Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Defterët e pezmit, Meloni dhe Rama
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Defterët e pezmit, Meloni dhe Rama
KomunitetKryesore

Defterët e pezmit, Meloni dhe Rama

Published: August 23, 2023
Shpërndaje

Një prej ngjarjeve më pikante të kësaj vere, krejt pa nevojë, u bë një drekë diku tek 80 euro që një grup të rinjsh italianë nuk kishin paguar në Berat.

Pronari i lokalit publikoi në rrjete sociale pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, teksa të rinjtë largoheshin duke u munduar të mos binin në sy. Pasi videoja u bë virale, të rinjtë deklaruan se kishte qenë veçse një shaka dhe se do e paguanin faturën.

Nuk dihet e pak rëndësi ka nëse ky kishte qenë qëllimi i tyre që në fillim apo u ndjenë të detyruat ta bënin nën presionin e publikimit të videos.

- Publicitet -

Gjasat janë se ngjarja do harrohej, si shumica e këtyre rasteve që nuk identifikojnë popuj e kombe, me disa ripostime, komente pozitive e negative ose shumë shumë do ktheheshin në meme me të cilat do qeshnin shqiptarë, italianë e të tjerë.

Por fatura pati një fat që të rinjtë as që e kanë menduar. Në një takim, gjatë pushimeve pak ditore që kryeministria italiane Giorgia Meloni kaloi në Shqipëri, kryeministri Rama i ka treguar asaj videon virale. Dukshëm, zonjës Meloni ngjarja nuk I është dukur aspak gazmore dhe, përmes ambasadës italiane në vend, ka paguar faturën e ikanakëve.

Haptazi, në vendin e saj, të njëjtën gjë do kisha bërë edhe unë. E jam e bindur që një palo borxh 80 eurosh të mos ndikonte negativisht në miqësinë e fqinjësinë e mirë mes dy vendeve, të njëjtën gjë do bënin pjesa më e madhe e atyre që njoh, pa llogaritur dhjetëra mijëra shqiptarë e shqiptaro-italianë që e vlerësojnë këtë miqësi.

Që një sezon i pashoq turistik, me mijëra vizitorë nga Italia, çfarë mund të shënojë një fillim të mbarë, të mos prishej nga një veprim i pamenduar, me siguri, atë faturë do e kishin paguar disafish edhe ata sipërmarrësit që e përcollën kryeministren Meloni me verë e edhe ata qytetarët që e pritën me pankarta.

Nga ana tjetër, besoj fort se kryeministri Rama e ka bërë ngjarjen pjesë të bisedave të atij rangu jo për të provokuar, si mund të jetë spekuluar, por për pak humor me Giorgia-n, që duket se e ka përzemër, si Angela-n.

S’duhet harruar se arma e tij më e fortë për vëmendje janë spontaniteti dhe sjelljet jashtë kornizave, si në rastin e përqafimit epik me kryeministren në fjalë.

Po ashtu, besoj fort se pas një dekade kryeministër, zoti Rama nuk do ia lejonte vetes të bisedonte të tilla ndodhi me kë nuk e sheh fort të afërt. Fjala bie, s’do kishte folur për ladruca viralë turq me vëllain Tayyip, që vëllazërinë e ka me kushte, apo për grekë përfitues me mikun Mitsotakis, që edhe ftesën me takimin e liderëve ballkanikë e “burgos” në Himarë.

Mbi të gjitha, besoj fort se është veçse keqdashësi dhe e turpshme që kjo ndodhi ordinere të lexohet se “Meloni pagoi 80 euro që Italia I kishte borxh Shqipërisë” e të bëhet justifikim për të gjetur borxhlinj shqiptarë në Itali, kriminelë e llum në të dy vendet, si dhe për të hedhur baltë mbi çka është e mirë mes nesh.

Është keqdashësi dhe e turpshme që të happen deftere të pista mllefi me drogaxhinj e trafikantë, me të ardhur e të ikur për një pjatë qofte a një tas përshesh. Të ngrihen peshë të humburit e Otrantos për t’i bërë prap mish për top.

