Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimet për ndërtimet në Tiranë, Gjykata Kushtetuese rrëzon Shoqatën e Ndërtuesve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Çmimet për ndërtimet në Tiranë, Gjykata Kushtetuese rrëzon Shoqatën e Ndërtuesve
KronikeLajmi i fundit

Çmimet për ndërtimet në Tiranë, Gjykata Kushtetuese rrëzon Shoqatën e Ndërtuesve

Published: November 6, 2024
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese rrëzon pas shqyrtimit në themel kërkesat e marra në seancë publike të padisë së Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë.

Kjo e fundit kërkonte shfuqizimin e VKM-së së Qeverisë të vitit 2023, që përcaktonte çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për Bashkinë e Tiranës.

Shoqata pretendonte ndër të tjera se ky vendim

- Publicitet -

i Qeverisë kishte masë të konsiderueshme dhe jopropocionale vlerën e taksës së ndërtesës, që cenonte lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private dhe parimin e sigurisë juridike.

Fillimisht Kushtetuesja e pranoi si të ligjshme padinë për shqyrtim në themel, duke konstatuar se kishin natyrë kushtetuese, por ditën e sotme ka vlerësuar pas shqyrtimit se ato ishin të pabazuara dhe nuk kishin të bënin me çështje thelbësore.

“Gjykata vë në dukje se formula e përllogaritjes së taksave e cila rezulton të jetë e parashikuar në ligjin për taksat vendore të vitit 2006, ndryshuar në vitin 2017 dhe e detajuar në VKM nr. 132/2018 nuk është objekt shqyrtimi në këtë gjykim kushtetues. Ndërkohë që kërkuesi nuk arriti të provonte dhe argumentonte as në kërkesën e tij fillestare dhe as gjatë gjykimit në seancën plenare, se pse çmimet e reja të referencës në vetvete cënojnë parimet kushtetuese të pretenduara prej saj”, thuhet ndër të tjera në vendim.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

“Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkuese Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë, me objekt shfuqizimin e pikës “a.2” të aneksit 1 dhe shkronjës “dh” të aneksit 2 të VKM-së nr. 457/2023 që përcakton çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për bashkinë Tiranë.

Kërkuesja ka pretenduar se parashikimet e mësipërme të cilat kanë rritur në masë të konsiderueshme dhe joproporcionale vlerën e taksës së ndërtesës cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike, në kuptimin e fuqisë prapavepruese të aktit, parimin e barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit si dhe rezervën ligjore.

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 06.11.2024, vlerësoi se kërkuesja legjitimohet ratione personae për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues, pasi VKM-ja parashikon rregullime që zbatohen dhe prekin drejtpërdrejt ndërtuesit, që janë anëtarë të shoqatës.

Për sa i përket legjitimimit ratione materiae, Gjykata vlerësoi se pretendimet e paraqitura ishin me natyrë kushtetuese, prandaj i shqytoi ato në themel.

Në lidhje me pikën “a.2”, të aneksit 1 të VKM nr. 457/2023, Gjykata shqyrtoi fillimisht pretendimet për cenimin e parimit të sigurisë juridike dhe vërejti se argumentet e sjella nga kërkuesja në thelb nuk kishin të bënin me çmimet e referencës të parashikuara nga VKM-ja nr. 457/2023, objekt i gjykimit kushtetues, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave të cilat kanë çmimin e references të ndërtesës, si element përbërës të formulës apo metologjisë së përllogaritjes së tyre.

Në këtë këndvështrim, Gjykata vë në dukje se formula e përllogaritjes së taksave e cila rezulton të jetë e parashikuar në ligjin për taksat vendore të vitit 2006, ndryshuar në vitin 2017 dhe e detajuar në VKM nr. 132/2018 nuk është objekt shqyrtimi në këtë gjykim kushtetues.

Ndërkohë që kërkuesi nuk arriti të provonte dhe argumentonte as në kërkesën e tij fillestare dhe as gjatë gjykimit në seancën plenare, se pse çmimet e reja të referencës në vetvete cënojnë parimet kushtetuese të pretenduara prej saj.

Duke pasur parasysh se edhe për pretendimet e tjera për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe barazisë përpara ligjit dhe mosdiskriminimit, kërkuesja ka paraqitur të njëtat argumente, të cilat në thelb nuk kishin të bënin me çmimin e referencës, por me metodologjinë për përcaktimin e taksave, Gjykata vlerësoi se këto pretendime nuk mund të merren në shqyrtim.

Në lidhje me shkronjën “dh” të aneksit 2 të VKM nr. 457/2023, Gjykata vlerësoi se nuk cenon parimin e sigurisë juridike në drejtim të paqartësisë së normës, pasi dispozita është e qartë në formulimin e saj, sepse i referehet normës 0,2 % indeksim për ndërtimet e reja, për ambiente jo -banimi, për një periudhë 5 – vjeçare në raport me ambientet e banimit.

Ndërsa në lidhje me pretendimin për cenimin e rezervës ligjore për shkak të mungesës së delegimit me ligj sipas nenit 118 të Kushtetutës, Gjykata vlerësoi se dispozita e kundërshtuar (shkronja “dh” e aneksit 2 të VKM nr. 457/2023) është nxjerrë në përputhje me delegimin ligjor të përcaktuar në nenin 21, pika 2 të ligjit për taksat vendore, i cili parashikon se metodologjia për përcaktimin e këtyre taksave do të bëhet nga Këshilli i Ministrave. Shkronja “dh” e aneksit 2 të VKM nr. 457/2023 është një dispozitë që rregullon metodologjinë e taksave për ndërtesën, prandaj edhe ky pretendim është i pabazuar.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi, njëzëri:

– Rrëzimin e kërkesës”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • pilo Lala says:
    November 6, 2024 at 4:43 pm

    Iku koha e Sali Berishes qe bente VKM ne dem te shtetit, per tu bere favore Oligarkeve.
    Ndertuesit bejne pastrim parash, tani nuk duan te paguajne taksa.

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    November 6, 2024 at 5:07 pm

    Sa me shume riten cmimet e references,aq me shume riten cmimet e shtepive,pagesen e ben bleresi fundor, jo oligarket, taksen e shtuar e “MANAXHOJNE”kryehajdutet” POLITIKANE”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?