Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: David Cameron: Britania dhe Franca do të mbështesin Ukrainën deri sa të ketë nevojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > David Cameron: Britania dhe Franca do të mbështesin Ukrainën deri sa të ketë nevojë
AktualitetBote

David Cameron: Britania dhe Franca do të mbështesin Ukrainën deri sa të ketë nevojë

Published: December 19, 2023
Shpërndaje

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do ta mbështesin Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus “sa të ketë nevojë”, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron të martën, duke shtuar se është “thelbësore” që të mposhtet presidenti rus, Vladimir Putin.

Komentet e tij kanë ardhur teksa rriten shqetësimet në Kiev që durimi dhe uniteti perëndimor mund të përçahen në luftën kundër Rusisë, gati dy vjet pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Britania dhe Franca kanë qenë mbështetëse të mëdha të Ukrainës, dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje sa të ketë nevojë”, ka thënë Cameroni, pas bisedimeve që ka zhvilluar në Paris me homologen franceze, Catherine Colonna.

- Publicitet -

“Nuk kam dyshim që mund ta bëjmë Putinin të humbë, dhe është thelbësore që ai të humbë. Do të jemi të vendosur në mbështetjen që ia ofrojmë Ukrainës”, ka thënë ai.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar të hënën se Shtetet e Bashkuara e kanë të autorizuar vetëm edhe një pako ndihmë për Ukrainën këtë vit, pasi republikanët e linjës së ashpër në Kongres, janë kundër ofrimit të ndihmës shtesë.

Duke insistuar që Perëndimi duhet të vazhdojë me ritmin aktual, Cameron e ka krahasuar luftën kundër pushtimit rus si dramë në disa pjesë.

“Pjesa e parë ka qenë për dështimin e madh të Rusisë për t’i arritur objektivat e veta”, në ditët e para të luftës, ka thënë Cameron.

“Pjesa e dytë ka qenë për mënyrën brilante të ukrainasve për t’i zmbrapsur rusët… dhe natyrisht, pjesa e fundit ka qenë më e vështirë në terren”, ka thënë ai, duke iu referuar dështimit të ushtrisë ukrainase që të shënojë përparim të madh në kundërofensivën e verës.

Sipas tij, pjesa e katërt ende nuk është shkruar dhe “duhet të sigurohemi që të shkruhet në mënyrën e duhur”.

Si Cameroni, ashtu edhe Colonna, kanë theksuar se Britania dhe Franca janë në linjë të njëjtë për çështjet e mëdha ndërkombëtare, përfshirë Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, edhe pas Brexitit – largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situatë e tensionuar edhe përpara Kuvendit, policia arreston disa protestues
  • Trazira brenda Kuvendit për Vlora Hysenin, PD bllokon foltoren: “Harrojeni normalitetin, kreu i narkos të vij këtu”
  • Ish-drejtuesja e SHISH kapet me gazetaren: Klodi si po kalon me ata agjentët serbë në dhomat e Rogner?
  • VIDEO: Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO, momenti kur hyn në ambientet e gjykatës
  • “Flej pa dert zemër, krejt radarët e shtetit i fik për ty”, dalin mesazhe të tjera mes ish-kreut të SHISH dhe Agasit

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  2. Celia on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  3. Zdromsi on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?
  4. Albis on Gazetari shqiptaro-zviceran: Rasti Hyseni, goditje e rëndë, këtu nuk bëjnë punë kravatat e Ramës
  5. Abc on O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?