Është ngurtësi të harrohen investimet italiane në Shqipëri në të gjitha fushat, kontributi i qindra mijërave shqiptarëve të ndershëm që Italinë e bënë vendin e vet. Të harrohet se marrëveshja dypalëshe për njohjen e ndërsjelltë të viteve të punës është një arritje konkrete, ende shumë e largët për t’u nënshkruar me vend të tjera ku shqiptarët jetojnë.

Është verbëri e zgjedhur të mos vihet re se Ermal Meta këndohet e lexohet njëlloj në të dy brigjet e Adriatikut, se po njëlloj dhemb e qahet për humbjen e Toto Cutugno-s.

Është shpërfillje patetike e shumëçka që na bashkon që të glorifikohet e keqja mbi një vakt bukë e të shpërthejë retorika e bukëpërmbysurve. Nuk ka borxhe buke mes miqve që ndajnë bukën!

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Aldrin says:
    August 23, 2023 at 3:53 am

    beson fort dhe shumecka. flluske ne uje
    dhe jo vetem
    Bashkepenembajtesi, akademik baritor, satellitor
    ramut

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    August 23, 2023 at 5:14 am

    QI,moj breshke QI,se te ka ardhur dita….

    Ç’far ke dash te perrallisesh
    me ‘pezmin Meloni RAMA
    sKiptaret 30 vjet pa shtet
    moj te rente FLAMA!?

    Edhe gomaricat e Peqinit
    pas 33 vjetesh e DINË
    se ne kete vend pa shtet
    ne kry ka nudist nastradin EDVINË!

    Dhe fatkeqesia me e madhe
    se ne vend te gazetareve ka Zagare FEV ZI
    Qe propogandojne kreret e kalifatit
    EDvinin Liken e kalifin SALI!

    Reply
  • Spak says:
    August 23, 2023 at 5:30 am

    Vertet dy komentuesit e mesiperm jane kaq naive-budallenj qe nuk kuptojne apo jane berishiste. C’na cane loqet keta injorante primitive!

    Reply
  • !!? says:
    August 23, 2023 at 6:05 am

    Po të ishte burr shteti që meret me probleme madhore që preokupojnë vëndin dhe poullin e jo me adoleshentë që ikin fshehurazi nga një resorant pa paguar, i nerumi Rama për respekt ndaj kryeministres italian edhe për hatër të mardhënieve dinjitoze midis dy popujve dhe vëndeve, nuk duhet ta kishte përmëndur këtë ngjarje bajate qoftë edhe si barcaloetë që mund të bënte humor vetëm bnë një tavolinë njerzish të thjeshtë në një mejhane periferike por jo humor diplomatik.

    Me këtë humor prej karagjozësh vetpërbalt, duke krijuar një kazus mediatik me efekt negativ, të gjitha arritjet e turizmit në përgjithësi dhe sajdisjen e mijra italianëve në veçanti që kanë kaluar pushimet e tyre në Shqipëri, duke ngjallur anët e errta dhe ide dashakeqse në mardhëniet miqsore midis popujve që janë përforcuar nga emigrantët e ndershëm që punojnë dhe jetojnë midis italianëve.

    Po të mos ishte përmëndur nga barcoletxhiu dhe karagjozi profesionist i takimeve ndërkombëtare Edi Rama kjo ngjarje do të kalonte si ngjarje bajate e rastësishme që ishte, pa tërhequr vëmëndjen e nivelit kryeministror dhe pa u shëndrruar në një lajm kryesor në takimin e kryeministrave, një kryelajm mediatik.

    Reply
  • intelektuali says:
    August 23, 2023 at 6:48 am

    Enveristi Edi Rama mund te puthet me fashisten Meloni, madje edhe mund te perqafohet me komunisten Merkel njashtu si Enveri me Omarin dhe Titon do kohe me pare, por ne tre mandate pushteti nuk i ka dhene pergjigje pyetjes:

    KU PO E CON SHQYPNINE? DREJT BE DHE BOTES DEMOKRATIKE NE PERENDIM, APO DREJT LINDJES KOMUNISTE TE BEOGRADIT DHE MOSKES?

    sepse:

