Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Daçiç: Po shpërtheu lufta, Kosovës s’i bëjnë punë as 1 milion “Javelin”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Daçiç: Po shpërtheu lufta, Kosovës s’i bëjnë punë as 1 milion “Javelin”
AktualitetKosovë

Daçiç: Po shpërtheu lufta, Kosovës s’i bëjnë punë as 1 milion “Javelin”

Published: January 15, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiç, në një paraqitje televizive për “Tv Pink” të dielën, komentoi blerjen e sistemit raketor “Javelin” nga ana e Kosovës.

Në reagimin e tij, Daçiç tha se në rast të shpërthimit të luftës “Kosovës s’do t’i kryenin punë as një milion ‘Javelin’”.

“Ne kemi një problem më të thellë, këtu bëhet fjalë për interesa strategjike afatgjatë për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës, të cilën ne e kundërshtojmë. Gjithçka që ka ndodhur që nga viti 1999 duhet të merret parasysh. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u armatos nga Gjermania, SHBA dhe vendet islamike. Tani po ndodh e njëjta gjë”, u shpreh ish-kryediplomati serb.

- Publicitet -

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) konfirmoi ditë më parë se Kosova kërkoi që të blejë sistemin raketor Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarë amerikanë, ndërsa sipas Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë dhe Mbrojtjen (DSCA), në pako përfshihen gjithsej 246 raketa anti-tank “Javelin” FGM-148F dhe 24 njësi për lëshimin e raketave.

DASH-i njoftoi se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, paraqiti të enjten para kongresit propozimin e programit për Shitjet e Huaja Ushtarake (FMS) për rastin e shitjes së raketave dhe pajisjeve të tjera për Kosovën – një masë që synon rritjen e aftësive mbrojtëse të kombit të vogël ballkanik, në përputhje objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Në dispozicion të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përveç sisitemit të fuqishëm turk “OMTAS” për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve të blinduara, pritet të jetë edhe sistemi anti-tank amerikan “Javelin”, i cili shkaktoi sensacion në fushëbetejën e Ukrainës kohën e fundit – një simbol i rezistencës së forcave ukrainase ndaj agresionit të Rusisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • 30 vjet i fshehur pas tri vrasjesh
  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?