Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimi i lartë i karburantit po i shtyn shqiptarët drejt makinave elektrike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çmimi i lartë i karburantit po i shtyn shqiptarët drejt makinave elektrike
AktualitetEkonomiShoqëri

Çmimi i lartë i karburantit po i shtyn shqiptarët drejt makinave elektrike

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Qytetarët shqiptarë duket se po ndjekin një trend të ri sa i takon blerjes së automjeteve, duke u orientuar më së shumti drejt atyre elektrike, të cilat edhe pse mund të kenë kosto të lartë fillestare, u kursejnë atyre vlera të konsiderueshme monetare në vijim. Shkak për këtë është bërë rritja rekord e çmimit të karburanteve gjatë 2022 dhe më pas luhatjet e vazhdueshme në 2023, gjë që i ka bërë bizneset dhe qytetarët që të mendojnë në afatgjatë.

Kështu, referuar të dhënave të detajuara nga tregtia e jashtme të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për periudhën Janar-Korrik, vihet re një rritje e konsiderueshme e importit të makinave elektrike, pajisje të makinave elektrike apo edhe pjesë të ndryshme të këmbimit për to.

Në 7 muaj është importuar thuajse dyfishi i sasisë së produkteve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë,  me një vlerë prej 42.5 miliardë lekë, vlerë kjo e cila ka ardhur në rritje progresive dhe shënon rekordin e 5 viteve të fundit nëse do të marrim në analizë periudhën janar-korrik nga viti 2019 deri në vitin 2023. E thënë ndryshe, për çdo muaj, vlera e automjeteve elektrike të importuara shkon mesatarisht 6 miliardë lekë.

- Publicitet -

Ajo që vihet re është se importi më i ulët në vlerë dhe sasi shënohet në vitin pandemik 2020 dhe më pas, ndryshimi i çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare dhe në vend, i cili rëndoi ndjeshëm xhepat e qytetarëve shqiptarë, bëri që të ketë një rritje të kërkesës për makinat elektrike.

Përpos qytetarëve, ndër kategoritë e bizneseve që kanë blerë makina elektrike është shërbimi publik i taksive, ku dy vitet e fundit është vënë re rinovim i flotës së kompanive në automjete elektrike, të cilat u japin atyre përfitueshmëri më të lartë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit dhe Transportit Rrugor në 7 muajt e parë të vitit janë regjistruar për herë të parë 874 automjete elektrike dhe muaji Korrik regjistron numrin më të lartë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. K R on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. Kopilat e Ramizit on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  3. Malet me blerim mbuluar on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Ana on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  5. Demokrat on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?