    Po te shikojme si korruptoi Mc. Gonigalin e FBI me nje spiun te Sigurimit te Enverit qe i sherbente bedelit te Putinit, Deripaska dhe duke i falur Deripaskes fusha nafte dhe prona publike, por edhe duke i meshuar Ballkanit te Hapur me Vucicin qe na kujton Federaten Ballkanikete Titos, atehere cdo kush me te drejte do te shikonte orientimin lindor te kryeministrit shqyptar dhe fakti qe per nje “plesht dogji jorganin” dhe Kryeministri Megalloman shqyptar mungonte ne takimin e Athines ku fakt flet vete dhe nuk do kallauz, sepse ne kete takim historik vendet e Ballkanit shprehen solidaritetin me Ukrainen Perendimore qe lufton me Rusine Lindore pa asnje rezerve dhe Shqypnia Enveriste mungonte, por ishte Kosova me Albin Kurtin qe dukej me i vendosur se kurre ne rrugen e tij oksidentale, nderkohe qe Presidenti Lolo Marionete shqyptar refuzoi me argument turpi prej budalli injorant po qe ja le Shaban Muratit ta komentoje me nje analize te vecante.

    Reply
  • "shkencetari" i vetequajtur says:
    August 23, 2023 at 8:13 am

    Intelektual , ne kuptimin e pergjithshem nga njerzit , nenkuptohet me te drejte , nje person me kulture te gjere , edukate familiare e shoqerore te spikatur , nje person qe eshte shkolluar ne universitetet me prestigiose te botes , qe zoteron disa gjuhe te huaja , qe reagon ne te folur e ne te shkruar me urtesi e butesi , qe mendohet dhjete here para se t’a nxjerre fjalen nga goja , qe bindjet e tij politike apo te cdo natyre , jane te pa’ deshifrueshme nga te tjeret , sepse jane thjesht personale . Intelektualit , nuk i shkon kurre neper mendje te fyeje degjuesit apo lexuesit e tij , osé te perdore fjale banale e te pa’ pershtateshme . Ka mundesi , i vetequajturi “intelektual” te na thuash , mbi cfare kriteresh je mbeshtetur qe vetequesh “intelektual” dhe cilen nga karakteristikat qe une permenda me siper permbush ti !? Mua me duket se , eshte nje soj , sikur une , pa’ zbuluar , apo shpikur kurgje , t’a pagezoj vehten “shkencetar” .

    Reply
  • demo says:
    August 23, 2023 at 8:16 am

    Nqs.arma me e forte e ketij kryeministri jane perqafimet puthjet plot passion jasht kornizave,si thua ti,moj Magdalena,mjere populli i ketij vendiiii ne dore te kujt ka rene!
    Te shkosh ne lufte me kete lloj arme,jane si kallashet e Gramshit,qe me nje karikator i perkulej gruka si markush llastyku.
    Deeren e Kosoves kokes,Albin!
    Edhe kesaj arixhofkes qe ben magji,,hidhi pak krype te zeze,per nazar.

    Reply
  • VLONJATI says:
    August 23, 2023 at 8:24 am

    E si mund te mungonte i perhershmi demo mavria , pa’ futur hundet e tij te qelbura ne cdo hale ? Ka gjetur rrugen me te kollajshme per te kaluar kohen e pensionit , futjen e turinjve ne cdo qenef .

    Reply
  • Shqipërinë e ka bekuar Perëndia! says:
    August 23, 2023 at 8:49 am

    Këto janë mendime pa vlerë, ku ndërthuren Kozmopolitizmi i Ramës, shakarat pa kripë të « Duçes » dhe humbje kohe pa « bereqet »! E vërteta është që shqiptarët duhet të kuptojnë që në rast se duan të mbeten shqiptarë si komb me kulturën e vet, nuk duhet të kalojnë « kufirin e dashurisë » me kombet e tjera, sepse asgjë nuk ka ndryshuar në politikat gllabëruese të kombeve të tjera ndaj nesh. Duket sikur është e njëjta situatë si para një shekulli, me një Serbi që kërkon luftë, me një Greqi që nuk heq « Ligjin e Luftës » dhe fut hundët në Himarë dhe një Itali që Shqipèrinë e quan « Oborin e saj ». Kombet e tjera të respektojnë më shumë, atëhere kur ti respekton më shumë vetveten dhe jo me naivitete.

