Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
AktualitetPolitike

Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati

Published: November 11, 2026
Shpërndaje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike të rikthehet në jetën parlamentare dhe të marrë pjesë në punimet e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, duke paralajmëruar se mazhoranca nuk do të pranojë shtyrjen e afatit të këtij komisioni.

Në një konferencë për mediat, Balla bëri të qartë se nëse opozita nuk rikthehet në tryezën e reformës, socialistët do ta miratojnë atë në mënyrë të njëanshme, pavarësisht mungesës së konsensusit politik.

Sipas tij, data 30 nëntor është afati përfundimtar i punës së komisionit dhe PS nuk ka ndërmend të mbështesë një zgjatje tjetër të tij. Balla theksoi se ligji për financimin e partive politike duhet të miratohet brenda këtij viti, përpara Krishtlindjeve.

- Publicitet -

Ai kërkoi gjithashtu që opozita të ndërpresë bojkotin dhe të jetë e pranishme në seancën e ardhshme parlamentare, ku do të diskutohet buxheti i shtetit.

“Prej një muaji PD ka hyrë në një rrugë pa kthim dhe ftesa ime për ta është të ndërpresin bojkotin. I bëj thirrje PD dhe të tjerave që ishin sot në Konferencën e Kryetarëve, të reflektojnë. Rasti më i parë është seanca e javës së ardhshme e buxhetit të shtetit. Nuk ka moment më të rëndësishëm. Besoj që buxheti më i madh në histori, mbi 10 mld euro, e meriton për të qenë aty. Ulja e TVSH-së do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shpenzimet e çdo familjeje. Data 30 nëntor është afati i fundit i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Grupi i PS s’mund të mbështesë zgjatjen e afatit.

Konsensusi është 84 vota, ne e kemi dhe do ta miratojmë në mënyrë të njëanshme nëse PD nuk vjen. Anëtarësimin e Shqipërisë në BE smund ta mbajë peng askush.

Unë ende shpresoj që deri më 30 nëntor do të ketë një reflektim nga PD, por ligji i financimit të partive politike, duhet të miratohet me çdo kusht brenda Krishtlindjeve të këtij viti. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet”, tha Balla.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?