Mes 301 pasurive të sekuestruara me vendime gjykatash në vend, të publikuara së fundmi në një katalog nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dallojnë ato miliona euro të bosëve të krimit të organizuar dhe të hetuarve për korrupsion.
Me tyre 25 pasuritë e familjes Berisha, me dy të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Nga apartamentet që jeton mes luksit, vila në Gjirin e Lalëzit, aksionet në kompaninë “Homeplan”, e deri tek njësitë e biznesit në kompleksin “Magnet”, i cili u ndërtua mbi truallin e klubit sportiv “Partizani;’, pasqyrohen me detaje nga AAPSK.
Për 13 prej 25 pasuritë e sekuestruara, të shoqëruara me fotot në ambientet e brendshme të tyre, Report Tv ka zbuluar sa shkojnë mbi 17 milionë euro pasuri. 5 apartamente të shpërndarë në Tiranë, nga rruga “Mustafa Matohiti”, te kompleksi “Magnet”, vila luksoze në Gjirin e Lalëzit, 3 njësi biznesi, nga lokalet te palestrat, 1 sipërfaqe toke, 2 bodrume dhe 1 garazh.
Kjo vilë në Gjirin e Lalëzit me sipërfaqe 187.7 m2 ka një vlerë prej 11.9 milionë lekë, bashkë me truallin. Apartamenti luksoz, i cili shihet edhe nga pamjet e ambienteve të brendshme, i ndodhur pranë Gardës së Republikës, vlerësohet nga gjykata me 48.5 milionë lekë, rreth 485 mijë euro, dhe ka një sipërfaqe 208.2 m2. Jo më pak luksoz është edhe apartamenti tjetër në rrugën “Mustafa Matohoti, 128.3 m2, që sipas autoriteteve vlerësohet 15.3 milionë lekë.
Apartamenti me sipërfaqe 356.3 m2 në kompleksin “Magnet”, i cili sipas pamjeve është shfrytëzuar për zyra, ka vlerë 44.3 milionë lekë, ose rreth 443 mijë euro. Në të njëjtin kompleks ndodhet një tjetër apartament zyrë, me sipërfaqe 375 m2 është, me vlerë 46,6 milionë lekë, mbi 460 mijë euro. Një apartament i tretë që shfrytëzohet për zyra ndodhet në “Magnet”, 346.1 m2, vlerësuar me 43 milionë lekë të reja, ose 430 mijë euro. Tjetër pasuri e Malltezit, me vlerë shumë të madhe është kjo sipërfaqe e madhe toke prej 3 mijë m2 që është sekuestruar në Priskë të Madhe, e cila kap vlerën e 134.4 milionë lekëve, ose mbi 1.3 milionë euro. Pasuritë e tjera të familjes Berisha, janë disa apartamente, garazhe apo edhe bodrume, edhe këto në zona të shtrenjta të Tiranës.
Në katalogun prej 614 faqesh, dallojnë pasuritë e sekuestruara të çiftit në proces divorci Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ish zv. Kryeministrit Ahmetaj dhe eksponentëve të rrezikshëm të krimit të organizuar.
Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, në arrati, në Hamallaj të Durrësit, gëlon mes luksit, nga pishina te arredimi i kujdesshëm dhe vlerësohet me 26.8 milionë lekë, në sipërfaqe të përbashkët me truallin, 620 m2. Gati dyfish më shumë kushton vila në “Green Coast” e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka, plotë 43.8 milionë lekë, me sipërfaqe bashkë me trualli në 650 m2.
Vila e Kryemadhit te Kodra e Diellit, mes luksit dhe arredimit të përzgjedhur me kujdes, vlerësohet të kushtojë 51.7 milionë lekë, me një sipërfaqe totale të të gjitha ambienteve, gati 620 m2.
Kjo ndërtesë e rivalit të Aldo Bares në Lushnjë, Sajmir Taullau, pranë rrethrrotullimit të Plugut, bashkë me pikë karburanti, është vetëm njëra prej dhjetëra pasurive të sekuestruara të tij, që dyshohen nga aktivitet kriminal. Ajo ka vlerën e 65.4 milionë lekëve.