    Reply
  • Rita says:
    August 23, 2023 at 12:01 pm

    Kur antipatia baras me dashkeqesine kerkon te mbulohet me rrjetin e hipokrizisë , lajkave te nje ‘ shkencari ‘ .I vetëquajtur vetem per momentin e komentit qe kujton se do te plagose kundërshtarin e tij . Sa i mjere shpirti i ketij ‘shkencari’ te panjohur kur kerkon qe dekoratat ne gjoksin e ” Intelektualit ” t’ja heqe vetem pse nuk njeh emrin e vertete te gjeniut te vertete apo pse ai s’ka arritur te shihet si ” shkencar ” i vetëshpallur .Pseudonimi qe perdor i nderuari ” INTELEKTUAL ” e perfaqson me dinjitet por per vetem nje pjese te jetes se tij sepse ai e ka kaluar ate shkalle ,ka hyre ne nje elite qe askush as Bedriat ,as Fatoset , nuk i afrohen e aq me teper ne lexuesit e thjeshte. As me sharje rrugesh e as me lajka e shpoti nuk ja ulni vlerat te nderuarit ” INTELEKTUAL ” prandaj o shkencar i ” famshëm ” kthehu ne kanalin e ujërave te tua ,te zeza se kuptohesh me mire nga rrethi yt familjar e shoqeror , hajde shkruaj ato sharjet e rrugicat qe te dalin nga zemra dhe mos u merr me gjeniun ” INTELEKTUAL ” perderisa nuk mundesh te besh dialog te drejte .

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    August 23, 2023 at 12:16 pm

    Fluturome p’resh ne bithe…hiu ha ha ha….

    33 Vjet pa shtet e ‘Zot’
    hiu,ha ha ha,ha HA!
    30 Vjet Shqipnia djegur
    ‘ItelektuHalja’ mut HA!

    33 vjet pa shtet,pasuri,popull e Zot
    ne krye ‘Ata’qe dogjen SHQIPERINE
    militante zagaret bastarde ‘FEV ZI’
    Si byth qire propogandojne :EDvin-Like-SALINË!

    33 Vjet gjenocid,si ne asnje vend ne Bote
    ish Shqiperia Avganiostan,TireOna KANDAHAR
    Zagaret e disinformacionit,kamikaze te informacionit
    propogandojne 33 vjet varrmihesit qeçuan shqiptaret ne V A RR !!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 23, 2023 at 12:49 pm

    PS:
    1.Ngjarje të tilla ndodhin në gjithë PLANETIN dhe jo vetëm me adoleshentët Italian që u filmuan të iknin me vrap si bresalerët e 1920.
    2.Më vjen keq që disa ANONIM përgojojnë KM E.Rama për shakan me shumë KRIPË që i bëri KM Italiane,duke i kujtuar Asaj se nuk ka vetëm Shqipëtar që VJEDHIN,QË MERREN ME DROGË E PROSTITUCION,EMIGROJNË,KALOJNË OTRANTON,LAMANSHIN,etj.
    3.Dhe nëse ngjarjen e Beratit nuk do ja tregonte Edi Rama-Melonit,Ajo do e merrte vesh nga MEDJET që syrit vigjilent të tyre në këto raste nuk u shpëton asgjë.
    4.Ky ishte një mësim i mirë jo vetëm për koprracët Italian që u zin si LEPURI NË ÇARK,Por përgjithkënd që nuk jeton me djersën e ballit.
    5.Kushdo CMIRANJOZ që kërkon të uli dinjitetin e KM E.Rama si Njeri,Politikan,Qeverritar,PunëShumë,Piktor,Orator,Miqësor,AtdheDashës..të pakrahasueshëm me asnjë politikan të gjallë në Shqipëri e Kosovë,le ti bier FYELLIT ME NJË VRIMË DITË E NATË.
    •Dhe i kujtojmë të lexojnë Presidentin më të mirë në Shqipëri-Alfred Moisiu dhe Rilindadin Nr.1 në Kosovë-Rexhep Qose.
    •FLM DITA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 23, 2023 at 12:54 pm

