gje qe nuk eshte rritur me 20% eshte sherbimi qe ata ktyejne / vlera e punes se tyre, ndaj fuqishem duhet te kerkojne rritje pagash mbi 20%.
    Tung

    Reply
  • !!? says:
    August 5, 2022 at 8:49 pm

    Qy Bankieri jon është bër si ata të horoskopit që parashikojnë duke par qiellin, yjet , planetet, ndërsa qy parashikon duke par andej nga Sureli yllin e kusarisë Edi Ramën.

    Ne që nxjerim naftë nga nëntoka, ne që prodhojmë energjinë elektrike me ujin e shiut që na e fal natyra, ne që kemi një klimë të mrekullueshme dhe pozicion gjeografikë që të prodhojmë me bollëk produktet ushqimore, grurë, misër , luledielli, perime , fruta , kushte të shkëlqyera për zhvillimin e blegtoris, qy horoskopisti i Bankës nuk i i shikon këto në teleskopin e tij me të cilin bën horoskopin ekonomik?

    Po pati në objektivin e teleskopit të tij parashikues vetëm yllin e kusarisë Edi Rama , parashikimet do të jenë gjithëmon blozë për ata që jetojnë me djersën e tyre dhe nuk vjedhin ama për kusarët Edi Rama e kompani ngritje çmimesh do të thotë shumfishim i miljardave që kan ata në bodrumet e bankave ndrkombëtare dhe varfërim i tejskajshëm e fukarenjëve.

    Qy horoskopisti i bankës që parashikon vetëm ngritje çmimesh për shqipëtarët i pastë harram ato miljonat që xhvat nga shqipëtarët, bashkë me kusarët qeveritarë e kusarët biznesmenë. që nuk paskin të ngopur.

    Si nuk foli vetëm njëherë për naftën që nxiret dhe eksportohet , si nuk foli vetëm njëherë për zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë me projekte të bankës, si nuk foli njëherë me projekte për zhvillimin e industrisë ushqimore , të përpunimit të naftës dhe mineraleve ky horr i bankës por vetëm për importet dhe çmimet që do të ngrihen. Ja që çmimi i naftës u ul në bursën e karburanteve ça do të na thoj fallxhori i bankës për çmimin e karburanteve në vëndin ton?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?