Kjo vile në Shkallnur të Durrësit është vetëm një pjesë e vogël e pasurive marramendëse të familjes Çilotaj, të dyshuara me të ardhura krimi. 509 m2 në total, me vlerë 38.8 milionë lekë. Familja fierake, që prej viteve ’90 ka ngritur pasuritë, ndërsa vëllezërit Muhamet dhe Shkëlqim Çilotaj rezultojnë të kenë shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë barbarisht Nurie Hoxhën, një të re nga Patosi.
Në katalogun e pasurive të sekuestruara të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, figuron edhe kjo vilë, godinë dhe sipërfaqe ndërtimi me totalin prej 4670 m2, e cila nuk dihet kujt i përket, ndërsa vlera e saj totale shkon në 193 milionë lekë (ose rreth 2 milionë euro). Në sy bie edhe kjo vilë në Drac të Durrësit me 282 m2, e cila kap vlerën e 16.4 milionë lekëve, ndërsa në rrugën Cërrik-Elbasan ndodhet ky Hotel me bar dhe restorant, 565 m2, me vlerë 32 milionë lekë.
Në katalog rezultojnë të jenë përfshirë 15 nga më shumë se 30 pasuri sekuestruar bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh, Ervis Martinaj. Përveç mijëra metrave katror tokë are dhe truall në Fushë Kuqe dhe zona të tjera, deri në jug të vendit, rezultojnë edhe 2 vila në Tiranë, e para me vlerë 8.4 milionë lekë për 580 m2, dhe e dyta vilë 2 katëshe në Dajt, me ambiente ndihmëse si kënde lojërash dhe sipërfaqe të madhe përreth, për të cilën nuk ka të përcaktuar një vlerë.
















j.l./ dita
Me qafshe moj shege, ku shiten keto vila tek tregu i gabit.
Keto vila nuk do shiten, por do perdoren si vila pushimi per Police, Ushtrine, Gjyqtar, Prokuror,
Ne kete menyre do i hiqet frika njerezve te shkojne ta blejne ne te ardhmen.
Disa prej tyre do rrafshohen, sidomos ato qe jane prane shtepise origjinale te kriminelave.
Pasurite e paligjeshme (me vlere miliona euro) te siguruara me veprime kriminale apo korrupsion nga qeveritaret dhe familiaret e tyre dihen tani ne Shqiperi, nuk ka nevoje te botohen ne gazeta. Problemi eshte se edhe sa dekada do te vazhdoje telenovela e drejtesise per ti konfiskuar keto prona dhe per ti kthyer parate e vjedhura ekonomose shqipetare apo popullit te mashtruar e te shfrytezuar ekonomikisht.
Veprimet e gjykates kriminale dhe te Spakut si dhe ecuria e proceseve (terhiq e mos e keput) te nisura prej tyre po misherojne fjalen e mirenjohur popullore “Prit gomar te mbije bar”. Masa e ndershme dhe e mashtruar (njekohesisht e vjedhur) e popullsise shqipetare duhet te beje presion ndaj drejtesise dhe shtetit shqipetar qe te veprojne sa me shpejt e ti kthehen parate e vjedhura popullit, “hekuri rrifet sa eshte ne zjarr”. Keta soj po i le vazhdojne zvarritjen e procedurave dhe pse jo mund te marin edhe ca “ryshfete” dhe te deklarojne pas disa kohesh se te akuzuarit jane te pafajshem dhe e “kane vene me djerse” kete pasuri marramensdese.
Kjo drejtësi që po na tregon këto sikur janë përralla që u tregojnë fëmijëve. Këto realitete kaq absurde flasin për një drejtësi kriminale në gjithë 34vjeçarin e”demokracisë”shqiptare.