    PS:
    1.Ngjarje të tilla ndodhin në gjithë PLANETIN dhe jo vetëm me adoleshentët Italian që u filmuan të iknin me vrap si bresalerët e 1920.
    2.Më vjen keq që disa ANONIM përgojojnë KM E.Rama për shakan me shumë KRIPË që i bëri KM Italiane,duke i kujtuar Asaj se nuk ka vetëm Shqipëtar që VJEDHIN,QË MERREN ME DROGË E PROSTITUCION,EMIGROJNË,KALOJNË OTRANTON,LAMANSHIN,etj.
    3.Dhe nëse ngjarjen e Beratit nuk do ja tregonte Edi Rama-Melonit,Ajo do e merrte vesh nga MEDJET që syrit vigjilent të tyre në këto raste nuk u shpëton asgjë.
    4.Ky ishte një mësim i mirë jo vetëm për koprracët Italian që u zunë si LEPURI NË ÇARK,Por përgjithkënd që nuk jeton me djersën e ballit,ku KM Italiane u tregua burrënesh e një vëndi të madh..!
    5.Kushdo CMIRANJOZ që kërkon të uli dinjitetin e KM E.Rama si Njeri,Politikan,Qeverritar,PunëShumë,Piktor,Orator,Miqësor,AtdheDashës..të pakrahasueshëm me asnjë politikan të gjallë në Shqipëri e Kosovë,le ti bier FYELLIT ME NJË VRIMË DITË E NATË..!
    •Dhe i kujtojmë dashakeqve të lexojnë Presidentin më të mirë në Shqipëri-Alfred Moisiu dhe Rilindadin Nr.1 në Kosovë-Rexhep Qose..!
    •FLM DITA.

    Reply
  • Dajti says:
    August 23, 2023 at 1:26 pm

    Edi Rama nuk duhej tja thoshte kete ndodhi ordinere KM Meloni. Edhe e ftoi per pushime dhe i krijoi goxha probleme ne rrjetet sociale, nga opozita ne Itali, media atje etj. Çfare do mbaje mend Meloni nga pushimet ne Vlore? Telashet qe i shkaktoi mospagimi nga disa italiane, angazhimi i saj per ta korigjuar dhe zhurma qe u be per kete ngjarje.
    I ka hipur vetja ne qef dhe beri kete gomarllek.

    Reply
  • Inxhinjeri në pension e shpimeve të thella për naftë që nuk fiton asgjë nga nafta, vetëm Noc Rrokun e sundimtarit. says:
    August 23, 2023 at 2:38 pm

    Pse ma shani kryeministrin, shikojeni si është veshur me uniformë si një naftëtar jo fallco por i vërtetë duke ecur i vendosur , si strateg vizionar të permasve globale, që me mëndjen e tij të të gjithë dijeve po depërton në Shpirag për të nxjer naftën nga thellësia 6000 m ( jo 6000 km si lajthitet ndonjë herë) dhe do t’ja jap me konçension për shfrytzim që të mos ngelet asnjë fitim për shqipëtarët, natyrisht se kompania do të dal me humbje si kompanitë e tjera konçensionare të naftës dhe gazit me drejtues Klarkë dhe McGonigalë nga SHBA, Kina, Rusia, Azerbaixhani………. që nuk i japin asnjë qindark buxhetit të shtetit dhe shqipëtarëëve, madje as Edi Rama nuk mer asnjë qindarkë i shkreti.

    Po të jetë i lumtur nga nafta e Shpiragut kryeministri, të jeni të sigurt që shqipëtarët do ken vetëm Noc Rrokun e taksave dhe çmimeve të marrosura të tij që i shton kur ka ndonjë sihariq si ky i naftës së Shpiragut që është skenar hipotetik që i është “lën zotit të math” simbas kryeministrit në konferencën e shtypit që po vazhdon tani që unë poshkruaj dhe

    shoku Rama dhe zëvëndsja e tij që janë inxhinjerë të mirfilltë të çpimeve të thella ….për naftë dhe me shumë përvojë, me kompentencë po shtjellojnë edhe detajet teknike pa qën nevoja e ndonjë inxhinjeri të thjeshtë të fushës. Ai, shoku Edi, është me të vërtet gjithollog i thelluar i nivelit global në të gjitha fushat e dijes njerzore, dhe ideja e tij në shpime horizontale jo vertikale është zbulim me vlerë në fushën e shpimeve për naftën,se, ministresha e tij energjitike posa ka mësuar që energjia elektrike matet me kwh dhe jo me kw sikurse deklaronte më parë me kompentencë për njohuritë e saj të thella në fushën e energjis. Tani ajo është bër specialiste me përvojë edhe për shpime në thellësi dhe plotsoj në konferencën e shtypit me profesionalizëm partnerin e saj në këtë fushë dhe shyqyr që në këtë dalje ishin shumë larg njeri tjetrit jo si atë ditë, duke imspektuar rrugët në jug me makinë ngjeshur pran njeri tjetrit duke u nxehur edhe nga jashtë edhe nga brënda nga vapa që bënte megjithëse makina ishte pa çati, kaprioletë, ………nejse,

