Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dalin në gjyq katër bankierë në Zvicër, akuzohen se ndihmuan Putinin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dalin në gjyq katër bankierë në Zvicër, akuzohen se ndihmuan Putinin
AktualitetBote

Dalin në gjyq katër bankierë në Zvicër, akuzohen se ndihmuan Putinin

Published: March 9, 2023
Shpërndaje

Në Zvicër po zhvillohet gjyqi i 4 bankierëve të cilët akuzohen se kanë ndihmuar presidentin rus, Vladimir Putin për të fshehur dhjetëra miliona franga. Tre rusët dhe një zviceran akuzohen se kanë ndihmuar muzikantin rus Sergei Roldugin të pastrojë fondet që dyshohet se i përkasin presidentit rus.

Roldugin thuhet se ka vendosur 50 milionë dollarë (42 milionë funte) në llogaritë zvicerane midis 2014 dhe 2016, pa asnjë shpjegim të besueshëm se nga kishin ardhur paratë. Në atë kohë ai u paraqit si violonçelist me të ardhura modeste. Ai ishte bërë i famshëm si muzikant, por nuk fitoi shuma të mëdha. Ai më herët gjithashtu kishte pretenduar se nuk ishte biznesmen dhe se nuk  futej në rangun e milionerëve.

Por, ku i gjeti ai miliona dollarë për t’i vendosur në llogaritë bankare zvicerane?

- Publicitet -

Violonçelisti ishte mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, madje flitet se ishte kumbari i vajzës së Putinit. Sipas ligjit zviceran, bankave u kërkohet të refuzojnë ose mbyllin llogaritë nëse kanë dyshime për mbajtësin e llogarisë ose burimin e parave. Si një mik i njohur i liderit rus, duke investuar miliona në Zvicër pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe sanksioneve të mëvonshme kundër Rusisë në vitin 2014, Sergei Roldugin duhet t’i kishte rënë kambanave të alarmit.

Rasti po shihet si një provë se sa me rigorozitet Zvicra zbaton ligjet e saj për pastrimin e parave, të cilat, të paktën në letër, janë mjaft strikte. Autoritetet zvicerane kanë punuar shumë në vitet e fundit për t’u larguar nga imazhi i Zvicrës si një vend në të cilin edhe paratë më të pista nga diktatori më brutalist apo biznesmeni më i korruptuar mund të lahen më të bardha se të bardha, shkruan CNN. 

Paratë e dyshimta të Roldugin u zbuluan fillimisht, jo nga hetuesit zviceranë, por nga gazetarë të përfshirë në një hetim ndërkombëtar të rrjedhjes së të dhënave të Panama Papers, organizuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues në 2016. Ata zbuluan prova të transaksioneve të dyshimta që përfshinin kompanitë offshore të Roldugin me vlerë qindra miliona dollarë, si dhe llogaritë e tij bankare zvicerane.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?