Drejtësia shqiptare është pjesa më e kalbur dhe kriminale e sistem ekzistues kjo nuk është gjë tjetër veçse pjesë e një mafje të strukturuar nga qendra në bazë.
Ligji 7501 dhe ligje të tjera të hartuara nga parlamenti shqiptar i kanë shërbyer gjatë 3dekadave krijimin jo të shtetit demokratik shqiptar por të një mafje ku drejtues të lartë të shtetit në vite krijuan një klasë të pasur fiktive me grabitje të pronës shtetërore, të pronës private deri në lidhje të drejtpërdrejta me krimin dhe po të ketë një drejtësi funksionale do të dëgjonim çudira për lidhjen e një pjese të klasës politike shqiptare me krimin.
Këtu drejtësia bënte sikur funksiononte, u merrte me vjedhjet ordinere ndërsa kjo pjesë e politikës nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj grabisnin duke u përsosur në veprimet e tyre për krijimin e një shtrese të pasurish sunduese me pjesën tjetër që gjendej pranë saj duke i shërbyer denjësisht për interesat e saj, këtu një kontribut të konsiderueshëm kanë dhënë dhe sistemi i drejtësisë i korruptuar totalisht, ku i pa korruptuari quhej naiv ose largohej nga kontakti i sekreteve “shtetërore”.
Prandaj duhesh parë me kujdes dhe duhet rishikuar përsëri vetingu në drejtësi.
Pa një sistem drejtësie të konsoliduar(duke eleminuar Gjin Gjonrat) nuk funksionon sistemi.
Xhveshja nga pasuria e vjedhur(krijuar me korruptim) dhe dënimi me burg një pjese goxha të kalbur të sistemit të drejtësisë nuk shkojmë gjëkundi, çdo gjë është formale, e keqja ka shpërthyer sepse ajo deformoi moralin e shoqërisë civile dhe po bën krimin më të madh për shoqërinë e një vendi. Varfëria materiale dhe shpirtërore në një pjesë të shoqërisë sonë u instalua nëpërmjet mosfunksionimit të drejtësisë.
Nëse për të shkulur një pemë duhet ta kapësh nga rrënja, për të ndërtuar një shtet duhet të konsolidohet sistemi i drejtësisë.
Kjo shoqëri nuk ka nevojë për këto informacione se këto tashmë i dinë gjithë bota, nëse shtetin e krahasojmë me një mollë, një pjesë e konsiderueshme është e kalbur, në se duhet ta ruajmë kalbësira duhet eleminuar totalisht,ajo tashmë është si një pjesë kancerogjene që ka shpërndarë metastazat, duhet ta shpëtojmë shqipërinë sa nuk është shumë vonë.
nëntor 2023, me buzëqeshjen vesh më vesh dhe me sytë plot shkëlqim nga përqafimet e Melonit, Edi Rama firmosi një marrëveshje për ndërtimin e një qendre në Shqipëri ku do strehoheshin deri në 3 mijë emigrantë afrikanë burra, por secili nuk do të qëndronte më shumë se 30 ditë. Atëherë e quajtën një marrëveshje për “bashkëpunim strategjik”.
Sot? Qendra në Gjadër është transformuar në një Qendër të Përkohshme të Riatdhesimit, ka ndryshuar krejtësisht funksionin dhe është shndërruar në një Cpr të mirëfilltë italiane, ku refugjatët do të mbahen deri në 18 muaj.
Vendimi u mor këtë të premte pasdite në një mbledhje të qeverisë italiane. Ndryshimi i protokollit të nëntorit Rama-Meloni për refugjatët, u bë në mënyrë të njëanshme, me dekret të Melonit.
Rama? Asnjë fjalë. Asnjë status. Asnjë shpjegim për qytetarët shqiptarë. Ndryshimin e protokollit me Shqipërinë e sqaroi ministri italian i Brendshëm Matteo Piantedosi, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u shpreh qartazi: “Ndërhyjmë mbi ligjin e ratifikimit të protokollit me Shqipërinë, duke lejuar përdorimin e strukturës ekzistuese për personat në pritje dëbimi.”