    mbajeni mënd o njerëz, edhe në qoftë se kjo naftë nuk është produkt cilsor e shout kronik mediatik sensacional gebelsian i Edi Ramës, po fituan shqipëtarët ndonjë qindarkë nga nafta e Shpiragut, përkundrazi, kusari do të shtoj të vjeth më me babëzi popullin dhe pasurit e vëndit që të bëhet sheiku i parë europian që do të mbush shpellën e tij të kusarisë me miljarrdat nga shitja e naftës e pasurive të mbitokës dhe nëntokës që janë realisht pronë e shtetit dhe shteti a nuk është ai, vetëm ai, kusari Edi Rama?

    Mos u gëzoni nga haberet me naftë të kusarit, si me naftë dhe pa naftë ai një gjë di të bëj, vetëm të vjeth e të vjeth pa u ndalur popullin dhe vëndin e tij, ai është një përbindësh i llahtarshëm i kusaris moderrne unik në glob i bër kryeministër dhe me thonjë e me dhëmbë nuk e lëshon postin vetëm për të vjedhur deri në çfarosjen e popullit të tij në kope emigrantëss që lypin mirqënie duke trokitur në dyert e botës.

    Të shohim a do ta rekrutoj me para “borxh” zotin OLAF të BE sikurse rekrutoj McGonigalin e FBI për të shpëtuar xhepisten e tij profesioniste Krifca që vodhi pa u ndjer nga xhepi i bujqëve shqipëtarë miljonat e subvencioneve të BE për bujqësin duke kërcyer vallen naplonit me ambasadorin e BE Zorreka me origjin nga Sicilia e Italis që është dërguar me mision special përsëri në Shqipëri për të shpëtuar partneren e tij në këtë valle, Krifca që pra pak ditësh nderoj me pranin e saj kuptimplote në pritje edhe kryeministren Meloni.

    Reply
  • Dudumi says:
    August 23, 2023 at 7:57 pm

    Hesse thoshte qe nese proverbi bavarez thote se nje svev i mire fillon te peshoje mire fjalet pas te dyzetave, per mendimin e tij duheshin shtuar edhe 10 vjet te tjera. Per Ramen vlen edhe 20. Kembengulja per ta shitur qyfyren si spontanitet e rrjedhimisht per te zaptuar skenen i prish rendesine ketyre raporteve diplomatike. I kthen ne qyfyre mejhaneje dhe perfitimi diplomatik eshte asgje me teper. Rama individualisht korrigjon gjerat me origjinen gjysmeitaliane, por ketu shkon per lesh arsyeja e bisedimeve ndershteterore. Ka ndonje keshilltar afer ky njeri? A ia degjon keshillat? Apo e dergon ti bleje kokoshka a fara te pjekme? Nqs Melonin e Ka pas shoqe gjimnazi e do bejne qyfyre le te piqen privatisht e ti lene shtetet pushim. Per mua, ky i ngjan avionit qe po rri ne ajer per inerci por iu shterua karburanti. Do pare verdalle per ndonje zevendesues. Dhe eshte ceshtje urgjente. Ndryshe do degjojme qyfyre te perditshme nga mbreti i Qyfyrit.

    Reply
  • demo says:
    August 23, 2023 at 8:43 pm

    Do nja 20 vjet te piqet-thua ti.
    Deri atehere e mori ferra uraten.

    Reply
  • VLONJATI says:
    August 23, 2023 at 10:00 pm

    Une propozoje demon si zevendesues . Qerrues halesh eshte e eshte , ne pension eshte , ka kohe sa te doje te merret me qeverine e Edi Ramen , vecse aman , nuk mund te rrije pa’ ngrene ate “te uruar” m.t , qe iu befte gjak dhjame , jarabi .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Prind on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?