Pra, qeveria italiane ka ndryshuar marrëveshjen me një dekret, pa e pyetur fare palën shqiptare.
Piantedosi vazhdoi duke shpjeguar se CPR në Gjadër do të funksionojë si të gjitha qendrat e tjera në Itali.
“Qendra në Gjader nuk është zëvendësuese por shtesë e rrjetit të Cpr-ve italiane. Dhe gjithçka bëhet në mënyrë të ligjshme, pa shtesa buxhetore.” tha ai.
Gjykatat italiane rrëzuan marrëveshjen Rama-Meloni si të paligjshme, ndaj qeveria e ekstremit të djathtë italian vendosi ta kthejë në Cpr të plotë, në mënyrë që të shmangë barrierat ligjore.
Një truk ligjor, por që e trajton Shqipërinë si një protektorat, pa zë në vendimet që merren për të.
Risia? Për herë të parë një vend i huaj merr vendime operative për një pjesë të territorit shqiptar, pa u konsultuar, pa nënshkruar, pa kërkuar dakordësi. Dhe për ironi, për këtë territor vendoset jo për autostrada, jo për investime strategjike, por për internim njerëzish të padëshiruar. Më shumë poshtërim se kaq?
Me kete zell te madh per foto te vilave te pronave te Krimit botoni dhe ca foto nga atje ku banon Kryeministri i ketij vendit me te varfer te Europes.
Apo…mos jane gje te shpallura me ligj si sekret shteteror e objekte te rendesise vecante ato Sarajet ne Surrel?
Botoni fotot se ku banon Edi Rama kryeministri, qe te binden edhe me skeptiket e tij te flakte se ne kete vend edhe me vetem 3000 Euro pasuri te deklaruar mund te ndertosh Saraje te tilla luksoze e aq fort sekrete per syte e qytetareve te ketij vendi.
Keto pallate mbreterore kthejani bellereve,agallareve,qe Berisha me bandat u grabiten Tokat
OK,DITA:
-Lutem,dokumentoni edhe banesat në GJERMANI,HOLLANDË,BRUKSEL,HUNFARI,HUNGARI,etj Shtete të Euroës që ta marrin vesh më mirë LËPIRSIT E SALIUT & TË LIKES,pasi nuk po shikojnë mirë nga ” VESHËT ” !
SPAK,GJKKO të filloi SEKUESTRON e VIPAVE që nga 1992 me qeverisjen e parë të PD 1992,që më pas u kthye në QEVERI GANGËSTERE(sipas SHBA,BE)fatkeqsi Kombëtare vjedhje,Shitjen shkatërruese.Dhe kërkojnë të vijnë përsëri në Pushtet.
-Që tu mbyllet goja më mirë militantëve të PD,PL,PS,etj SPAK,GJKKO,duhet të arkëtoi në ARKËN E SHTETIT $,€,L, e SEKUESTRUARA për të rritur besimin e popullit ndaj tyre.! Pasi ULURIMAT E SALIUT,LIKES..TREGOJNË FURTUNË NË SHKRIRJEN E TYRE,për të kthyer në detyra GJIN GJONËT E LARGILIT NGA VETINGU.
FLM DITA.
Teme , qe te jesh , ose te ishe oficer madhor , Kolonel si ti duhet te ishe ose te jesh me shkolle te larte . Lexoje dhe nje here çfar ke shkruar dhe po qe se ty te duket nje shkrim prej ne njeriu qe ka bere universitet te me falesh sepse un ne letersi kam qene dhe jam injorant . Sipas mendimit tim SPAK duhet te ndjeke rrugen e droges nga Lazarati deri tek avioni i sperkatjes se mushkpnjave ne Divjake.
Nuk qenkan gje me ato te bllokut ku futej sali vuk berisha,dhe qe sot i shan me prag shtepije.Erdhi maloku mga shpella dhe na u be lexhende